|
|
Më bëri mjaft përshtypje një shkrim i znj. Elsa Ballauri ditën e pardjeshme në gazetën „Panorama" me titullin „Exit Gërdec".
Thelbi i këtij shkrimi thotë se banorët e Gërdecit dhe të zonës përreth votuan në shumicë për PD, duke u dhënë një mësim të mirë PS e G99, dy partive që kishin bërë propagandë të shumtë antiqeveritare, duke shfrytëzuar tragjedinë e ndodhur aty për përfitime të tyre politike. „Qëndrimi përjashues ndaj partisë tjetër [dmth.
PS] e bën më përcaktuese logjikën popullore që funksionoi sipas disa parimeve të rëndësishme njerëzore", shkruan autorja. „Exit poll-i i Gërdecit do të ishte më i sakti në një sondazh të mundshëm... Gërdeci zgjodhi të votojë për një marrëdhënie njerëzore pa falsitet... kemi një tendencë të fortë qytetarie dhe prirje për pjekuri", përfundon shkrimi.
Po ta shprehim me fjalë të tjera analizën e autores, do të thoshim: Vërtet që katastrofa ndodhi nën qeverimin e PD, por më njërën anë kjo qeveri e pranoi përgjegjësinë e vet dhe shpenzoi për rindërtimin në Gërdec, më anën tjetër populli nuk e ha manipulimin dhe shfrytëzimin e fatkeqsisë së vet nga parti të tjera, siç u përpoq të bënte PS dhe G99 dhe siç e morën ata ndëshkimin me votë.
Të më falë autorja që po e perifrazoj këtu për të shprehur me fjalë më të thjeshta ato që ajo përpiqet të thotë me fraza nganjëherë të ngatërruara në mos të pamundura si: „mënyra se si u shfrytëzua dhe intensiteti i llojit të ndjenjës që u përkushtua mbi të, mendoj se i kaloi caqet e sinqeritetit" etj.
Angazhimi me Gërdecin i koleges Ballauri, e cila mbron të drejtat e njeriut në Shqipëri edhe nga larg, në Kanada, më pat rënë në sy edhe më parë, madje e kam ruajtur një shkrim të saj të dt. 24 mars 2008 po në „Panorama", ku ajo zbulon shkaqet e vërteta të tragjedisë që ndodhi.
E ruajta këtë shkrim pak të çuditshëm, pasi në një kohë kur gjithë shtypi i lirë, për të mos folur për prokurorinë, po mundohej të gjente arsyet pse ndodhën shpërthimet në Gërdec, dhe të diktonte shkaktarët që ngritën një punishte të tillë primitive për përfitim maksimal, duke iu shmangur kushteve të rrepta të sigurisë në demontim që ishin praktikuar deri aty edhe në Shqipëri, pra kur shumkush po orvatej të zbulonte lidhjen midis politikës së lartë, kontrabandistëve dhe delenxhinjve noterikë, zonja Ballauri i linte të gjitha mënjanë dhe e vinte gishtin te shpjegimi i vetëm i mundshëm sipas saj: papërgjegjshmëria e popullit shqiptar. Këtë madje e shkruan në artikullin në fjalë me gërma të mëdha:
NE JEMI POPULL I PAPËRGJEGJSHËM. Titulli i shkrimit është Papërgjegjshmëtarët, neologjizëm i krijuar sipas ndjesisë së dyshimtë gjuhësore të autores, dhe gjithë brendia e tij kërkon të na bindë se „tragjedia që ndodhi përmban gjithë copkat e një skene shumëshekullore psiko-shqiptare që është përsëritur me mijëra herë, skenë e raportit të njeriut me rrezikun".
Ky fatalitet duket të jetë kaq fatal dhe i pakthyeshëm, sa ka rrezik t'i ketë shërbyer Fatmir Mediut, kryeministrit të tij dhe gjithë përgjegjësve të tjerë të ngritjes së Gërdecit, ku ishte parashikuar të zbërthehej i gjithë arsenali i municioneve të artilerisë shqiptare, si terren për veprën e tyre: dmth. e bëjmë pa merak sepse edhe po ndodhi ndonjë gjë e keqe, shpjegimi do të jetë pa dyshim primitiviteti i popullit shqiptar në raport me zjarrin dhe rrezikun në përgjithësi.
Por le ta lëmë shpjegimin për një ngjarje, e cila deri tani ka 29 të pandehur dhe një proces ende të pafilluar, të flerë aty ku fle shumica e artikujve të shkuar, te Varreza e Artikujve të Vdekur, për të perifrazuar shkrimtarin spanjoll Zafon, dhe le t'i kthehemi pyetjes interesante aktuale: vërtet, pse votoi Gërdeci në shumicë PD dhe jo PS, nqs. kjo është e vërtetë.
Pse votoi Kukësi në shumicë dërrmuese PD ndërkohë që Vlora ose Fieri votoi në shumicë dërrmuese PS? Zonja Ballauri votën e Kukësit e shpjegon me autostradën: „Autostrada që u ndërtua për ta ndryshuar zonën dhe për t'i sjellë ata banorë më afër botës së qytetëruar, ka një impakt normal tepër pozitiv dhe pa mëdyshje.", sikurse shpjegon në mënyrë të nënkuptuar votën e gërdecarëve për PD me paratë që kjo hodhi për rindërtimin e fshatit.
Nga shkrimi i vjetshëm në këtë të sotshmin ka një kapërcim hata, pasi nëse në të parin populli shqiptar në përgjithësi dhe populli gërdecar në veçanti fajësoheshin për mungesë përgjegjshmërie, për primitivitet, për bartje të një prapambetjeje shekullore në raport me zjarrin dhe me rrezikun, tani si popullit të Gërdecit ashtu dhe atij të Kukësit i certifikohet pjekuri politike dhe qytetari.
Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të analizojë, aq më pak të ndryshojë bindjet e një personi, por t'i japë përgjigje me sa mundet pyetjes që thamë: përse votuan si votuan gërdecarët dhe pyetjes tjetër: përse arrijnë të nxjerrin anëtarët e shtypit tonë gorrica si ato që u përmendën më lart?
Në mendësinë e shqiptarëve është i rrënjosur fort krahinorizmi dhe lokalizmi. Ky mentalitet është edhe më i fortë seç e hasim në popuj të tjerë europianë, për arsye se shteti tek ne është fare i ri, as njëqindvjeçar dhe siç dihet paraardhësit tanë deri vonë kanë jetuar të ndarë në farefisni apo në bajraqe, ku krahina, siç i kanë ndarë ato luginat dhe malet e larta të Shqipërisë, ishte tepër e rëndësishme në krjimin e vetëdijes dhe ndjenjës së përkatësisë, asaj që sot quhet identitet.
Zgjedhjet e fundit treguan se ky mentalitet jo vetëm që nuk është kapërcyer, por është konsoliduar edhe më tej. Jugu i Shqipërisë ka votuar qartazi për socialistët, Veriu për demokratët.
Demokratët kanë marrë shumicën edhe në qarqe si i Durrësit, ku është i madh numri i të ngulurve nga zonat juglindore të vendit, sikurse kanë marrë vota të shumta edhe në qarkun e Tiranës, gjithaq për këtë arsye.
Qytetet në Shqipëri të mesme, ku fus edhe brezin e Korçës e të Pogradecit, votojnë në shumicë për socialistët, fshatrat e këtyre qyteteve votojnë në shumicë për demokratët.
Në përgjithësi niveli arsimor-kulturor i popullsisë që zgjedh demokratët është më i ulët nga ai i popullsisë që zgjedh socialistët, çka përputhet me egërsinë dhe infantilitetin e propagandës që bën Berisha në tribuna, e cila zë vend pikërisht në popullatën më pak të arsimuar.
Edhe në Gërdec shumica e popullsisë është e ardhur nga rrethet veriore të vendit; kjo shpjegon pse votuesit aty kanë zgjedhur me sa duket në bazë të përkatësisë ose trashëgimisë krahinore.
Këto të vërteta të thjeshta ngurrojmë t'i themi dhe fshihemi pastaj pas propagandës me popullin e mençur ose me popullin e qytetëruar. Më vjen këtu të citoj një pjesë nga Testamenti i Hajnrih Hajnes: „Oh, populli, ky mbret i vobektë i veshur në zhele, ka gjetur tani lajkatarët e vet, shumë më të paturpshëm se oborrtarët e Bizantit e të Versajës.
Këta lakenj të popullit lëvdojnë pa pushim dhuntitë dhe virtytet e tij dhe thërrasin me ngazëllim: ‚Sa i bukur është populli! sa i mirë është populli! Sa inteligjent është populli!'
Jo, gënjeni.
Populli i varfër nuk është i bukur; përkundrazi, është i shëmtuar...Populli, të cilit ia lëvdojnë kaq shumë mirësinë, nuk është hiç i mirë; është po aq i lig sa disa sundimtarë. Vetëm se ligësia i vjen prej urisë; sapo që t'ia mbushim barkun mirë e mirë, ka për t'ju buzëqeshur gjithë dashuri e ëmbëlsi".
Përsa i takon votimit të Gërdecit, le të mos harrojmë edhe se qeveritarët përgjegjës për katastrofën bënë çmos gjithë kohën që t'i mbulojnë të vërtetat, të mos harrojmë që kryeministri bëri be e rrufe se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Gërdecin, se Mediu bëri be e rrufe se nuk e kishte parë ndonjëherë Delijorgjin dhe gjithë gënjeshtrat e tjera. Të mos harrojmë se nuk është bërë aspak drejtësi për ngjarjen, se procesi sapo ka filluar dhe ka filluar keq.
E gjithë kjo gjendje e turbullt, shtoi kësaj edhe propagandën, me sa duket shumë pak bindëse të PS në këtë zonë, bëri që votuesit edhe këtë herë të mos ndryshonin asgjë në mënyrën se si votuan, pra ashtu siç ua diktonte zakoni dhe mendësia krahinore.
Kjo pra për pyetjen e parë. Ndërsa për pyetjen e dytë, që si ka mundësi të nxjerrin disa në shtyp fiqtë e pabërë që nxjerrin, them më mirë të mos shtyhemi më tej dhe të kujtojmë vetëm që në fund të fundit secili e mban vetë përgjegjësinë për ato që shpërndan në publik.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ore po keta jane mesuar me kerrbac.
Le ta votojne Saliun dhe i pifshin lengun.
Me keta eshte pune e veshtire se nuk u mbushet koka e tyre e trashe.
Ketyre jepu nje kazem dhe futi 5000 metra nen toke dhe nuk pyesin per Health&Safety keta.
Tani te gjithe e morem vesh se veriu voton per Salen dhe jugu per socialistet.
Me thoni more ku eshte niveli i jeteses me larte dhe cfare ka bere Saliu gjate gjithe kohes qe ai ka qene ne pushtet per veriun qe keta e votojne sikur te mos kete tjeter politikan?
Vertet edhe qeverite socialiste nuk kane patur ndonje ndryshim te madh ndaj asaj demokratike por kesai radhe do ishte ndryshe.
Nejse njerezit jane shume te hipnotizuar dhe nuk nuk mund ti zgjosh lehte.
Une personalisht i uroj Edi Rames (nese ai jep doreheqjen) pune te mbare per te ardhmen dhe mos u dorezo kurre se ke nje perqindje te madhe te popullit me ty.
PER LLESH PALIN KA PASE NJE KENGE KU NDER TE TJERA THUHEJ: FALEMSHNET NANA LLESH PALIT, HIQ MOS THIMSET JETA E DJALIT,SE KE DJALE PARTINE E SHTETIN, KE ENVERIN, KE MEHMETIN. DHE GERDECARET LE TA KENDOJNE ME ELSA BALLAURIN. VEND CUDISHE ME NJEREZ TE CUDITSHEM .
zoti klosi?me duhet te analizoj nje thenje te kancelarit te pare gjerman,dhe per kete duhet nxjere nje konkluzjon?bis mark ka thene se shqiperia eshte nje shprehje gjografike dhe ne baze te kesaj shprehje nxjer edhe konkulzjonin e kesaj thenje?kush jane shqiptaret?kur ata nuk arine te formojne nje botkuptim per shtetin e tyre atehere ngelet thenja e bis markut?mos valle eshte me e drejte qe shqiperia te perfaqsohet ne dy republika, ajo e gegerise se veriut dhe ajo e toskerise e jugut per tju pershtatur mentalitetit por edhe ngjyrimeve kulturore dhe partiake ne nje shtet federal nje kopje e ish jugosllavise por ne nje sistem kapitalist si shume shtete federale ne bote,mbase do te kishte nje proces me te mire ne menaxhimin e sistemit nga keto te dy republika ne nje qeveri federale ku dhe interesi i njeres apo i tjetres republike te perqendrohet ne permirsimin e vet te saj ne zhvillimet ekonomike te tyre.ne rast se do te kemi ndryshime ne politiken nderkombetare ndaj kosoves dhe shqiptarve te maqedonise mundet edhe keto republika ti bashkohen federalizmit shqiptar si republika te pavarura.mbase keto jane mendime ne permirsimin e demokratizimit te vertet te nje shteti ku mbizoteron problematika qe dhe ju permendni.
E pershendes Ardian Klosin, per shk-rimin lidhur me Gerdecin.Me dhenjen e votes PD-e,ata njerez fatkeq qe perje-tuan nje tragjedi, per shkak te mosper-gjegjesise totale nga ministri Mediu, ushtaraket,perfundimisht me kryeminis-trin,vertet na bene te quditem!I votuan ata te cilet jua sollen fatkeqesine ne jet te njerzeve e humbje materiale!I paska ndihmu qeveria ne meremetimin dhe ndertimin e shtepive,po me parat e kujt e paska bere ketre!Ka mundesi,qe fami-liaret e Gerdecit,ia paskan fal gjakun fajtorve pa ndermjetesim e askujt!Ani,kan te drejt ta bejne ket, por kjo nuk do te thot rehabilitim i fajtorve!Ata duhet ta marin denimin e merituar nga drejtesia!Po si nuk paskan ditur pergjegjesit per fabri-ken e vdekjes!Te pa besueshme jan deklaratat se nuk paskan degju per ekzistimin e saje!Po kjo nuk ishte nje nje shitore,apo punetori e vogel e cila duhet ti permbush kushtet tek-nike e sanitare,per marjen e licen-ces.Po ashtu edhe te punetorve te cilet do te punonin aty,sipas moshes dhe kualifikim gjegjes!Qellimi paska qene vetem perfitimi i individve,larg syve te popullit dhe ne eresir tota-le!Per fat te keq!
shume e goditur analiza juaj...pergezime
Zoti Klosi, Shqiperia e mesme nuk me duket se ka votuar fuqishem per PS. Ne Elbasan kane dale barazim, edhe Korca qe ju e permendni ka dale barazim. Nuk eshte e vertete se ne keto zona fshatrat kane votuar me shume per PD, perkundrazi ne Elbasan PD e ka "shpetuar" pikerisht qyteti ku edhe ka fituar deputetin PD. "Votat e qytetit te Elbasanit shpetojne Partine Demokratike nga humbja e nje mandati ne garen e barabarte ne kete qark. Me gjithe diferencen e madhe qe shkonte ne 6 mije vota ne kete zone, epersia prej 515 votash pas numerimit te 96 kutive te KZAZ-se nr. 12 te qytetit nga ana e demokrateve, i ka mbajtur ata ne kuadrin e 7 mandateve te fituara, po aq sa dhe socialistet, qe e kishin qarkun bastion qe prej vitit 2005 me 8 mandate me shume. Koalicioni i PD ka regjistruar epersi me 515 vota ne mbyllje te procesit per numerimin e 96 kutive per KZAZ 12 ne bashkine Elbasan megjithese diferenca mes dy forcave politike kryesore ka qene e madhe. PD ka pasur nje mbeshtetje me te madhe ne qytetin e Elbasanit, se ne fshatra dhe rrethet e tjera te qarkut. Nga keto te dhena shihet qarte qe jo vetem qyteti i ka dhene deputetin PD por edhe se PD ne pergjithesi eshte rritur ne ate zone. Prandaj zoti Klosi nuk e kuptoj perse i shtremberoni faktet kur keto jane rezultate qe te gjithe ne i dime shume mire dhe jane fare kollaj qe te vertetohen? A jeni gazetar apo tifoze? Edhe Gerdeci, mund te ma shpejgoni pak voten e tyre pro PD mbas te gjithe atyre akuzave qe shtypi dhe opozita ka hedhur? Kaqe idiote jane ata njereze apo i dine gjerat pak me mire se ju e ne qe rrime e shkruajme ketu?
Akoma me Gerdecin ju?A nuk ju mjaftoi mesimi qe ju dha vete Gerdeci?Nese ata vete ndihen mire me kete qeverisje,ju te tjeret pse ju vret samari?Duket se nuk ju ha shume meraku as per Gerdecin e as per Gerdecaret,por ju vjen shume inat qe nuk ju eci me armen e vetme te fushates elektorale.Kujtuat se Gerdecin mund ta perdornit si dikur Vloren ne '97-en,por kohet kane ndryshuar dhe jo vetem kohet por edhe populli qe ta vendos festen sipas kokes.
Ato cka shkruan Klosi nuk me cudisin aspak sepse eshte e qarte per cilindo qe ka dy pare mend se kujt i sherben me kaq shume zell zoteria ne fjale.Por nuk i eci ndaj kerkon te flase dhe te argumentoje dhe te hedhe poshte argumentat e te tjereve.Mbase argumentat e znj.Ballauri nuk mjaftonin per t'i mbushur mendjen Klosit,por vete Gerdeci i 28 qershorit ishte nje argument i forte per te folur cilido qe mendon si Elsa dhe per te heshtur cilido qe mendon si Klosi.Populli i Gerdecit tregoi pjekuri dhe me ben qe ta pelqej gjithnje e me shume ate batuten e maqedonasit ambasador sipas te cilit populli shqiptar e ka marre qeverine ne nje thes per ta cuar ne Europe.
QEVERITARET gerdecareve:
GERDECARE!
Na falni, nuk e dinim qe ekzistonit!
EUROPIANET shqipetareve
SALBANEZE,ju me te vertete ekzistoni te tille!
kjo eshte me shume nje humbie e se Majtes se sa nje fitore e se Djathtes apo PD.
Por te besh fajtor nje popull apo grupe te caktuara te tij ne baze te ndarjes gjeografike apo ngritjes qytetare- politike, eshte nje konstatim absolutisht i pasakte. Perse nuk analizohen ketu fenomenet Nano, Meta apo vete alternativa qe ofroi e Majta ne keto zgjedhie?
Ishte po ky popull qe ne 1995 me voten etij hodhi poshte referendumin e ofruar nga Berisha dhe PD, qe solli ne fuqi Socialistet ne 1997 dhe 2001.
Kur kater vite me pare ish Presidenti Bush fitoi garen presidenciale ndaj Senatorit John Kerry, megjithe nivelin teper te ulet te miratimit qe gezonte ne ate kohe Presidenti ne pushtet, G.Bush, shumica dermuese e analisteve konkluduan se ishte fushata e mefshte dhe ikonsistente e John Kerry-it qe ne nje fare menyre di dhuroi fitoren Bushit.
- Fajin nuk na e kane yjet I dashur Brutus, por e kemi vete. Julius Ceasar W.Shakespeare
Po edhe Vlora barazim ka dale. 7 koalicioni i PS-se dhe 6 i PD-se. Po te marrim parasysh faktin se z. Dule mori vetem votat e te djathteve (minoritare + himariote dhe bregas ne pergjithesi)dhe do te kaloje perseri ne koalicion me PD-ne, llogaria del 6 me 6.
Ç'jane keto teori veri-jug si teorite e Cubrillovicit?
Qytetet e medhaja ne Shqiperi vazhdojne te sundohen nga PS per arsyjen e thjeshte sepse aty gjenden te privilegjuarit e ish-sistemit komunist,te cilet jane bere sot edhe pronare te vertete te ketyre qyteteve.Popullsia tjeter qe jeton me larg ketij "qyteterimi" shpreson duke pare realisht se PD,me gjithe gabimet ne qeverisje,do ta beje jeten e tyre me te mire.
Geerdecaret perpara se te votonin per P.D (neqoftese kane votuar) duhet te shkojne ne prokueori e te terheqin denoncimet per HIROSHIMEN qe kriminelat, djali, baxhanaku dhe ministreat e Sales bene ne kete fshat. Ne fund te fundit ky eshte dhe nje TEST. Neqoftese nuk do te kete nje veprim te tille d.m.th. nuk do te kete terheqje te denoncimeve do te thote se votat e GERDECAREVE jane manipuluar si e si ne shume zona. Kuptohet se nuk mund te votosh per nje qeveri qe e denoncon per vrasjen e 29 vetave dhe plagosjen e reth 300 te tjereve. Ne qoftese Gerdecaret mendojne se e meritojne ate qe u ndodhi atehere votimi per P.D eshte i JUSTIFIKUAR.
Ladi U.S.A.
ik ore idjot analist! fyen popullin tend .thua " populli i varfer eshte i shemtuar dhe eshte i lig prej urise".po harrove se ne kerkesat e tua para komunistve e shkruaje gjithmone" origjina fshatar i varfer".ca flet me nje injorant pa cipe e me shpirt katili te tille qe hiqet si nivel,qe fut hundet edhe ne punete e kadarese dhe qoses, gjoja si i ditur. ca pollen vampiret aman!vertete vapmiret kan humbur cdo lloj gjykimi.
Te nderuar komentues ne e treguam veten se sa te civilizuar jemi.
Ne asnje vend te botes kjo sdo kisht endodhur ti vrasesh dhe te te japin voten, c'fare inspirimi per politikanet shqiptare vrit sa me shume dhe te marresh votat.
Cdo popull ka ate qeveri qe meriton dhe ne fatekeqesisht nuk meritojme qeveri me te mire.
Dhe nje zygjerim kam per salen nese don te mamrre votat pas kater vitesh, te ndertoje nje central berthamore ne GERDEC,se do marresh 100%te votave.
Majlinda Bregu deklaroi:Ne Gerdec PD ka marre 200 vota ,ndersa PS ka marre 76 vota!!!!Ky eshte konkluzioni me i sakte e llogjik i ketyre zgjedhjeve alla Berishiane!!Ndersa mburret se ky ishte verdikti i popullit,nisur vetem me votat e futura(nuk dihet se si)ne kuti,atehere Berisha eshte fitues qe duhet besuar vertet!!Ne se GERDECI,qe Berisha i vrau,plagosi,u shkaterroi shtepite,i la te gjymtuar per tere jeten,i ka dhene votat Berishes,atehere ,ne kete forme,ja ka dhene Berishes te drejten per te sunduar perseri i gjithe populli!!!GERDECI ISHTE KRIMI SHTETEROR ME TRAGJIK ,QE TRONDITI TERE OPINIONIN PUBLIK BOTEROR,DHE NUK KA ASNJE LLOGJIKE QE TI KETE DHENE VOTAT NJE KRIMINELI QE U VRAU BURRAT ,GRATE,FEMIJET,PRINDERIT ETJ.PRA KUR BERISHA MBURRET ME VOTAT E GERDECIT QE TE GJITHE E DINE SE I GJAKOSI,NUK DISKUTOHET SE KESHTU KA BERE NE GJITHA SHQIPERINE!!!BOTA LE TA BEJE KETE KRAHASIM,NE SE DO VERTET TE DREJTEN!!!EDHE ATA KOSOVARE ,QE E MBESHTESIUN BERISHEN,LE TA KRAHASOJNE BERISHEN ME MILLOSHEVICIN DHE JANE BARABARTE!!PO QE SE MILLOSHEVICIN E QUAJNE HERO PER KRIMET QE U KA BERE,DAKORT ,LE TE MBAJNE PER HERO EDHE BERISHEN ,SEPSE TE DY JANE XHELATET E BALLKANIT NE KETO 20 VJETET E FUNDIT!!!
Tani,kohe keni plot kater vjet te tjera te merreni me sharje e fyerje.Por,kete here e keni trashur muhabetin.Veriu dhe jugu jane ndarje gjeografike te shqiperise ashtu si te çdo shteti tjeter.Ju qe merreni me nxitje rraciste do te merrni ate qe meritoni.!!!
une votimin qe beri gjithe veriu ne shumice dhe ne menyre te veçante banoret e Gerdecit ne favor te Berishes dhe partise se tij e shoh si skandaloz, te denje per njerez qe jane ne fazat e para te evolucionit. Gjithe veriu, sipas te dhenave te INSTAT, eshte varferuar me shume gjate ketyre 4 vjeteve, ne 2005 niveli i varferise ishte 25,1%, ne 2009 eshte 26,6%, ne Gerdec ndodhi ajo qe ndodhi, pati njerez qe humben te dashurit e tyre, pati te tjere qe u plagosen, qe humben shtepite, kraterin e kane para syve perdite e megjithate votojne per partine qe ishte ne pushtet kur ndodhen te gjitha keto, qe eshte pergjegjesja kryesore. Keta njerez nuk e njohin ç'eshte demokracia dhe eshte gjynah ti japesh istituzionin e votes se lire ne dore. Per ta boll qe ai per te cilin ata votojne eshte nga veriu, te tjerat nuk kane rendesi, a vjedh ai , a vret, a eshte i korruptuar familjarisht, a i jep siperfaqe te medha detare falas fqinjit, a ben afera me njerez te dyshimte si Fazlliç, qe i quan miq, te gjitha keto nuk ndikojne tek keto qenie te gjalla.
Mua do me vinte turp te thoja "shihni banoret e Gerdecit qe votuan per PD dhe jo per PS" sepse niveli i tyre mendor e shpirteror eshte per te qare hallin. Majlinda Bregu kete e sheh si triumf te PD, ndoshta se edhe ajo vete dhe te tjere ne PD, ate nivel kane.
Pershendetje