|
|
Kryesia e partisë së Metës: PS-ja të mos i llogarisë katër mandatet tona
Lëvizja Socialiste për Integrim do të presë përfundimin e procesit të numërimit të votave, që përcaktojnë mandatin e fundit, që pastaj të mbajë një qëndrim për lëvizjen e ardhme politike. Kryesia e LSI-së, pas mbledhjes së mbrëmshme, nuk arriti të japë një përfundim të qartë se cilët do të jenë hapat e kësaj force të majtë opozitare, pas numërimit të shumicës së kutive të votimit.
Zyrtarë të kryesisë së LSI-së thanë se objekt kryesor i mbledhjes së kryesisë ka qenë analiza e procesit zgjedhor dhe e numërimit të votave, duke e quajtur atë një situatë të rëndë dhe pa standarde.
Anëtarët e kryesisë kanë përsëritur akuzat ndaj dy partive të mëdha, se kanë shtrembëruar rezultatin e votimeve në shumë zona ku LSI-ja ka patur një prani të ndjeshme dhe ku priste një rezultat të mirë. Si argument janë përdorur disa rezultate ku LSI-ja nuk ka marrë vota, si në Qarkun e Fierit, në KZAZ-të 19, 20 dhe 23, apo në Tiranë dhe këto raste do të ndiqen me rrugë ligjore.
"LSI-ja vendosi që të ndjekë në vazhdimësi rezultatet dhe nxjerrjen e tyre përfundimtare, në mënyrë që të kemi të qartë ndarjen e mandateve, por edhe të dimë përfundimisht se kush është shprehja zyrtare e KQZ-së mbi përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri,"- u shpreh pas mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili.
"Qëndrimi ynë për koalicionet do të jetë pasi të shpallet zyrtarisht rezultati në Qarkun e Fierit", - u shprehën mbrëmë për "Shekulli"-n burime pranë kryesisë së LSI-së.
Fjala është për numërimin e votave, që po ndodhin në tre kuti të KZAZ-së nr.20, që janë gati për t'u numëruar në KQZ, tek të cilat PS-ja kërkon rikonfirmimin e mandatit të 9-të, ndërsa PD-ja kërkon ta rrëmbejë këtë në favorin e vet, që të sigurojë 71 mandate.
Sa i përket ndërtimit të koalicioneve, Vasili tha se ky hap do të merret më vonë: "LSI-ja nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re, ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dhe personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultatit, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral, do të mbledh forumet e saj dhe do t'ju njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur", - u shpreh ai.
Kur kanë mbetur edhe disa dhjetëra kuti për t'u numëruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në shifrat e tanishme që janë fiksuar në raport të barabartë mes së majtës dhe së djathtës, 70 me 70, roli i LSI-së me katër mandate deputetësh është bërë shumë intrigues dhe vendimtar për PS-në dhe PD-në.
Por, sekretari Vasili i dënoi deklaratat e PS-së, që në çdo deklarim publik, llogaritin edhe katër mandatet e LSI-së, për të thënë se e majta dhe e djathta janë në barazim.
"Rama s'ka asnjë të drejtë, as politike, as publike, as morale, që të flas në emër të mandateve të LSI-së",- tha ai. Vasili motivoi edhe deklaratën e dy ditëve më parë të kandidatit, Dritan Prifti, duke përsëritur qëndrimin e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, se ka qenë një opinion personal i z. Prifti.
"Ka qenë një opinion edhe nën peshën e një trysnie antiligjore, kriminale, që janë konsumuar në rrethin e Fierit, që shpjegojnë edhe karakterin e fortë emocional që kanë pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti, por që s'ka të bëjë fare me qëndrimet e kryesisë të forumeve të LSI-së", -tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së.
Të mërkurën e shkuar, kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti, tha se do të ishte ai mandati i 71-të i Berishës, por që u cilësua nga kryetari i LSI-së, Meta, si një reagim emocional.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
LSI
JU LUTEM MOS U BENI TRADHTARE TE IDEALE TUAJ.
Cdo aleance me PD eshte i shemtuar dhe hedh poshte gjithe vullnetin tone si antare te LSI
problet zgjedhore dhe aleancat e mundshme besoj se duhen te behen vetem me kampin e majte ne te kundert cfare levizje do te quhemi pasketaj dhe kush eshte Indetiteti i keasaj levizje.
Vota qe Z. Prifti mendon ti jape PD do ta shkateroj LSI dhe do te kete pasoja te pariparueshme ne Elektorat.
Respekte
po beri kete lsi nuk e merr me voten time
Une si anetar i partise socialiste, si Dibran dhe si kandidat i PS-s ne Komunen e Selishtes te pergezoj per nje vendim kaq trim dhe patriotik per te miren e kombit. Ti nuk zgjodhe interesat personale dhe evitove nje lufte civile qe nuk me kishte vajtur ne mendje qe kryetari i partise sime do ta kerkonte. Ftoj te gjithe socialistet e ndershem dhe babbain tim te ndajne mendimin tim. Me respekte te sinqerta Perparim Ferit Duka