|
|
VLORË/ Trupi i pajetë i Fatmira R. është diktuar mëngjesin e djeshëm nga kalimtarë, të cilët kanë njoftuar policinë
VLORË - Një grua është gjetur e mbytur në ujërat e detit në qytetin e Vlorës. Trupi i pajetë është parë në orët e para të mëngjesit të djeshëm pranë zonës së tunelit në Ujë të Ftohtë. Disa kalimtarë kanë diktuar një trup njeriu dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Efektivët blu kanë mbërritur shumë shpejt në zonën e bregdetit, por zhvendosja e trupit në largësinë rreth 60 metra nga bregu, ka bërë që të kërkohet ndihmë nga efektivët e policisë kufitare.
Një gomone ka tërhequr më pas trupin që gjendej përmbys në ujë dhe e ka transportuar drejt kalatës ku ankorohen tragetet në portin e Vlorës. Gruaja ishte e paidentifikuar deri në orët e vona të pasdites e si rrjedhojë ajo u transportua në morg për kryerjen e autopsisë. Kanë qenë familjarët e viktimës të cilët në orët e vona të pasdites e kanë identifikuar gruan e gjetur pa jetë në ujërat e detit. Mësohet se identiteti i saj është Fatmira R., 58 vjeçe, banuese në Ujë të Ftohtë.
Sipas policisë, në dëshmitë e marra te familjarët rezultonte se gruaja vuante nga depresioni. Pikërisht ky është dhënë edhe si shkak për vendimin e saj për t'i dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Moskthimi në shtëpi i 58-vjeçares dhe njoftimi për një trup të pajetë të gjetur në ujërat bregdetare ka bërë që familjarët të dyshojnë dhe të shkojnë për të kryer identifikimin e saj.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj