|
|
Në mes të dy të këqijave (sipas Priftit), Berisha-Rama, çuditërisht, Prifti zgjedh të keqen më të madhe, Berishën. Lëpiu të gjitha ato që ka pështyrë për Berishën gjatë këtyre viteve. Armiku i madh qenka Rama. E kush i ha këto?
A kuptoni se kë doni të mbani në pushtet? Sikur mos ia përmendim asgjë nga trashëgimia e tij vendimmarrëse që ka sjellë '97-ën, në mandatin e mëparshëm, dhe Gërdecin në këtë mandat, po a e shihni si sillet?
E dëgjuat dje si flet në konferenca shtypi, si të jetë ndonjë grua llafazane e ligë, nga ato të katundit që merret me llafe? "E pashë Koçon, s'e pashë Koçon". "Më thanë që ishte, më thanë që s'ishte," - thoshte para kamerave dhe miliona shqiptarëve që ndjekin procesin në Fier.
Hajde Kryeministër, hajde!
Pas të gjitha peripecive që pati Charl De Gol, ai nxori një përfundim: "Sa më shumë po i njoh njerëzit, aq më shumë po i dua qentë". Dy herë populli voton majtas, ndërsa qeveritë na dalin djathtas. Deri kur me këtë ankth?
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj