Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Rama: Ministrat e Berishës, presion komisionerëve

Shekulli | 02/07/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Rama ka evidentuar se, njerëz me pushtet, si ministra dhe punonjës të Policisë së Shtetit, po ushtrojnë një dhunë psikologjike dhe fizike ndaj komisionerëve të Partisë Socialiste në KZAZ-të 18, 19, 20 dhe 22 në Fier


TIRANË - Dy partitë e mëdha, PS-ja dhe PD-ja, pasi nuk arritën të sigurojnë fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, janë përfshirë së fundmi në një debat të ashpër mes tyre.
Ndërsa situata në Bushat të Shkodrës u zhbllokua, demokratët kanë vijuar gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së djeshme të mbajnë peng procesin e numërimit të votës në gjithë Qarkun e Fierit, ku socialistët pretendojnë se kanë fituar edhe mandatin e 9-të, ndërkohë që rezultatet e shpallura për 473 kuti, nga 488 që ka gjithsej kjo zonë, nuk e konfirmojnë atë.


Për këtë arsye, PS-ja, gjatë gjithë ditës së djeshme, si në KQZ ashtu edhe në selinë e saj qendrore, ka denoncuar këtë bllokim të punës në katër KZAZ-të e këtij qarku si të qëllimshëm dhe përpjekje të demokratëve për të dëmtuar dhe për të nxjerrë më pas si të pavlefshme të gjitha kutitë që kanë mbetur pa numëruar, si e vetmja mënyrë për të mbajtur të pandryshuar raportet e mandateve në këtë zonë. Një situatë e tillë ka detyruar dje në mbrëmje kreun socialist që t'i bëjë thirrje kundërshtarit të tij demokrat të heqë dorë nga përpjekje të tilla që synojnë të transformojmë vullnetin e shqiptarëve. "Sali Berisha duhet të largojë duart nga mandati i nëntë i Partisë Socialiste në Fier dhe duhet të largojë duart në tërësi nga një proces, i cili po degjeneron nga ora në orë në një farsë", - tha Rama.


Gjithashtu, ai ka evidentuar se njerëz me pushtet, si ministra dhe punonjës të Policisë së Shtetit, po ushtrojnë një dhunë psikologjike dhe fizike ndaj komisionerëve të Partisë Socialiste në KZAZ-të 18, 19, 20 dhe 22 në Fier. "Unë dëshiroj që, me gjithë zhvleftësimin sistematik, që i është bërë procesit nga ndërhyrjet e vazhdueshme dhe nga trysnia sistematike e njerëzve të errësirës, të shoqëruar nga ministra e nga agjentë krimesh të Ministrisë së Brendshme, e nga shërbëtorë personalë që Kryeministri i ka vendosur aty në Ministrinë e Brendshme, të marrë fund", - tha Rama.


Ndërkohë, ndryshe nga Berisha, ai nuk ka shpejtuar për të shpallur ndonjë rezultat, por ndërkohë i ka bërë të ditur atij se vota popullore nuk e ka rikonfirmuar më atë si Kryeministër. "Sali Berisha, sipas vendimit të 28 qershorit, të lexuar deri tani, nuk është më Kryeministri i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, është një Kryeministër në detyrë, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në ditën kur do të duhet të lexohet dhe të jetësohet vendimi i popullit sovran në datën 28 qershor", - theksoi Rama.


Nga ana tjetër, kreu socialist ka deklaruar se edhe në Qarkun e Beratit, forca që ai drejton ka marrë një mandat më shumë sesa është shpallur deri më tani nga rezultatet e publikuara prej KQZ-së. Një pretendim ky i socialistëve që mbështetet në bindjen se, gjatë procesit të numërimit, komisionerët e djathtë kanë shpallur shumë fletë votimi të pavlefshme dhe të cilat ishin vota për PS-në. Bëhet fjalë për një shumë prej 2.000 fletësh votimi, për të cilat PS-ja ka kërkuar rivlerësim dhe ka paralajmëruar gjithashtu dhe ankimim në KQZ.


 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj