|
|
ELBASAN- Një vjedhje është regjistruar në mëngjes në qendër të qytetit të Librazhdit, ndërsa viktimë ka qenë drejtuesi i një kamioni, një 34-vjeçar nga Fieri. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në mes të qytetit.
Elton Merdanaj, shofer i një kamioni, i punësuar pranë një firme me qendër në qytetin e Fierit ka denoncuar vjedhjen e një sasie parash. Para oficerëve të policisë gjyqësore, 34-vjeçari ka deklaruar se në mëngjes kishte parkuar në qendër të qytetit mjetin e tij "Benz", me targa FR 0089 B dhe ishte larguar për disa minuta.
Por teksa është kthyer ka konstatuar edhe vjedhjen e parave që kishte në kabinën e kamionit. Sipas deklarimeve të tij, Merdanaj i kishte vendosur paratë poshtë sediljes së vet, por në kthim nuk ka gjetur asgjë. Vjedhja e kryer në një orë të frekuentuar dhe në mes të qytetit ka hedhur dyshimet e para nga agjentët, gjithsesi ende nuk deklarohet asgjë për identifikimin e autorëve.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj