Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Berisha i shkruan Obamës: Zhvilluam zgjedhje me standarde

Shekulli Online | 03/07/2009 | Lajm i fundit | komentet 25 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha duke i uruar Presidentit të SHBA-së, Ditën e Pavarësisë, i shkruan edhe për zgjedhjet në Shqipëri duke i cilësuar ato si më të mirat e zhvilluara ndonjëherë përsa u përket standardeve.

"Shqipëria sapo përfundoi, me sukses zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat qenë më të mirat, të realizuara ndonjëherë përsa u përket standardeve. Ato u zhvilluan në një klimë tërësisht të qetë e konstruktive, duke dëshmuar, edhe një herë, se shqiptarët i përkasin denjësisht familjes euroatlantike, të vendeve e popujve të lirë", shkruan Berisha në letrën e tij për Obamën.

Më tej ai angazhohet se qeveria shqiptare do të vazhdojë të bashkëpunojë me administratën Obama, në kuadrin dypalësh, edhe në arenën ndërkombëtare, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

******


Berisha entuziast për fitore, falënderon shqiptarët për mesazhet

ora 13:00

TIRANË- Në një konferencë që ka zgjatur fare pak minuta, kryeministri Sali Berisha
është shprehur entuziast për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, ndonëse ende të pa vulosura nga KQZ-ja.
Ai ka deklaruar se populli shqiptar është e ka kuptuar se fitorja i përket të djathtës dhe se për këtë ka marrë urimet përkatëse dhe ka falënderuar gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe urimi.
"Jam këtu për të falënderuar të gjithë ata shqiptarë kudo ndodhen për mesazhet e shumta që më kanë dërguar nga data 29 qershor e deri më sot. I kam lexuar me shumë respekt çdo mesazh, me pamundësinë për tu përgjigjur gjithsecilit u shpreh atyre falënderimin më të përzemërt. Ju uroj atyre shumë suksese, gëzime dhe mbarësi në familjet e tyre"- tha ai.
Berisha pohoi se i merr këto urime si shprehje obligimi dhe energjie.



 

25 KOMENTE

nuk ke fitu

rrofte berisha

Cti duam falenderimet e tua ... vafsh ne djall dhe mos pafsh dite te bardhe. kete urim e ke nga populli.

Kur Saliu i vetelevdohet Z.Obama, per votimet,ai kupton sa i ceket eshte
Berisha.C'kuiton Saliu se mbeti Z.Obama ne informimet e tij,per situaten e zgjedhjeve ne Shqiperi?
Do ishte me sakte qe Saliu te mbetej me urimet e tij per Diten e Pavaresise
se Amerikes dhe mos e bente lemsh kete urim me disa zgjedhje primitive allashqiptarce me mbeturina te zgjedhjeve komuniste,te cilet vjedhjen e votave as qe e quanin mekat
por ju dukej nje veper me se e zakonte.
Z.President Obames i kane vajtur te gjitha hollesite e zgjedhjeve vecan katraura e nemerimit te votave,me tej nje raport special do te lexoje ai,kur te certifikohen keto zgjedhje allafshatarce provinciale,nga qe ballafaqohen me zgjedhjet perfekte qe ben qeveria Amerikane me popullin e saj.T.Sulo

TLUMT GOJA ANA

TE LUMT GOJA ANA

Po si ke fytyre ti shkruash Botes o antishqiptar! Ke 20 vjet qe genjen boten me gjithe ata plehrat e tu, qe jane degjenerim i kombit.

Pershendetje!
Ne tre komentet e para kemi 1 realist 1 ekstremist te djathte dhe 1 ektremist te majte.Lind pyetja:a do te kete ndonjehere ne shqiperi mbi 50% realisem.Uroj nje dite te shpejt te ndodh kjo per te miren e shqiperise.Zoti e bekofte SHQIPERINE e dashur.

Po mor njeri i trashe ti ke fitu pa fillu akoma votimet se je hajdut.

Me falni redaksia kena frike se mos jua bllokon gazeten sala se populli ka plot per ta share Sali hajdutin.

kur del ne pension ky sala mer daj se u bone nja 20 vjet qe na lodhi lart e poshte

kur del ne pension ky sala mer daj se u bone nja 20 vjet qe na lodhi lart e poshte

O Ana, -sa ta mallkosh këtë Tipin (Berishën),kujton se e ka mirë e mburret. Ku gjete, moj Ana, t'i thuash djallit shko te djalli. Ai këtë e ka për lezet.

T'a haje dreqi kete felliqesire! Duhet nje '97 tjeter per t'a larguar kete dreq nga froni, por kete here duhet t'a cojme deri ne fund.......

bravo! edhe 4 vite si keto me destinacion europa.......

bravo! edhe 4 vite si keto me destinacion europa.......

Ana shko ne ferr se vetem per aty je.
Urime POPULL shqiptare te tera trojeve.Te kuqet perendofshin pa te keqen e popullit kudo qofshin!!!

c'mi shkruan Obames pasi i lepive menderen Bushit???????????


mos deshte qe papandreu te fitoj ne shqiperi more grekofolista po kjo eshte shqiperia apo!.

me keto falanderime genjen popullin ti o mashtrus po mire ja ben kur gjen popull si ne shqiptaret. pranojme c'do kerkese tenden dhe te veme prape ne krye.

shpresoj qe dikush (perkthyes) tja kete perkthyer sales se me ate anglishte qe flet ai me theks malsori ska Obame qe ta kuptoj, Aman ore se ta prishim dh me Ameriken na mori dreqi

Rrofte Sali Berisha. Rrofte Partia Demokratike. Rrofte Populli Shqiptar. Pershendetje nga New York City.

po ca faj ka sala fajet i ka populli dhe ai shkerdhata i skaraparit qe ben kolicion me salen sala esht nje qe i ka ip kalit dhe si zbret me po mjer populli qe esht ne shqiperi dhe mjer ata qe jetojn atje......
vet e kemi fain ne se nuk kemi mesuar ne nga ai njeri i trash mir naj ben ne dhe ne ta gezojm dhe nja 4 vjet te tjera se europen e pam me sy ne...
kur te futet somalia ne europ do futemi ne bravo sali bravo berisha je i zoti se ke gjet budallenj ne shqiperi....

JEPJAU ZOT DASHNINE SHQIPTAREVE
PER NGA GJUHA DHE GJAH I TE PAREVE.

E dinim qè Saliu ishte Prekuror,Gjykatès
dhe egzekutor por qè tè ishte dhe pèrfaqsues dhe kryetar i organizatès
ODIR dhe OSBE nuk e kemi ditur.
Si èshtè e mundur qè bèn vlersime nè emèr
tè kètyre organizmave Nderkombtare.
Ky èshtè njè mashtrus i kalibrit nderkombtar.
Populli do tè vuaj dhe disa vjet nè rast se nuk formohet dinastia e Berishès si nè Korenè e veriut qè tè vuajnè disa breza.
Ju faleminderit
Nikolaj

Komenti juaj

 

Shembja e tavanit në magazinën e Ersekës, rëndë vajza 8-vjeç

ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...

Ambasadori Withers takim me kreun e KQZ

TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj