Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Numërimi pezull, Berisha shpërblen komisionerët

Shekulli | 02/07/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kryeministri Berisha vendos të shpërblejë komisionerët dhe numëruesit e votave


TIRANA - Ende pa mbaruar procesi i numërimit të votave, dhe ku rezultati përfundimtar i zgjedhjeve varet pikërisht nga komisionerët, Kryeministri Sali Berisha, në një mbledhje jashtë radhe të qeverisë, vendos të shpërblejë pikërisht këto kategori. "Kjo qeveri, ashtu siç cakton një bonus për punonjësit në fund të vitit, do ta bëjë këtë gjë për të gjithë komisionerët dhe veçanërisht numëruesit, të cilët, për hir të së vërtetës, kanë pasur një detyrë jashtëzakonisht të lodhshme.


Edhe pse ata janë anonimë në kuptimin e protagonizmit, janë institucioni më i rëndësishëm i zgjedhjeve",- u shpreh Berisha, kur një pjesë e komisionerëve janë ende duke numëruar votat për secilin subjekt politik pjesëmarrës në zgjedhje. Numërimi i fletëve të votimit është cilësuar proces tepër delikat nga të gjithë krerët e politikës shqiptare, aq më tepër në këto momente, ku në disa qarqe të vendit janë ende në diskutim disa mandate deputetësh, të cilët janë vendimtarë për përcaktimin e mazhorancës së ardhshme qeverisëse.


Kështu, gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, në kohën kur kreu i ekzekutivit vendosi të shpërblejë komisionerët, procesi i numërimit të votave ishte duke vijuar në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Fierit, ku në këtë të fundit, Partia Socialiste ishte në pritje për të fituar edhe një mandat tjetër.


Duke mos përmendur shifra se sa pritet të shpërblehen komisionerët e forcave politike dhe numëruesit e votave nëpër 66 KZAZ-të në të gjithë vendin, Berisha theksoi se, krahas vështirësive të tjera, këta të fundit janë përballur me një lodhje dyfishtë, për shkak të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje dhe numrit më të vogël se ç'duhej të qendrave të votimit.


"Numri i qendrave të votimit duhet të kishte qenë më i madh",- tha ai. Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, binte në sy mungesa e dy ministrave, atij të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, të cilët ndodheshin në Fier, ku ende procesi i numërimit të votave nuk kishte përfunduar.

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj