Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Procesi, Fratini: Faza e fundit të vijohet paqësisht

Shekulli | 03/07/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË - Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Fratini, ka vlerësuar zgjedhjet e 28 qershorit, por ka kërkuar që ai të përfundojë nën të njëjtën frymë konstruktive me të cilën nisi. Në një mesazh të tij, shefi i diplomacisë italiane, tha se procesi ishte më i mirë se në të shkuarën, por ishin vënë re disa episode parregullsie.


"Siç është evidentuar edhe në vlerësimet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë të pranishëm në vend, përveç disa episodeve të parregullsisë, në këtë raund zgjedhjesh u shënua një progres i prekshëm në krahasim me të kaluarën. Pritet, gjithashtu, që edhe faza e fundit e procesit elektoral të zhvillohet në të njëjtën mënyrë paqësore dhe korrekte"- thuhet në mesazhin e Fratinit.


Ministri i Jashtëm italian vlerësoi korrektësinë, me të cilën u realizua procesi elektoral dhe, në mënyrë të veçantë, për mënyrën paqësore të verifikuar gjatë pjesëmarrjes në procesin zgjedhor. Ai nxiti Shqipërinë të vazhdojë me reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

 

Komenti juaj

 

Dënohet për korrupsion ish- funksionari i Mbrojtjes

Shkëlzen Madani, ish drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, duhet të vuajë 1 vit e tetë muaj burg, ndërsa është i...

Pranga për kontrabandë bashkiakut të Kamzës

Mëhill Hasani, është arrestuar se tentoi të fuste me pretekstin e bamirësisë një sasi këpucësh që në të vërtetë do...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj