Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Historia e Nikut: I lindur pa gjymtyrë, ia del mbanë në jetë

Shekulli Online | 03/07/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 8 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kur Nick Vujicic lindi pa krahë dhe këmbë, edhe prindërit e tij mezi arrinin ta shihnin me sy. Babai i tij doli nga dhoma e maternitetit për të vjellë, ndërsa mamaja nuk pranoi ta merrte në krahë, derisa ai u bë 4-muajsh. Por, pavarësisht kësaj, pavarësisht handikapit për të jetuar gjithë jetën pa gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, Nick, që tani është 26 vjeç, nga Melburni i Australisë, është i lumtur. Tabloidi britanik "The Sun", ka treguar historinë e tij, duke publikuar dhe fotot e tij, ndërsa noton, luan golf dhe qesh me shakatë e një "kolegeje" bionde, Bethany Hamilton, edhe ajo nuk ka një krah, por jo nga lindja, por nga një aksident. Nick-u ka një këmbë të vogël në fund të anës së majtë, e cila i jep një ndihmesë thelbësore në jetën e përditshme: 26-vjeçari e përdor për të shkruar, për të marrë objekte të ndryshme, për të bërë pothuajse gjithçka. "Është thembra ime e Akilit, do të isha i humbur pa të,"- bën shaka Nick-u, i cili tani jeton në Los Anxhelos. Por, jeta e Nick-ut nuk ka qenë gjithnjë ashtu si është tani. "Kur shihja nënën time të trishtuar, shkova tek ajo dhe i thashë se doja të vdisja, që doja të vrisja veten,"- tregon Nick-u. "E urrej Zotin, sepse më kishte bërë këtë dhe isha i terrorizuar nga ideja që një ditë prindërit e mi nuk do të ishin më. Ndërsa tani gjithçka është ndryshe".

 

8 KOMENTE

Bravo Nik mos u dorezo.

Kot nuk thone qe mjafton te kesh kurajo dhe kembengulje dhe arrin gjithcka.TE LUMTE NIK JE SHEMBULL PER NJEREZIT ME DHE PA GJYMTYRE TE LUMTE

mbiemer serb duket, tere ato mallkime shekullore te nenave shqiptare qe u kane vrare djemte dikun kane shkuar !

kurre mos u doreso . ne te tilla situata njeriu tregon se sa i forte eshte dhe sa mundohet te nbeje dicka . Mos u dorezo kurre lufto se jeta eshte e bukur te lumte. Po gjej rastin per kusheriren time me prof ing . lindi femijen e dyte dhe nuk mund t'ua tregoi se si lindi . Burri ,vjerra ,e jema e tere fisi i tha jo ,mos e merr dhe mos e shiko. Ajo beri greve urie ne maternitet . ishin vitet 90-91 sme kujtohet mire
nji sy ne faqe dhe nji sy ne balle . E jema e rrembeu dhe duke e puthur nuk e leshoi femijen se nuk pati besim as te mjeket . Ajo eshte rritur vazhdon shkollen ne Greqi po ka ndryshuar goxha . Jo nena mos i braktisni kurre femijet. Ajo jeton e lumtur po shpesh lotohet . Shoqet e duan dhe se largojne kurre . pastaj prinderit e kane plage nuk diskutohet ,eshte denim .

Gjynah ,me te vertet zoti nganjeher eshte i pameshirshem

mu rrenqeth mishi sapo e pashe bravo nik je shembull i forces njerezore

Mere si te vije.

O ti (dik-ushi)askushi, e para punes Nicku nuk asht Serb por asht i lindur ne Australi nga prind kroat. Kam qene present ne nji nga fjalimet qi mban dhe asht vertet shum frymzues. Aj shkon neper shkolla, i ndihmon te rijnte larg rrugve te droges e te seksit. Nicky asht nji katolik i devotshem dhe me vjen teper keq qe shoh qe mendja e shqiptarve si puna jote asht ala e manget e shpirti i boshatisun nga miresia. Edhe po te ishte Serb ca randsije ka, djemt e nanave shqiptare nuk i ka vra Nicky,e as Serbet qe mund te jen si Nicky. Aman boll se na bate me vjell me kto fraza boshe pseudo-nacionaliste. Si puna Nickut ka edhe Shqiptar boll, qe lypin lemosh qosheve trutarareve, po ata, sipas arsyes tane, kan marr mallkimet e nanave rrumune, moldave, e ukrainase per shfytzimin qi u asht ba vajzave tyne rrugve te Europes nga Engjujt e evropes. Thirri mendjes e falendero zotin qe nuk te ka kriju si ky njeri.

Komenti juaj

 

Kanceri; Olaparid, ilaçi magjik?

Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...

Shqiptarët, pushime të varfra

TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj