Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Përplasen dy automjete, plagosen gjashtë vetë

Shekulli | 03/07/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

AKSIDENTI/ Humbja e kontrollit nga një drejtues ka shkaktuar përplasjen e më tej plagosjen e të gjithë udhëtarëve


KORÇË - Gjashtë vetë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së enjtes si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në superstradën Korçë-Qafë-Plloçë.


Shkak për aksidentin dyshohet të jetë humbja e kontrollit prej njërit prej drejtuesve të automjeteve, i cili si fillim është përplasur në një bordurë të rrugës e më tej me furgonin që qarkullonte në kahun e kundërt. Mes të plagosurve është edhe një 12-vjeçar, i cili mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ngjarja


Mëngjesin herët të së enjtes në afërsi të fshatit Petrushë, në aksin Korçë - Qafë-Plloçë, një automjet me targa italiane, i cili drejtohej nga një punonjës policie i burgut të Drenovës u përplas me një mjet tip "Ford" me targa të Korçës, i cili lëvizte në drejtim të Pogradecit.


Si rrjedhojë, mbetën të plagosur gjashtë personat që ndodheshin në të dy automjetet, mes të cilëve edhe një fëmijë 12 vjeç, e përkatësisht Sindi Çoku, i cili ishte në gjendje më të rëndë. Ndërkohë, të plagosur mbetën edhe 35-vjeçarja Anxhela Çoku, 36-vjeçari Ledion Selimllari dhe 35-vjeçarja Flora Zota. Drejtuesi i mjetit në të cilin ndodheshin këta katër persona nuk është identifikuar ende nga policia.


Mësohet se të plagosurit udhëtonin si pasagjerë në mjetin privat. Nga ana tjetër, mbeti i plagosur lehtë punonjësi i policisë, 26-vjeçari Klodian Dumani, i cili është shoqëruar nga kolegët e tij pas ngjarjes.


Hetimet


Pas mbërritjes në vendngjarje, burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se nga hetimet paraprake rezulton se shkak për ngjarjen ka qenë humbja e kontrollit të automjetit nga punonjësi i policisë së burgut të Drenovës. 26-vjeçari Dumani është përplasur fillimisht me një bordurë të rrugës dhe më pas, duke mos arritur të mbajë mjetin nën kontroll ka goditur automjetin që vinte në kah të kundërt dhe ku ndodheshin katër pasagjerë, përveç shoferit.


Bëhet e ditur se të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 12-vjeçari Çoku është në gjendje më të rëndë. Ndaj Dumanit është ngritur akuza e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

 

Komenti juaj

 

Dënohet për korrupsion ish- funksionari i Mbrojtjes

Shkëlzen Madani, ish drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, duhet të vuajë 1 vit e tetë muaj burg, ndërsa është i...

Pranga për kontrabandë bashkiakut të Kamzës

Mëhill Hasani, është arrestuar se tentoi të fuste me pretekstin e bamirësisë një sasi këpucësh që në të vërtetë do...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj