|
|
Përmbyllja e zgjedhjeve politike të 28 qershorit në një barazim të sforcuar, midis të tjerave, ofron disa përfundime të çuditshme, në mos absurde. Një prej këtyre absurdeve, është sjellja e votuesve që jetojnë në disa nga hapësirat verilindore të vendit. Në shumicë, vota e tyre ka shkuar "djathtas".
Konkretisht, në Qarkun e Dibrës, për "Aleancën e Ndryshimit" votoi 56.1 për qind e elektoratit; për "Koalicionin për Ndryshim", përndryshe për Partinë Socialiste, votoi 36.2 për qind e elektoratit, ndërkohë që LSI-së iu dha 5.6 për qind.
Pothuaj e njëjta panoramë në Kukës. Për "Aleancën e Ndryshimit", përndryshe për Partinë Demokratike, votoi 66.8 për qind e elektoratit; për "Koalicionin për Ndryshim", përndryshe për Partinë Socialiste votoi vetëm 30 për qind e elektoratit, ndërkohë që LSI-ja mori 2.6 për qind(!)
Është e habitshme që zonat më të varfra të vendit, të votojnë "djathtas".
Një nga studimet më të fundit të vetë INSTAT-it, tregonte se në qytete si Tropoja, Kukësi, Hasi, Bulqiza, Dibra etj., niveli i varfërisë në vitin 2005 ishte 25.6 % dhe në vitin 2008, 26.6%. "Në zonat malore, kemi një rritje të varfërisë, thuhej në këtë studim. Shkak për këtë është bërë pamundësia për migrim brenda territorit të Shqipërisë të banorëve që jetojnë atje...".
Ekspertët e Bankës Botërore sugjeronin me këtë rast që shteti "të analizojë faktorët e kësaj rritjeje dhe të marrë masa që gjatë viteve të ardhshme të mos kemi rënie të këtyre treguesve, që mund të vijnë edhe nga kriza ekonomike që ka prekur botën."
Për ta vështruar më nga afër këtë realitet, në majën e piramidës së varfërisë qëndron prefektura e Kukësit. Thuhet se këtu, më shumë se gjysma e popullsisë (pothuaj 57 për qind), trajtohet me ndihmë ekonomike. Sipas një prononcimi të paradokoshëm të kreut të Bashkisë së Kukësit, gjysma e qytetit është e papunë.
Por përqindjen e familjeve me ndihmë sociale, ai, megjithatë, e gjen më pak. "Në Kukës, ka thënë zyrtari vendor, trajtohen me ndihma sociale 1 mijë e 900, nga 5 mijë familje gjithsej.
Papunësia është problemi ynë më i madh." (Këto janë deklaruar me rastin e fillimit të një projekti të USAID-it). Ndërsa e dyta në këtë listë varfërie, vjen pikërisht Dibra, ku gjithashtu, 41 për qind e popullsisë përfiton ndihmë ekonomike, për shkak të ardhurave të pakta që kanë.
Verilindja ka qenë dhe mbetet ndër zonat më problematike të vendit.
Gjatë gjithë kohës, flitet për gjendjen e vështirë ekonomike, për shkallën e lartë të papunësisë, për problematikat e biznesit modest të këtyre anëve, për shpërnguljet e vazhdueshme të banorëve.
Në media, ka patur shumë kritika në lidhje me verifikimin e investimeve në minierat e dhëna me koncesion në këto zona. Po ashtu, është kërkuar transparencë për kushtet në të cilat punohet në disa vendburime.
E vërteta është që nuk kanë munguar edhe viktimat. Bulqiza mbetet një ndër krahinat më problematike, sa i takon varfërisë dhe punësimit. Tropoja dhe Hasi janë gjithashtu ndër rrethet që e kanë paguar shtrenjtë "faturën" e largësisë.
Më së pari, me papunësi dhe varfëri. Na vjen mirë apo jo, në këto zona, votimi ishte "ideologjik", që do të thotë se shumëkujt i ka mbetur ora tek hesapet e paqëruara mirë me të shkuarën.
Mirëpo varfëria dhe papunësia nuk përballohen duke shfryrë inate ideologjike. Në të njëjtën kohë, kjo s'do të thotë aspak se programi i të majtëve në këto zgjedhje ka qenë i qartë dhe i shpjegueshëm për qytetarët e këtyre zonave.
Edhe një fakt tjetër të bën përshtypje. Duke përjashtuar investimet dhe shpresat që lidhen me rrugën Durrës-Morinë, për këto zona ende ka pak të ardhme. Në një studim të paradokohshëm, për shpërndarjen e kredive bankare në rrethe, mund të shihet qartazi se ç'diferencë përfaqëson largësia nga kryeqyteti.
Kreditë e akorduara në rrethin e Tiranës dhe të Durrësit, përbëjnë 75% të totalit të kredisë, ndërsa pjesa tjetër e portofolit të kredisë, është shpërndarë përafërsisht në këtë gjeografi: 5% për rrethet në Veri të vendit; 6% për rrethet në Shqipërinë e Mesme; dhe 15% për rrethet në Jug.
Kur edhe qendra të rëndësishme si Vlora e Shkodra kanë nga 5 për qind të portofolit të kredisë, kuptohet që për rrethe të ashtuquajtur të vegjël, inkurajimi financiar është larg kërkesave për një zhvillim ekonomik sa më të qëndrueshëm.
Më në fund, duhet thënë se qytetarët janë të lirë të shprehin vullnetin e tyre politik dhe kështu ndodhi pak a shumë edhe në zgjedhjet e 28 qershorit.
Nuk mund të marrim përsipër të gjykojmë ku dhe pse e hodhën votën aso një pjesë e elektoratit shqiptar. Është detyra e politikës t'i heqë njerëzit nga përjetimet ideologjike dhe t'i sjellë në realitetin që duhet jetuar tani.
Institucionet, gjithashtu, mund të bëjnë më shumë për t'i orientuar qytetarët në lidhjet me politikat e zhvillimit dhe të përmbushjes së kërkesave të tyre, në një vend demokratik që po përpiqet t'i bashkohet komunitetit të demokracisë Perëndimore.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Tani zgjedhjet perfunduan pa fitues. qeveri teknike me parametra vertete profesionale, e cila do te percaktonte saktesisht se cilat veprimtari ekonomike do ta dergonin perpara kete pjese te vendit; pra cfare biznese adekuate plotesisht te zbatueshme te llojit te vet per kete pjese te vendit.Ndoshta do te duhej qe mediat ne menyre me profesionale te benin analiza e te jepnin propozime konkrete per ekonomine me frytdhenese te ketyre aneve. Nese ka perpjekje ne kete drejtim, me siguri rezultatet nuk do te mungojne
Faleminderit per komentin, mendoj se kjo tenton me te vertete te jete nje analize e esjelljes politike te elektoratit karshi qindra nalizave te kota cdo dite me ke e piu kafen Rama, Berisha apo Nano.
Sipas meje, po tentoj te futem ne analize, dy jane shkaqet kryesore per voten e elektoreatit ne veri (pervec tradites) per te votuar djathtas:
1) Se pari distanca mes Partise Socialiste e ketij elektorati, pervec perpjekjeve te Rames per ta mbyllur kete distance ne fushate me fjalime per minatoret e te varferit, nuk mendoj se ne realitet njerezit nuk shohin ndonje lloj afrie mes tyre dhe PS-se, do te thoja qe ndjehen te paperfaqesuar. Po te flasim pa doreza do te thoaj qe ndihen te percmuar nga shumica e Partise Socialiste, me shume keqardhje e pohoj, mbase jo pa te drejte. Shtoji kesaj edhe faktin qe kreret e listave te PS-se p.sh ne Diber e ne Kukes, nuk kane aspak lidhje me elektroatin e majte.
2) Se dyti, dashje pa dashje pavaresisht nga thirrjet e Rames per ndryshim edhe nga Nano, njerezit para hedhjes se votes sigurisht kane bere llogarite mes qeversijes se meparshme te PS-se dhe kesaj te PD-se. Ne 4-vjecain e PD-se kane qene me te perfaqesuar, nje sere investimesh, Durres-Kukes, rruga e Arbrit e nje sais rrugesh te tjera rajonale (Tropoje-Gjakove, rruga e Valbones, Rruga e Qafes se malit, Tropoje-Kukes-Has-Kukes-Diberetj,) sigurisht do japin frytet per nje fare gjallerimi te zones. A eshte kjo e mjaftueshme per zhvillimin ekonomik te zones? Sipas meje jo, por krahasimisht nuk mund ti ve faj askujt per votimin e se djathetes.
Se fundmi, keto jane hamendje nga njohja im relativisht e mire e zones, por ne fakt do te duhej qe kompanite e specializuara te merren me keto analiza e jo vetem me ato qe kane zhurme e leke nga prapa si sondazhet para zgjedhore dhee exit pollet.
Ju falenderoj edhe nje here per temen.
edhe pse me te varfer,bashkeatdhetaret e mi Kuksiane votojne per ate qe po i ngordhin urie,po i lene pa te ardhme.shpresoj qe vota juaj tu ngopi stomakun .jo te nderuar KUksiane apo gjithe veriore dhe jugore shqiptare kudo ndodheni ne SHQIPERI nuk shprehet vullneti ne kete menyre.SHQIPERIA ngeli ne klase dhe ju te nderuar qytetare te varfer te Kukesit ndihmuat per kete.pershendetje.mjere moj e mjera SHQIPERI qe akoma je e mallkuar nga zoti.zgjohuni shqiptare dhe luftoni bishen e keqe me emrin berisha.
Urime
Dr. Berisha
Pershendetje! Une insistoj qe gjithe kete kaos qe eshte krijuar e kane shkaktuar dy lidere te papergjegjshem Berisha-Rama. U pelqente shume qe te qeverisnin vetem si Enver Hoxha dikur, donin ti varrosnin partite e vogla dhe hapen varrin e vet. Nuk mund te ndodhte ndryshe pasi njerezit duan me sh demokracine se Saline dhe Edin. Tani na duan dhe bashkeqeverisje me LSI gje qe une personalisht nuk e quaj te drejte . LSI mori vota majtas dhe keto vota nuk duhet ti perdore Sali Berisha. Si te behet? Mendimi im eshte si i Dashamir Shehit, te kalohet ne qeveri teknike pa Salen dhe Edin pasi per pushtetin e tyre e sollen gjendjen deri ketu. te ndryshoj kodi zgjedhor i dy njerzve makut qe haku i popullit do ti ndeshkoj.Flm qe na jepni mundesine per te shprehur mendimin tone. Roi
takoj nje dite dy te njohur te vjeter, po ashtu mes vedi bashkemoshtar e bashkfshatar, i pari ka 500 m2 toke, nje gomar. tete femije, i dyti ka shume toke, dyqan, traktor dhe nje veture.natyrisht familje te rregullt e puntore. pasi kembyem pyetjet e para i pari u ngut te me tregoje se ende shkonin shume mire midis tyre po kiushin nje te keqe ne mes se njeri ishte socialist e tjetri demokrat. a besoni qe pronori i gomarit , pra i pari fyhet rende po nuk i the demokrat. Une sugjerova te nderronin partite. Ja KESHTU NE BURGAXHIU VOTON GARDIANIN , I MAJTI TE DJATHTIN, GERDECARI VOTON VRASESIN E TIJ. LESH ARAPI THUAJ.
Bashkeqytetaret tone kuksiane tea..
Te dashur bashkefshataret e mij mbi lumin MAT e perpjete!Une per vete jam mire ne USA,por ju e vertetuat 1000 % ,me votat qe i dhate Sali Berishes,qe e ka vrare popullin sa here ka dashur te mbroje karrigen e vet te gjakosur,se E MERITONI PLOTESISHT EMRIN "MALOKE"!!!SALA JU KA SHFRYTEZUAR GJITHMONE SI USHTARE DHE ASNJEHERE NUK KA BERE NDONJE GJE PER JU!!!EDHE RRUGA DURRES-KUKES,MOS KUJTONI SE U BE PER TJU NDIHMUAR JUVE?HAPNI SYTE E SHIKONI SE SA ZONA E FSHATRA DO HUMBASIN NE MAJE MALEVE, SEPSE AJO RRUGE U BE PER KOSOVARET E PER TE MBUSHUR XHEPAT SALI BERISHA E JO JU!!!NE RRUGEN PATRIOTIKE TE BERISHES DO QARKULLOJNE ME QINDRA MAKINA NE DITE,NDERSA JU,O TE MJERE DO LEVIZNI,O NE KEMBE,OSE ME GOMAR E MUSHKE!!!DO KTHEHENI PRAP NE MESJETE,POR KUR TA KUPTONI ,DO JENI AFER VARRIT!!!!FALEM-NDERES PER MIRKUPTIMIN!!!ISHALLA JU ARDHSHIN MENDTE SHPEJT!!!
Eshte e vertete se pjesa me e varfer e vendit normalisht duhet te votoje majtas, sepse presuposohet qe e majta te mbroje me shume interesat e asaj shtrese pra te anoje nga socialja. Normalishte them sepse kjo nuk ka ndoshur dhe nuk ndodh ne Shqiperi zoti Saro. Nuk mund te jete dhe as nuk eshte analisa perfundimtare se keto zona votojne per te djathten vetem per ideologji, sipas kesaj ju mendoni se jugu nuk voton per ideologji? Mos harroni se edhe atje PD ka fituar me shume deputete dhe sipas shifrave qe ju vete jepni te dhenat se: Kreditë e akorduara në rrethin e Tiranës dhe të Durrësit, përbëjnë 75% të totalit të kredisë, ndërsa pjesa tjetër e portofolit të kredisë, është shpërndarë përafërsisht 5% për rrethet në Veri të vendit; 6% për rrethet në Shqipërinë e Mesme; dhe 15% për rrethet në Jug atehere i gjithe Jugu, Tirana, Durresi duhej te votonin te djathten. Duhet sipas kesaj te mendojme se kane votuar per ideologji edhe ne Jug, Tirane e gjetke? Ndoshta rruget, permiresimi i dritave dhe ujit, rritja e pensioneve dhe rrogave nuk jane shume por jane shume me shume se zero qe ka qene ne vitet e kaluara. Nuk eshte pak per prinderit e mi dhe shume te tjereve tju rriten pensionet apo tju permisohet jetesa, edhe pse ka akoma shume per tu bere ne kete vend. Problemi eshte sepse e majta ne kete vend ne fakt nuk ka perfaqesuar kurre shtresen me te varfer dhe me te dobet te shoqerise, dhe aq me pak ta kete mbrojtur apo zhvilluar ate. Politika e se majtes ka mbrojtur me shume interesat e bisnesit te madh. E thene ne dy fjale ne Shqiperi ka nje anomalitet, e ashtequajtura e majte eshte me e djathte se vete e djathta ne politikat e saj, dhe e kunderta me te djathten. Ja u them kete sepse une vete ne Itali votoj gjithmone te majte, dhe ne pergjithesi ne Europe dhe ne USA simpatizoj te majten por ne Shqiperi kam votuar gjithmone te djathten dhe do vazhdoj ta bej derisa ne Shqiperi te kete nje te majte te vertete qe shkon drejt sociales dhe jo drejt kapitalismit te shfrenuar dhe te eger, drejt ligjit te xhungles ku me i forti dhe me i pasuri jeton kurse te tjeret le te plasin.
a mor zot nuk mjafton qe na ka ndeshku historia po po na ndeshkojn keta te pasurit e rinj po pse nuk i kane mbushur xhepat akoma ngrihuni o shqiptar dhe thuajini boll maskarenjve .normale per mendimin tim e majta te ri tek emajta e djathta tek e djathta e mos bejne pazare se po na tall bota se nuk jemi popull injorant
kam lindur ne kukesin e vjeter dhe jam rritur ne tiranen e re.kam jetuar qe i vogel percmimin per verioret dhe ajo qe me ofendonte me shum ishte fjala malok.megjithate se kam fshehur kurre prejardhjen time dhe kam qene krenar dhee dua shume venlindjen.po per her te pare ne jeten ne kujtesen time ndihem i poshtrtuar nga bashkepatriotet e mij dhe me erdhi turp momentalisht qe jam kuksian.vras mendjen te gjeje nje aresye per kete ndodhi po nuk me vjen ne mendje asnje justifikim per ata qe votuan blu.e vetmja gje qe me intrigon eshte fakti qe sala eshte verior dhe mendojne se keshtu ndihen superiore ndaj jugut edhe pse paguajne nje harac te madh.ata nuk besojne ne shifrat qe e rendisin kukesin ne zonen me te varfer te vendit mjafton qe ndihen ne qeveri .ne nje vend te paradokseve ku disa persona te shperfytyruar nga skamja pa dhembe ne goje votojne djathtas nuk edi se mund ta quaj paradoks nje eveniment te tille.dhe kam idene se kjo histori do te kete jete te gjate derisa te kuptohet se nuk na ndan asgje realisht per aresye origjine ne gege e ne toske dhe ne kosovare.dhe per ta kam degjuar dhe akoma flitet me percmin ne disa zona te caktuara te shqiperise.kur do vije ai moment i lume sic thuhet ne kukes qe njerezit te kuptojne se kane qene te tjeret qe e kan dashur e kane mbjellur faren e percarjes dhe vazhdojne akoma edhe sot e kesaj dite te korrin frutat e saj.duke bere c'mos per te bere inekzistent bashkimin forcimin dhe prosperitetin e kombit tone . me duhet te pershendes tea dhe sokolin per komentet e tyre
ME pelqen shume analiza qe ben Zoti Vangjush. Ne Shqiperi ndodhin gjerat me te çuditeshme qe ne asnje vend te botes nuk ndodhin!
Dua te theksoj se merita per rrugen Durres-Kukes i shkon Popullit Shqiptar sepse eshte e vetmja rruge e nderuar me parate e shqiptareve, taksat e paguara nga shqiptaret. Iniciuesi i ketij projekti madhor me rendesi kombetare ka qene qeveria e drejtuar nga Pandeli Majko dhe me ne fund u be e mundur te finalizohen punimet kete vit per arsye elektorale.(10-vjet per te mbaruar nje rruge).
Dua te theksoj,nuk ka te drejte asnje parti politike te "vjedhi" meriten dhe kontributin e nje populli, te Popullit Shqiptar, as ta bejne slogan per te fituar zgjedhjet sepse ata nuk ishin ne gjendje te perfundonin superstraden Tirane- Durres ne 7 vitet e para qe qene ne qeverisje.
Gjithe shqiptaret kudo qe jane ta gezojne rrugen Durres -Kukes se ajo eshte vepra e Popullit Shqiptar!
Zoti e bekofte Shqiperine dhe Shqiptaret!
jam ne londer zoteri,sa per t,ju korrigjuar jam teacher of albanian language.bashkeqytetare ne qofte se jetoj aktualisht ne Shqiperi.ju faleminderit but not nessesary.
jugun dhe veriun e ndau sala duke thena na jepni votat te tera neve se cna ke ky sala ,nej profet nga zoti edhe kuksi me rrethin i besoj shqipatret duhet te jen nji te dien te vlersojn dhe kujt ti japin besimin nuk duhet te ndahemi se kemi gjen mjafte te ndare por si sala kemi ne mjafte ne kombin tone nji putan sali jo me shum ku mund ti themi ne vet mjafte me me ju se diem vet te udhheqim ne brezi i ri qe jemi e ardhmja e ketij vendi sala po te jet mire ne koke leshon vendin vet nuk pret te behen trazira as protesat por ky eshte nji matuf plak qe sdin me shum bashk me majlinda bregun dhe sakaten jozefina .
z.anaa ! Nga shkrimi juaj kuptuam vetem se Berisha eshte nje "matuf plak", e tille eshte edhe Majlinda Bregu, kurse Jozefina eshte "sakate". Shqiptaret duhet te ndihen me te vertete krenare qe kane gra te tilla si ju me kapacitete te larta intelektuale qe e nderojne opoziten socialiste.
Leter e hapur Zotit Ilir Meta
PER NJE SHQIPERI ME TE MIRE E ME TE FORTE
- Nga Hamdi Dega, Nju Jork
U bene pese dite qe Shqiperia ndodhet ne impas politik. U bene pese dite qe populli hodhi voten per Kuvendin dhe qeverine e re dhe ende nuk jane numeruar votat e tij. Ka pese dite qe populli pret te korre rezultatin e veridiktit te tij e akoma nuk ka marre pergjigje.
Nuk ka kohe per te humbur me politiken e humbur. Le te humbin partite. Ato jane thjeshte copeza, pjese, sic e thote vete emri i tyre… Pune e madhe. Te gjithe e dime, te gjithe e themi se jane me teprice, cka duket se po e pastrojne keto zgjedhje. Ajo qe nuk tepron kurre, por gjithnje mungon eshte Shqiperia. Le te humbin partite. Pune e madhe…. Me rendesi eshte te fitoje Shqiperia.
Shqiperia nena ime …
Partia mbi partite e cdo shqiptari, pershi edhe Sali Berishen , perfshi edhe Edi Ramen, perfshi edhe Fatos Nanon, perfshi edhe ju miku im i koheve te veshtira Ilir Meta….perfshi cilindo qofte eshte Shqiperia. Partite lindin e vdesin, humbin e fitojne, shquhen e shuhen. Shqiperia mbetet. Per sot e sa te jete Bota.
Nuk ka Kryeminister te PD-se. As Kuvend Popullor te PS-se. As President te LSI-se. As Qeveri te PL -se ose PR-se…. Presidenti i …, Kryeministri i …, Qeveria e …, Kuvendi i …. qytetar i, … shtetas i… Republikes se Shqiperise. Keshtu percakton ligji themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.
Ka vdekur njehere e pergjithmone kenga tragjike “ parti nena jone “. Eshte gjithmone aktuale kenga e pavdekshme “Shqiperia nena ime….” Si per Bamir Topin ashtu edhe per Sali Berishen si per Leka Zogun ashtu edhe per Fatos Nanon, si per Edi Ramen ashtu edhe per Ilir Meten, si per te parin e shtetit ashtu edhe per katundarin e fshatit me te humbur, si per miliarderin edhe per lipsarin me te gjore.
Nena jone eshte Shqiperia. Ajo eshte nje e nuk behet dot as dy e jo me njemije e nje, sic jane partite sot ne Shqiperi.
Mesazhi i mikut tone te madh
Kete na e tha edhe perfaqesusi ligjor i mikut dhe aletatit me te madh te ne shqiptareve e te Shqiperise, SHBA-se ne Tirane. Dje ne festen e 233 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Amerikes mike Zoti Withers, foli pak, por na tha shume. “ U bej thirrje drejtuesve politike shqiptare ….qe ky proces te perfundoje ne menyre te rregullt , jo partiake. Te motivoheni nga deshira per ti lene femijeve dhe niperve tuaj nje Shqiperi me te mire e me te forte se ajo qe trasheguat “
Faleminderit miku i madh popullit tone te vogel ! Thank You ! Eshte pikerisht kjo thirrje miqesore i dashur e i nderuar miku im i mire Ilir Meta qe si gjithnje te japish kontributin tend te cmuar per nje Shqiperi me te mire e me te forte….
Aleati i natyrshem dhe politika e panatyrshme
Si lider i se majtes, si kryetar i Levizjes Socaliste per Integrim, sic e thote edhe emri i partise qe ju udhehiqni , aleati i natyrshem partiak duhet te ishte Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama. Duhet te ishte sepse kur ishit te percare korret frutin e hidhur te percarjes. Me 3 korrik te vitit 2005 e majta humbi me shume se prej percarjes suaj nga Matematika e Dushkut e profesor Gjinushit.
Kur ishit te percare humbet si Nano, edhe Rama ashtu edhe ju sepse ashtu i leverdiste me shume profesoreve te percarjes. Kur u bashkuat, sic vepruat krejt natyrshem ne zgjedhjet lokale te 18 shkurtit 2007, fitoi si Rama ashtu edhe Ilir Meta, si LSI edhe PS-ja. Prej bashkimit kurre nuk ka te humbur. Bashkimi ben fuqine. Percarja sjell fatkeqesine. Se bashku kaluat me sukses proven e zjarrit ndaj kundershtareve politike shume me te forte e me mbeshtetje te fuqishme te qeverise qendrore.
Aleati i natyrshem me ndihmen e cytjen e arkitekteve dhe profesoreve te Dushkut, te ktheu shpinen kur duhet te bashkohej me forte se kurre me ju.
Profesoret mbesin ne klase
Pse!? Jo per fajin e LSI-se dhe jo per fajin tuaj. Per fajin e profesoreve te percarjes. Ua shtrive doren e bashkimit. Me nje largepamesi te pashoqe, i paralajmerove deri gati ne vetsakrifikim per pasojat e renda te kodit te ri elektoral qe doli nje Dushk i ri spanjoll me formula hollandeze. Shkove deri gati ne vetflijim me greven e urise, kur Islamet, Gjinushet ferkonin barkun plot dhe gajaseshin me vuajtjet tuaja per hire te demokracise shqiptare.
Ishin pikerisht keta profesore te matematikes qe me formulat e tyre absurde perdhunuan fomulen themelore te demokracise: vota eshte e barabarte dhe e shenjte.
Matematika e tyre ala De Holt eshte shpikja me e turpshme e zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009. Ne menyren me barbare ajo barazoi 110 votat e munguara te PS-se me rreth 17 000 votat e humbura per injorance ala profesioriale .
Shkurt, profesoret tane te matema- fizikes bene shpikjet me te turpshme te ketij shekulli 110 = 17 000. Pra 110 vota jane te barabarta me 17 000 vota te te njejteve zgjedhes…. qe shkuan per dhjame qeni.
Si Profesoret e Dushkut ashtu edhe ata te Spanjo - De Holtit shpiken “gropen e zeze” te demokracise shqiptare dhe te votave te PS-se!
Shkurt, profesoret ngelen ne klasen e pare te politikes dhe ne ABC-ne e demokracise. Pervec kthimit mbrapa te titullit te profesorit te deshtuar, do te ishte mire ti zbrisnin njehere e pergjithmone edhe kalit te politikes
ABC-ja e politikes
Jo vetem ata, por edhe lideri i se majtes Edi Rama qe erdhi ne krye te saj me “politiken e re” ra viktime e injorances se tyre politike. I inxitur edhe nga sejmenet e yesmenet servile qe e miklojne, i yshtur edhe nga percaresit dhe shushunjat politike qe i tregojne gishtin sa here u kthen shpinen, ai paracaktoi si kusht per cdo aleance me LSI-ne dhe parti te tjera te se majtes, qe lindin me shume pikerisht nga diktati i paraardhesit : Une kryeminister dhe askush tjeter …
Edhe tani qe PS-ja dhe aleatet e saj te dermuar jane ne pakice perballe pozites, zedhenesit e bile edhe lidere me reputacion si Pandeli Majko vazhdojne tu bien te njejtave daulle.
"Ne krye te kabinetit te ardhshem nuk mund te jete ne asnje menyre Ilir Meta“ deklaron Majko, duke shtuar se Partia Socialiste “do te realizoje negociata me LSI-ne bazuar ne standarde te larta“. Cilat jane “standartet e larta“!? Keshtu dhe kurrsesi ndryshe!??? Lume si PS-ja cfare politikanesh ka!?
Po me gjeni nje kryeminister te se majtes me te suksesshem sesa Ilir Meten!? Si mund te perjashtosh nga cilido post i mundshem , qofte edhe ai i kryetarit te qeverise, pikerisht ate lider qe ka kaluar me shume sukses proven e Kryeministrit.
Kesaj o thone hajde te bisedojme, por ligjin dhe rregullin e vendosim ne e ti do te besh cfare te themi ne!? Ndryshe nuk ka! Ky eshte monolog, jo dialog…. Aq me teper qe edhe lideri aktual i PS-se Edi Rama kurre nuk do te kishte ate sukses qe pati ne drejtimin e Bashkise se Tiranes pa fondet dhe perkrahjen e pakufishme pikerisht te ketij ish- kryeministri! Aq me teper qe pa votat e perkrahjen e fuqishme te tij dhe te LSI-se me 18 shkurt 2007, ky lider, sot nuk do te ishte ne krye te Bashkise se Tiranes!?
Aleanca per Ndryshim dhe Sali Berisha kane shumicen e mandateve ne Kuvendin e ri Popullor ndersa lideret socialiste akoma vazhdojne me “standartet e larta” politike “ keshtu e nuk ka ndryshe”… !!!???
Politika eshte leva e arritjes se nje qellimi qe i ke vene vetes, sic deklaron profesori i saj me fame boterore Henri Kisinger ne kryeveren e tij "Diplomacia".
Ne politike ka nje aksiome, nje parim: asnjehere mos thuaj kurre, sic thone amerikanet. Asnjehere ne politike e diplomaci nuk ka "keshtu e nuk ka ndryshe". Ne politike e diplomaci nuk vepron parimi "vetem keshtu e asesi", por keshtu e gjithsesi. Jo rastesisht politika eshte quajtur arti i se pamundures, sic thoshte babai i saj Winston Curcill.
Kjo eshte ABC-ja e politikes dhe diplomacise.... Te tjerat vijne mbrapa! E tille eshte politika dhe diplomacia !
Peshku ne det jo vetem te djeg tiganin
“Keshtu e kurrsesi ndryshe” i thone ndryshe “peshku ne det e tigani ne zjarr”…. Ne fakt peshku tashme ndodhet ne tiganin e Aleances per Ndryshim dhe te Sali Berishes, ndersa lideret e PS-se akoma vazhdojne me Avazin e Mukes. Sikur ata e jo te paret te kishin 70 vota pothuajse te garantuara. Standarte me te ulta negociatash nuk mund te kete. Matematike politike me e dobet nuk mund te ekzistoje.
A mund te gjesh bashkebisedues me standarte te tilla. Dialog me standarte te larta : keshtu e asesi ndryshe! E pabesueshme. Qesharake. Me teper se foshnjarake. Keto “standarte te larta” e bejne paraprakisht te pamundur cdo lloj bashkebisedimi.
Pse!? Sepse lideri i PS-se zbaton lojen me te gabuar ne bixhozin politik. Gjithcka ose asgje. E ne bixhozin politik bile edhe real kjo soj loje sjell disfaten e pashmangshme.
Edhe krye bixhozciu jo vetem i politikes, Ten Hsiao Pini shqiptar, Fatos Nano po te ishte, nuk do te bente kurre bllofe te tilla foshnjarake e qesharake. Politika eshte mjeshteri… art deri ne persosmeri.
Aleat i detyruar edhe matematikisht
Pra i nderuar Zoti Ilir Meta…. Bashkimi per Ndryshimin ne fakt ka mbyllur cdo dere dialogu. Nje analist i saj gjykonte krejt naivisht e anesisht deklaraten e bashkepunetorit dhe mikut tuaj Z. Dritan Prifti per te bashkuar voten e tij me Sali Berishen per shkak te politikes naïve e foshnjarake te PS-se dhe liderve te saj. “E pse u dashka qe te ndeshkosh njerin fajtor te drames elektorale te LSI-se, duke u bashkuar me fajtorin tjeter ?!" predikon ai.
Pergjigja eshte fare e thjeshte: se pari si pjese e se majtes, qe ka si nje nder parimet baze solidaritetin jo vetem politik, por edhe njerezor, LSI-ja Ilir Meta dhe Dritan Prifti prisnin perkrahjen e natyrshme te se majtes dhe jo te PD-se dhe te Berishes.
Se dyti, me 18 shkurt te vitit 2007 ju nuk moret bashkine e kryeqytetit dhe shumicen e qyteteve te medha te Shqiperise me votat e PD-se dhe te Berishes, por te LSI-se e te Ilir Metes.
Se treti, kur Ilir Meta u fut ne greve urie kunder nje ligjit elektoral aktual, nuk priste perkrahje nga PD-ja dhe e djathta, por nga aleatet e natyrshem politike.
Se katerti, kur Ilir Meta kerkoi takim konstruktiv dhe aleance parazgjedhore me PS-ne plot nje jave para zgjedhjeve, duke perfshire edhe liderin historik te PS-se Fatos Nanon, prej xhambazlliqeve te te cilit u detyrua te krijoje LSI-ne( pra duke kapercyer edhe mbi vetveten ) arkitektet e disfates se paralajmeruar dhe profesoret e percarjes e braktisen dhe minuan ate. Pse!?
“ E ke fitoren e garantuar Edi…. Pse ta ndajme pushtetin me Meten…. E terrci e verrci…. C’na duhet ai maloku nga Skrapari!? Boll e kemi kete malokun nga Tropoja … e terrci e verrci… E verrci e terrci… llomotisnin kori i kukuvajkave te disftaes se madhe qe matematiken e humbjes ia shisnin Edit si fitoren ne sini, si tiganin ne zjarr me peshkun ne det !????
Rruga e natyrshme
Cila eshte rruga. Jane dy rruge i dashur mik Ilir Meta.
E para qe kater votat e LSI ti bashkosh me PS-ne . Cfare do te thote kjo…. Matematika me realiste me peshk ne tigan thote 66 + 4 baraz 70 deputete, 70 vota ne Kuvebdin e ri Popullor te Shqiperise. Do te thote 70 baraz me 70 deputete, 70 vota te Aleances per Ndryshimin e udhehequr nga Sali Berisha … 70 = 70 do te thote zgjedhje te reja. Do te thote rreth me e pakta edhe 7 milione euro te tjera te taksapaguesve shqiptare, te popullit shqiptar rrush e kumbulla… Rezultati nuk dihet… Por me nje lider aktiv e te palodhur si Berisha shanset jane shume me te medha per te dhe koalicionin e tij.
E dyta, do te thote 70 vota, deputete te Aleances per Ndryshim te Berishes plus 4 deputete te LSI-se baraz me 74. Nje Qeveri me shumice te mjaftueshme per te qeverisur per kater vjet. Fitorja eshte e garantuar pa harxhime te tjera, pa kacafytje te tjera, pa kosto te panevojshme.
Ne jemi te hapur per zgjerimin e koalicionit , deklaroi Berisha pa vene asnje kusht. Ne kete pike ai afron me shume me ju Zoti Meta se aleatet e natyrshem. Berisha e mban fjalen edhe kur e jep mbrapsht e jo me kur e jep per se mbari. Eshte si puna e ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush, sic ia kam thene edhe ne shkrimin “Pse do te votoja per Sali Berishen”, botuar ne shtypin shqiptar ne Shqiperi e Kosove.
Perfshirja e LSI-se dhe deputeteve te saj ne qeverisje i krijon perfaqesimin e nevojshem edhe elektoratit te majte qe rrezikon te humbase ate nese ju veproni ndryshe. Aq me teper qe me disa vendime e veprime te koheve te fundit si rritja e pagave dhe pension eve, Berisha dhe qeveria e tij kane shkuar edhe me majtas se qeverite e majta para tij.
Per hir te Shqiperise
Po e riktheksoj edhe njehere per lexuesin sepse ju e dini po aq mire sa edhe une, qe une qe po ju drejtohem vellazerisht jam gazetari, a analisti, a komentatori me kritik shqiptar ndaj Berishes qe ne Qershorin e vitit 1992, kur mercenare me hoqen nga puna me tre turne ne ATSH, ku punoja si editor per ngjarjet ne Kosove qysh prej shkurtit te vititi 1981 , “me hoqen edhe prangen e fundit qe me lidhte me qeverine e asaj kohe”, sic kam shkruar atehere.
I vetmi motiv qe me shtyu dhe me shtyn tu drejtohem me kete leter te hapur jane vetem interesat siperore “per nje Shqiperi me te mire e me te forte” , sic na keshilloi plot dashamiresi edhe miku yne i madh, SHBA-ja.
Jam i sigurte se edhe koalicioni fitues e lideri i tij Z. Sali Berisha do te leshoje pushtet per te bere shtet. As Edi Rama, as Gramoz Ruci, as Saimir Tahiri…. nuk e duan me shume Shqiperine se ce doni ju dhe Berisha. Asnje lider politik ose qeveritar nuk ka dhene me shume prova e deshmi me te forta per ndertimin dhe perparimin e Shqiperise se ju perpara dhe Berisha gjate ketyre kater vjeteve te fundit , pa mohuar edhe kontributin e Edi Rames per Tiranen.
Vote per Shqiperine !
Shqiperia ndodhet ne udhekryq, I dashur Ilir. Kemi pune shume me te rendesishme e halle shume me te medha per te zgjidhur. Nuk ka kohe per te humbur. Opozites se diktatit i duhen edhe kater vjet te tjera qe te mesoje pak me shume politiken dhe taktikat e zenies se peshkut pa djegur tiganin dhe pa harxhuar edhe zjarrin…
Detyra paresore e Shqiperise sot eshte futja ne Bashkimin Evropian. Lejtmoviti i levizjes per demokraci ne Shqiperi qe filluat ju dhjetoristet e nderuar me Berishen ne krye ishte e mbetet “ E duam Shqiperine si gjithe Evropa!”. Kjo eshte aspirata e cdo shqiptari, pa dallim ideje, krahine, ideje, mendimi a anetaresie politike. Eshte aspirate mbarepopullore. Jemi te vonuar , por me mire vone se kurre aq me teper qe edhe partia qe ju udhehiqni ka emrin e madh Levizja Socialiste per Integrim!
Nuk kemi kohe per te humbur. Ju shkruaj kete leter te hapur I nderuar Z. Ilir Meta sepse vleresoj punen tuaj si kryeminister i suksesshem per periudhen qe drejtove.
Shqiperia eshte sot nje kantier i madh ndertimi. Shqiperia ka nevoje per nje buldozer te sprovuar si puna juaj perkrah buldozerit Sali Berisha. Duke iu drejtuar me kete leter te hapur ju dhe shokeve tuaj kam vetem nje motiv : per nje Shqiperi me te mire me te forte se ajo qe trasheguam.
Eshte koha per te mos humbur me kohe. “The Time is money“ - “Koha eshte para“, thone amerikanet.
Ne shqiptaret ua kalojme, por vetem me fjale…. Themi “Koha eshte flori“! Eshte koha per te mos humbur asnje minute me shume! Sot! Neser eshte teper vone !
Per nje Shqiperi me te mire e me te forte per femijet e niperit tane!
anaa, Jugun e Veriun e ka ndare Enver Hoxha qe sa vjet, duke e lene veriun ne varferi dhe duke mos investuar kurre. Te kunderten ka bere me Jugun ku edhe shumica e pushtetareve ka qene nga Jugu. Keshtu qe mos shkruani brockulla dhe eshte e kote qe tani te perpiqeni e te ndryshoni historine se edhe sot e kesaj dite vazhdoni duke na etiketuar me terma "maloke", "te trashe", " te pashkolluar" etj. terma raciste qe duhet tju vije vetem turp.
Mos cupa apo nusja Albana, qw vetwm pwr emrin qw mban;Albana, mw bwre tw tw shkruaj unw, Gjyshi nw moshw.
Tw twra tw kwqiat mund ti atribohen Tw ndierit sa dhe tw Madhit Enver Hoxha, po sa pwr atw qw thoni ju; e la veriun nw varfwri, nuk ua pranoj, jo vetwm unw po kushdo qw ka mbaruar qoftw dhe 8 vjecaren shkollw nw shqipwri.
Nuk e di cnivel shkollor keni, ndaj po tw kujtoj: Hidrocentralet na veri tw shqipwrisw: Selita si fillim, ATo tw dy mbi Lumin e matit, dhe gjigantwt e DRINIT qw cuditwn botwn se u ndwrtuan me kazma e lopata po mwe zwmwr e vullnet shqiptari qw ndwrtonte pwr vete. Po tw kujtoj gjithashtu minierat nga ato nw Mirditw me spacin e Bulqizwn,pa harruar kamin e Tropojws, sa dhe Rubikun me bakrin, qw arriti deri nw pwrfundimin cilwsor nw Fabrikwn e telave nw Shkodwr. Nuk po ndalem tek ndwrmarjet bujqwsore me atw istitutin e blektorisw qw paraprinte zhvillimin e gjedhit nw mbarw vwndin. Pwr pakw harrova qytetin twrwsisht tw Lacit, me ato fabrikat e tij tw pwrpunimit tw mineraleve,sot gwrmadha.
Nw duhet tw ankohen pwr atw sistem , do ti jepja tw drejtw zonave tw jugut, qw ju ka mbetur borclli,po asnjw jugor,nuk ankohet se Veriu ka qwnw i privilegjuari atij sistemi. E shihte zhvillimin e vwndit si njw tw twrw.
Do tw ju lutesha merni njw manual tw Gjeografisw ekonomike tw atyre viteve, qw tw bindeni.Kush i ndwrtoi: Kuksin e Ri, Barjam Curin qytet, Krumwn e deri Bulqizwn apo qytetin e ri tw Ulzws e tj. Sa ka pwr tw treguar moj cupw apo zonjw...Qw kemi kaluar nw trasformimet e pas 90tws, si proces politik, wshtw njw avantazh, po jemi larg asaj qw aspironim me sistemin e ri kapitalist vendosur.Po e mira wshtw se po sinkronizojmw shoqwrinw tonw me atw EUROPIANE, pwr tw cilwn kemi detyrime. kwtw synojnw dhe kwto zgjedhje, qw nuk ia aritwm tw shkojmw nw stacionin final dhe kjo, pwr faj tw qeverive gjatw kwtij tranzicioni, qw na kanw mashtuar. Hapi i parw u bw me votwn e popullit mw 28 qershor, vjedhur nga klanet xhambaze qw akoma si vwmw dot nw zap. Po populli thotw: Luaj kwmbwt qw tw bluajnw dhwmbwt."
Mwsime nxuarmw nga kjo zallamahi e numwrimit tw votave qw na nxorwn bojwn dallaverexhinjtw partiakw.
Komentuesit e mw sipwrm i kanw vlerwsuar, kryesisht drejt situatwn, po unw do tw bashkohesha me Annwn si pwrmbajtje, qw i duhet korektuar shkrimi...
FRAZADA nga Guri Naimit
Rruga Durres-Kukes nuk eshte vetem per xhepat e Sales por por xhepin e Shqiperise,sepse parat e kosovareve shkonin ne Turqi,Bullgari,Kroaci...