|
|
TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. Një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, djalin e tij 13 vjeçar dhe më pas veten. Të dhënat e para flasin se divorci mes çiftit është bërë shkak i kësaj ngjarje makabër.
Autori, Petrit Zaimi, ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, në Allias pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe pasi ka debatuar ashpër me të vjehrrin, Hazbi Gjoni, e ka vrarë me psitoletën që mbante në brez. Të terrorizuar, vjehrra e autorit, Nadirja, bashkë me djalin 13 vjeçar, Klevisin kanë ikur me vrap. Plumbat nuk janë ndalur, autori ka ndjekur vjehrrën në rrugicën para shtëpisë duke e lënë të plagosur rëndë, por më pas vdiq në spital. Po kështu plumbat kanë marrë edhe të birin, që edhe ai vdiq pasi mbërriti në spital. Ende nuk është sqaruar nëse autori kishte për objket fëmijën e tij të vetëm, apo plumbat e kanë zënë aksidentalisht teksa qëllonte mbi vjehrrën.
Nga dëshmia e banorëve të zonës mësohet se pas këtij krimi të rëndë autori është kthyer në shtëpinë e vjehrrit duke qëlluar mbi veten. Plumbat e lanë të vdekur në vend.
Policia bën të ditur se po heton për shkaqet e kësaj ngjarje shumë të rëndë, me katër të vdekur të një familjeje. Po pyeten persona të familjes Gjoni dhe Zaimi. Paraprakisht thuhet se Petriti ishte i ndarë nga bashkëshortja, dhe divorci mund të ketë qenë zanafilla e kësaj tragjedie.
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
SHIKONI SE MOS ESHTE VRASJE POLITIKE,NDOSHTA VJEHRRI KA QENE DEMOKRAT MILITANT I PD,NDERSA DHENDERRI MILITANT I PS.
Shaka kjo! (E jotja)
RAHMET PACIN TE DY SE GJYNA. UNE THEM QE VJERRI MO ESHTE DEPUTET MO DHE SKA FITUAR. QESHIM NE PO KJO ESHTE SHENJE E KEQE . DHE MBAJENI MEND .
me siguri vjehrri do ket qen militant i pafajshem i PD qe po festonte qetesisht fitoren kurse dhendrri do ket qen kriminel ose i policis bashkiake te Rames. mbaheni mend po nuk doli Majlinda Bregu e te thote keshtu
Eshte gje shume e tmerrshme, imagjino pak 2 pjestar te vrare dhe nje i plagosur. Jane cmendur njerzit, sikur kane henger mish te terbuar. O zot na ruaj mend e kokes. Se mendja eshte kokerr gruri. Te vrasesh djalin tend.
ngushellime familjes
Hej ca jane kketo qe thoni???? Sju vjen turrrppp nje here? Ata vdesin ne tragjedi, ju talleni e si gjithnje i jepni gjitckaje ngjyrime politike.. TURP T'JU VIJE!

ata qe tallen mesiguri duhet te mejn pjes ke ata qytetar te shqipris qe shtyn trenin
hej ,bohuni icik serioza se nuk eshte nje rast per te bo shaka,po me vika sh.keq per djalin e vogel...ehhhh kushedi se si i a ka dhone truni vellait..ngushellime familjes...gjynof
o daje kur nodh kjo gjo sekush thote larg b...time shyqyr ste paska nodh ty kjo gjo se do shifnim se si do flisje..o shoku. te qifsha pd dhe ps ata mushin xhepat dhe njerzit ngordhin per buke...po ne jemi popull rr...k.....i past rrafmet shpirti atyne qe iken. ngushllime familjareve i pas´shin lone jeten te tjerve mrapa.
Me vjen per te vjell me ca komente te me siperme qe nje ngjarje kaq tragjike e kthjejne ne humor politik
Turp duhet me na ardhe te gjitheve qe gjirin e kombesise sone shqiptare ka edhe kesi soj trimash pushka e te cileve nuk din te ndalet as para grave as femijeve e aq me teper kure edhe femijet jane te tyre!
"No cometn!"
Me vjen vertet shum keq per dy familjet dhe per popullsin shqiptare qe nuk e kuptojn qe te besh divorc nuk esht fundi i botes por ne shum raste esht gje shum e mir dhe e mencur esht shum me mir nje divorc sesa te kalosh nje jet si ne ferr sepse kur nuk ka dashni me mes ciftit jeta e tyre kthehet ne ferr merzi llafe stres esht absurde per cfar ndaj dhe gjej personin qe esht tamam i pershtatshem per ty dhe qe te dashuron dhe kalo jeten ashtu sic e ka dhen zoti me vjen shum keq ta them por popullsia ne shqipri jan shum mbrapa me kto gjera cila ishte me mir te pranonte divorcin apo ti vriste te gjith ashtu?

Turp tju vije qe flisni ne kete menyre.
Kur ndodh nje tragjedi edhe sikur te kete Politike ne mes nuk duhet te flitet ne kete menyre sepse kemi te gjithe femije.Sa keq per femijen 13 vjecar.O zot sa gjynah.Ngushellime te afermeve.Ju dhente zoti force per ta perballuar kete situate.Kur nje njeri ben dicka te tille ,mendoj qe ai nuk eshte normal.Sa keq qe ndodhin tragjedi te tilla.Edhe njehere ngushellime nga ana ime.