Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Mandatet i marrin nga Rama dhe flenë me ëndrrat e vdekura të Nanos"

Letër e nënshkruar: Rushan Dosti, lexues, Berat | 03/07/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Për mendimin tim, fatkeqësisht, socialistët, edhe në këto zgjedhje, ashtu si në 2005-ën, armik kryesor kanë patur vetveten. "Eksplozivi" që ka dërmuar "fabrikën" e fitores së Partisë Socialiste ka qenë montuar brenda godinës së selisë rozë.


Askush, përveç ideatorëve të Kodit Zgjedhor dhe "shkencëtarit" të PS-së, zotit Islami, besoj nuk i ka ditur pasojat e këtij Kodi të ngatërruar me formula fizike, përzier me matematikë, që nuk përfill as 20 mijë vota në Vlorë, e as 20 mijë në Fier, ndërkohë që shndërron në mandat 2 mijë vota të PD-së në zonat veriore. "Shpikësit" e formulës së humbjes së PS-së kanë qenë dhe janë anëtarë të PS-së, madje edhe në këtë legjislaturë kanë siguruar një mandat tjetër.


Nuk besoj se në ndonjë vend tjetër demokratik, opozita prodhon vota për të mbajtur në pushtet "armikun" e saj, mazhorancën, siç po ndodh sistematikisht në Shqipëri.


Përgjegjësia e Ramës dhe Metës për mosarritjen e një akordi për koalicion parazgjedhor, i cili me siguri do të kishte sjellë në pushtet të majtën apo politikën e re, tashmë duhet harruar, para asaj përgjegjësie që duhet të mbajnë ideatorët e formulës së përllogaritjes së mandateve, të cilët i kanë dhënë 10 mandate më shumë PD-së dhe kanë shpallur "mandatën" për PS-në.


Kësaj i thonë që, Rama, në këtë fushatë, nuk ka patur kundërshtar Berishën, por ka patur armiq brenda gjirit të tij, të cilët, mandatet e deputetit i marrin nga Rama dhe për të fjetur flenë me "ëndrrat" e vdekura" të Nanos.


Ajo që ka rëndësi dhe që socialistët kanë besim, është fakti që lideri i tyre, Edi Rama, ka bërë më të mirën e mundshme në një kohë rekord dhe ai duhet të vazhdojë ta drejtojë PS- në, edhe pse "armiqtë" flenë në shtratin e tij të minuar.

 

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj