|
|
Padia e Bashkisë së Vorës ndaj atyre që përfituan më tepër nga vlerësimi është ndarë, në pamundësi të gjykimit të përbashkët
Pushteti vendor, pretendon se nga rivlerësimi i dëmeve, të paditurit kanë përfituar para më tepër, nga dëmi i shkaktuar
TIRANË- Padia civile e Bashkisë së Vorës ndaj 42 kryefamiljarëve të fshatit Gërdec, Marqinet e Marikaj ndahet në 42 dosje të ndryshme nga Gjykata e Shkallës së Parë. Togat e zeza të kësaj gjykate, në pamundësi për të zhvilluar një proces të rregullt gjyqësor dhe brenda një afati të arsyeshëm vendosen të ndajnë padinë civile në 42 dosje, aq sa është edhe lista e debitorëve të pretenduar nga Bashkia e Vorës.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Gjykatës Shkallës së Parë, të cilët theksuan se shorti elektronik për shqyrtimin e kësaj padie civile kishte caktuar gjyqtaren Manjola Bejleri, por, kjo e fundit në pamundësi për të zhvilluar një proces të rregullt gjyqësor, ka vendosur ta ndajë çështjen në 42 dosje të ndryshme.
Sipas padisë civile, Bashkia e Vorës menjëherë pas kryerjes së rivlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës së "ferrit" ka pretenduar se banorët e kësaj zone kanë përfituar të mira materiale nga dëmshpërblimi i qeverisë më shumë se sa ishte vlera reale e dëmtimeve të banesave të tyre.
Por, një muaj më pas, kanë qenë zyrtarët e Bashkisë së Vorës të cilët pasi kanë evidentuar këto "përfitime" i janë drejtuar 42 kryefamiljarëve, banorë të Gërdecit, Marqinetit e Marikajve, duke i kërkuar kthimin e një shume të caktuar nga dëmshpërblimi i marr, pasi mendohet se kanë përfituar më shumë se sa ishte vlera reale e dëmeve.
Por, vetë banorët kanë kundërshtuar këtë pretendim të zyrtarëve të Bashkisë së Vorës, duke kërkuar nga ata t'i kthenin banesat e tyre në gjendjen që ishin para datës 15 mars 2008, ditën kur shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve në Gërdec që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe mbi 300 të tjerëve që mbetën të plagosur.
Duke parë mos zgjidhjen e këtij problemi, juristët e Bashkisë së Vorës të "urdhëruar" nga kryetari i kësaj Bashkie kanë përpiluar padinë civile ndaj 42 kryefamiljarëve, padi kjo që u depozitua më pas pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet.
Por, edhe pse ishte caktuar me short elektronik gjyqtarja Manjola Bejleri si kryesuese e trupit gjykues, nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore pasi, në asnjë rast nuk u paraqiten në seancë gjyqësore të gjithë të paditurit, vetë paditësit dhe përfaqësuesit e tretë, e Avokatisë së Shtetit.
Gjyqtarja Bejleri për t'i dhënë zgjidhje çështjes, vendosi të ndajë kërkesë padinë civile në 42 dosje të ndryshme, të cilat tashmë janë hedhur në short elektronik dhe për çdo dosje është caktuar një gjyqtar që do të gjykojë çështjen.
Gjithashtu, mësohet se një nga arsyet e rëndësishme që ndikuan në ndarjen e padisë civile në 42 çështje, është edhe nevoja për kryerjen e akt-ekspertimeve kontabël për secilin nga debitorët e pretenduar nga Bashka. 42 kryefamiljarët banorë të Gërdecit, Marqinetit e Marikajt të cilëve i janë dëmtuar banesat nga shpërthimi i 15 marsit 2008 akuzohen se kanë përfituar shuma më të mëdha se sa vlera reale e dëmeve.
Ky pretendim është bërë shkak që juristët e Bashkisë së Vorës t'i drejtohen togave të zeza të Gjykatës së Tiranës, me një padi civile, duke i kërkuar të dëmtuarve t'i kthejnë paratë e marra nga dëmshpërblimi i dhënë nga qeveria.
Ndërkohë, po pranë kësaj gjykate, janë paraqitur edhe paditë civile të familjarëve të viktimave të Gërdecit si dhe të gjymtuarve të kësaj tragjedie të cilët i kërkojnë autoriteteve shtetërore dhe administratorëve të kësaj fabrike dëmshpërblimin e tyre.
TË PADITURIT E BASHKISË:
Altin Fadil Subashi
Asllan Haki Hasrama
Drita Idrriz Brreti
Gani Ymer Kasa
Gëzim Ahmet Aliu
Ali Hamza Subashi
Ali Kadri Murati
Arben Myftar Kurdina
Bajram Vath Topi
Bashkim Ismail Kuçi
Bilbil Ramazan Idrizi
Edmond Ali Muca
Flamur Rrahman Kaca
Haki Hasan Matraxhi
Haki Hysen Ibrahimi
Halil Sulejman Halili
Hamdi Latif Merja
Hamdi Selim Koxherri
Haxhi Ramazan Previzi
Hekuran Jahir Cubi
Hekuran Xhaferr Zika
Ismail Hasan Matranxhi
Ismail Muharrm Kuçi
Kujdesi Hasan Matraxhi
Kujtim Manush Dulo
Kujtim Mustafa Murati
Lulzim Hysen Derjai
Mahmud Sadik Disha
Mirand Ylber Daja
Myslym Hysen Dova
Partizan Sadi Habibi
Ramadan Mehmet Beca
Ramiz Muharrem Kuçi
Refat Shefit Lako
Sali Osman Muça
Sanie Muharem Skënderi
Vath Bajram Topi
Vilfid Franush Muça
Xhaferr Ariz Muça
Xhemaile Selim Xhixho
Ylli Asllan Zaimi
Latif Sefedin Lamallari
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj