|
|
Piktori Alush Shima publikon për herë të parë një katalog me 500 punë në grafikë. Punët e krijuara në vitet '70-'90-të, në disa cikle. Më i veçanti, cikli për diktatorin: "Pasqyron një lloj urrejtje dhe një lloj refuzimi, gjëra që në atë kohë nuk i thosha dot publikisht"
Nëse pikturat e Alush Shimës do të kishin qenë fëmijë, do kishin lindur dy herë. Të parën herë në vitet '70-të, kur vetë regjimi komunist ishte i mbarsur me përdhunë, ato po lindnin të fshehura në arka të sigurta, në tavanet e shtëpisë së piktorit. Aty do të qëndronin deri në fillim të viteve '90-të. Ndërsa jeta e dytë vjen pas viteve '90-të, kur dolën nga qoshket ku ishin strukur.
Aty do të fillonte dhe jeta e pritjes. Piktori Shima thotë se, dikur, kur i krijonte, nuk i shkonte në mendje që një ditë ato do të ekspozoheshin, ndërsa pas rënies se sistemit do të priste momentin e duhur për t'i bërë publike. Momenti përkon me përvjetorin e 20-të të rënies së Murit të Berlinit, simbolin e shembjes së sistemeve komuniste në gjithë Evropën.
Kush më mirë se një artist dhe vepra e tij mund të dokumentojnë se çfarë ka ndodhur në atë kohë?
Këtë gjë synon të tregojë edhe katalogu i punëve të piktorit Alush Shima, i cili do të publikohet në muajt e fundit të 2009-ës.
"Janë punë që janë krijuar gjatë periudhës së komunizmit, por janë punë kundër komunizmit. Është një lloj disidence e heshtur, një pasqyrim i atij realiteti ashtu si e kam parë dhe e përjetuar unë", - shpjegon Shima.
Pjesa më e rëndësishme e këtij albumi i takon një cikli të veçantë, cikël të cilin ai e cilëson "cikli i diktatorit". Janë rreth 25 punë në grafikë, në të cilat jep mënyrën se si e ka parë diktatorin. "Është një cikël i veçantë, sepse pasqyron një lloj urrejtje, moskënaqësie dhe një lloj refuzimi.
Shkurt, shumë gjëra që në atë kohë nuk i thosha dot publikisht". E më këto gjëra nënkupton mënyrën se si e ka paraqitur udhëheqësin, herë si gomar, herë si buf e herë si monstër. "Kam përdorur shumë forma, por sa e sheh, e kupton që është ai", - thotë Shima.
Për shembull, një nga grafikat e përzgjedhura për t'u botuar në këtë cikël është edhe "Mbreti i terrorit", një punë që i takon vitit 1973. Në një vështrim të parë vëren një buf me një trup të madh njeriu dhe të lind pyetja se si mund të lidhet figura e një mbreti me atë të një bufi. Por, në një vështrim të dytë kupton se lidhja ekziston. Në kraharorin e bufit shquhet një profil njeriu, në ngjyrë të zezë.
Një profil që duket shumë i njohur. Dhe pas disa sekondash, ky portret familjar lidhet me një emër, me atë të diktatorit (duke nënkuptuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha). Pas kësaj figure përplasin krahët dy të tjerë, ndërsa "mbreti" me dorën e djathtë shtyp kokën e një bufi të vogël të mbështjellë me gazetë, që gjendet në këmbët e tij.
Në këtë cikël ka edhe punë që nuk lidhen drejtpërdrejt me diktatorin, por pasqyrojnë sistemin qeverisës. "Për shembull, puna "Gjyqtari", që tregon tre gomarë para tavolinës. Unë them "Gjyqtari", se me të vërtetë në atë kohë gjyqtarët ishin "gomarë". S'kishte gjyqtar që të merrte një vendim pa i ardhur letra nga Komiteti i Partisë", - tregon ai për njërën nga këto punë.
Por, ndërsa diktatori ishte vetëm një, me mijëra ishin ata që ai dërgoi në burgje, kampe pune apo i bëri të vuajnë edhe pa i degdisur në vende të tilla. Punët që lidhen më këtë pjesë i ka grumbulluar në një cikël tjetër, që mban emrin "Apokalips" dhe për të cilin Shima thekson se nuk është ai "Apokalipsi" i Biblës, por '"Apokalipsi' i atyre që e jetuan". Dhe këtë lloj apokalipsi ai e sheh tek njerëzit e thjeshtë, tek artisti, shkrimtari, punëtori dhe fshatari.
"Janë të gjithë, por nuk i dallon dot që të thuash se ky është artisti, sepse unë nuk flas në këto grafika asnjëherë me personazhe reale. I trajtoj në sensin mbarënjerëzor. Fryma me të cilën janë ndërtuar është tej kohës. Ky lloj apokalipsi vlen edhe për një diktaturë që është në Kongo apo diku tjetër. Është një përgjithësim i diktaturës, që nuk i përket vetëm një vendi", - shpjegon.
Këtij cikli i përket edhe grafika "Pas hekurave", e cila mban datën 1973. Një figurë e zymtë e një të burgosuri, i cili po ha në një pjatë, që thuajse nuk ka asgjë. Burri duket i kërrusur jo nga mosha, por nga vuajtjet.
Tej, mbi kokën e tij, duket dritarja e vogël e qelisë, prej së cilës drita copëtohet nga hekurat e vendosur në formën e kryqit.
Po këtij cikli i përket edhe një nudo. Një nudo jo e bukur, po e shpërfytyruar nga dhimbja. Një trup femre që mban në duar kokën e saj të paformë. Poshtë, në këmbët e zbathura, zvarritet një breshkë.
Shima ka guxuar më shumë se kaq. Është marrë edhe me burgun, paçka se atij nuk iu kanos ndonjëherë ky rrezik.
Megjithatë, niset nga pozita e atij që do t'i burgosnin familjarë dhe miq, mes të cilëve veçon piktorin dhe mikun e tij, Ali Oseku. Qenien e tyre në burg e ka paraqitur në një cikël të plotë grafikash, me emrin "Cikli i burgut". Në fakt, grafika është një fjalë që nuk i përkufizon këto punë.
"Më shumë se sa grafikë, ato janë vizatime me laps. Me akuarel me pastel, me bojë kine. Këto mund të quhen piktura në letër, por edhe kështu nuk është e saktë. Do t'i quaja teknika mikse", - thotë Shima.
Por, 500 faqet e albumit që mban emrin "Alush Shima", nuk do të mbushen vetëm me këto tre cikle.
"Për të mos servirur një album të zymtë, kam përfshirë edhe cikle të tjerë", - thotë, këtu përmend ciklin me tema nga jeta, nudo apo edhe punë që pasqyrojë kooperativistet, por jo ashtu siç i donte socrealizmi, por si i shihte Alush Shima.
"Është këndvështrimi me të cilin unë kam parë artin dhe diktaturën në kohën që të tjerët bënin atë lloj pikture që është e ekspozuar në Galerinë e Arteve. Është një përjetim krejtësisht personal", - shpjegon ai.
Po ku i ka ruajtur këto punë që nisën të krijoheshin në vitet '70-të? Kjo është një histori më vete. Artisti mendohet një hop dhe përgjigjet: "Në disa arka në tavanin e shtëpisë", sado që ishin tepër të vogla për punët e tij, pasi nuk mund mbanin një punë që kishte përmasa mbi një metër.
Edhe për këtë kishte gjetur një zgjidhje. "Një pjesë të punëve, për t'i ruajtur, i kam prerë në mes. Dhe ato ekzistojë të prera. Letra është delikate dhe dëmtohet shumë lehtë, kështu që isha i detyruar që t'i palosja, t'i vendosja në pako të mëdha e t'i fusja në tavan për t'i ruajtur", - thotë. Prej andej do të dilnin në vitet '90-të dhe dy dekada më vonë po botohen.
Ky lloj apokalipsi vlen edhe për një diktaturë që është diku tjetër. Është një përgjithësim, që nuk i përket vetëm një vendi
Është këndvështrimi me të cilin unë kam parë artin dhe diktaturën në kohën që të tjerët bënin atë lloj pikture që është e ekspozuar në Galerinë e Arteve. Është një përjetim krejtësisht personal
"Një pjesë të punëve, për t'i ruajtur, i kam prerë në mes. Dhe ato ekzistojë të prera. Letra është delikate dhe dëmtohet shumë lehtë, kështu që isha i detyruar që t'i palosja, t'i vendosja në pako të mëdha e t'i fusja në tavan për t'i ruajtur"
Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Autoportretet e Shimes:) - sidomos ai profili me te zeze ne gjoks njeri-u me koke buf-i.
Mjaft me me keta vampire "artesh", dhe te pa ngopur me spekulim.
jam dakort me komentin e pare dhe po e vazhdoj me thenien e piktorit ne fjale qe na paskish qene i izpluar po per cudine e faktorit kohe ai eshte bashkemoshatare me shume te tjere,ky piktor ka punuar ne kinostudio dhe ka qene i privilegjuar edhe ne ate kohe duke qene piktor filmi dhe jo puntor apo murator si shume piktore te tjere te cileve u ishte mohuar talenti ,ai ka qene me banim ne nje vile te mrekullushme per ate kohe ku shume ish pronare te tjere jetonin ne 1dhome e nje guzhine me dy kurora ,pra prap i privilegjuar per ate kohe,jeten e tij brenda shtepise,pra viles se vet e bente si te donte sipas diktatit familar ku sundonte matriarkati ne qoftese e ka fjalen per kete vuajtje apo persekutim sipas tij mund te kete te drejte ndersa persa i perket pikturave te tija disidente gojet e liga apo ata te cilet kane qene miqte e tij ne ate kohe dhe jetojne edhe sot thone qe ka bere vetem nje portret gruaje me pak gjok te dale,dhe te gjitha te tjerat nuk kane qene vepra te mirefillta arti,se zoteria ne fjale duet te vleresoet si talent nga kritiket dhe jo nga artedashesit apo bleresit sikunder edhe nga mundesite e dy djemve te tij te cilet shfytezojne pozicionin e tyre ne pushtet dhe nje here ne vit i japin te jatit medalje apo si i jati kur ishte drejtor galerie i jepte cmim te pare djamve te vet.Pra ky eshte piktori i madh ne thonjza dhe disident ne thonjza