Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Berat, Braçe: Është shkelur Kodi Zgjedhor për 3200 vota

A.G. | 03/07/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Deputeti socialist u shpreh se grupet e numërimit kanë marrë vendime që në të vërtetë iu takojnë KZAZ-ve


BERAT - "Grupet e numërimit kanë marrë vendime që në të vërtetë duhet t'i marrin KZAZ-të, duke shkaktuar kështu parregullsi në zgjedhje". Ky është pretendimi i ngritur nga deputeti socialist në Berat, Erion Braçe, i cili shprehet se po përgatisin kërkesën e cila do të dërgohet në KQZ për të rinumëruar rreth 3200 vota të deklaruara të pavlefshme në këtë qark.


Sipas Braçes, ndryshe nga ajo çka thotë ligji, që në rastet e shpalljes së fletëve të pavlefshme vendimi merret nga KZAZ, në rastin e Beratit vendimi është marrë nga grupet e numërimit.


Të ashtuquajturat parregullsi prej grupeve të numërimit, sipas Braçes, kanë të bëjnë me shënjimin e x-it tek sigla e PS-së, ose tek emri i Edi Ramës, ose jashtë kutisë. Kjo gjë ka bërë që grupet e numërimit të mos i quajnë të vlefshme këto fletë votimi, por t'i eliminojnë ato.


Bëhet fjalë për 1750 vota në KZAZ nr.1 dhe 1450 vota në KZAZ nr.2, për të cilat, sipas Braçes, asnjë nga këto KZAZ nuk ka marrë një vendim, e megjithatë vendimi është marrë nga grupet e numërimit. Lidhur me ankimimin, deputeti socialist u shpreh se do të presin, sipas ligjit, të kalojnë 48 orë pas firmosjes së procesverbalit dhe më pas do t'i drejtohen KQZ-së.


Deri më tani rezulton se PS-ja ka në Berat 4 deputetë, PD-ja 3 deputetë dhe një deputet LSI-ja. Partia Socialiste ka pretenduar se në rast të mungesës së këtyre parregullsive, Berati do t'i jepte atyre pesë deputetë, dhe jo katër.

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj