Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Presidenca suedeze e BE-së

New York Times | 02/07/2009 | Komente | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Herën e fundit që Suedia kryesoi Bashkimin Evropian, ishte periudhë kryesisht e qetë dhe mbase do të mbahet në mend vetëm për trazirat që shënuan Samitin e Gotenburgut.


Por, kësaj radhe, ndërkohë që marrin kryesinë e bllokut të mërkurën, liderët suedezë do të mund të ndjejnë nostalgji për ato ditët e mërzitshme të vitit 2001.


Presidenca suedeze, kësaj radhe do të jetë thelbësore për Bashkimin Evropian, me shumë çështje të ndjeshme, duke filluar nga fati i Traktatit të Lisbonës, një kartë e re e propozuar në Bashkimin Evropian, për të cilën shumë liderë thonë se është thelbësore për kontinentin, nëse synon të shtojë ndikimin në skenën ndërkombëtare.


Me ekonomi në stagnim, suedezët do të përballen me rezistencë në përpjekjet për të vendosur rend në financat e dërrmuara publike të këtij blloku, pastaj është edhe çështja e ndryshimeve klimatike dhe fakti nëse Evropa mund të imponojë një konsensus përpara bisedimeve globale, që do të mbahen në dhjetor.


Është edhe një gamë sfidash të politikës ndërkombëtare përballë Bashkimit Evropian, duke filluar nga kriza e mundshme mbi gazsjellësit rusë e deri tek tensionet e reja në Iran. "Duhet të përgatiteni për atë që nuk mund ta parashikoni", - ka thënë Fredrik Reinfelt, Kryeministri suedez, duke i bërë një përmbledhje natyrës së pamenaxhuar të detyrave me të cilat do të përballet.


Mbi të gjitha, është ndjesia e pasigurisë që është krijuar për shkak të referendumit në muajin tetor, kur Irlanda voton për herë të dytë mbi Traktatin e Lisbonës. Tomas Klau, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se Traktati i Lisbonës "është çështja më e madhe për suedezët dhe ata nuk kanë asnjë mundësi për të ditur se si do të përfundojë ky proces".


"Një diplomat suedez më ka thënë 'suedezët nuk e duan pasigurinë, ata e duan planifikimin'", - thotë zoti Klau. Traktati i Lisbonës synon t'i ndryshojë procedurat në vendimmarrje dhe për të emëruar një President të përhershëm të Këshillit Evropian, por për ta fuqizuar atë, duhet që të 27 vendet anëtare ta ratifikojnë.


Dhe, nëse irlandezët votojnë kundër në tetor, blloku evropian do të futet sërish në krizë.
Në sfond të të gjithë kësaj, zoti Reinfelt ka tërhequr vërejtjen për ambientin e rënduar ekonomik. Në këtë kuadër, Suedia do të mund të përplasej me Francën rreth hapave për deficitet e mëdha buxhetore.


"Mendojmë se vija e nxitjes së pakove për stimulim financiar tashmë është tejkaluar dhe do të duhej t'i nxisim strategjitë e rrugëdaljes", - ka thënë Kryeministri suedez, Fredrik Reinfelt.


*SHËNIM I REDAKTORIT: Prej ditës së djeshme, Suedia ka marrë nga Çekia kryesimin e radhës së presidencës së BE-së. Vendi i vogël në veri të Evropës njihet si shumë i rezervuar ndaj Bashkimit Evropian. Në një prononcim mbi zgjedhjet në Shqipëri, që mund ta lexoni të plotë në "Shekulli On-line", ministri i Jashtëm, Carl Bildt, tha se "para se të shqyrtojmë aplikimin e Shqipërisë për në BE, na duhet të bëjmë vlerësimin e asaj çfarë kanë për të thënë vëzhguesit ndërkombëtarë, për sa u përket zgjedhjeve."

 

Komenti juaj

 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj