Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të madh pas hyrjes në NATO"

Letër e nënshkruar: Ilir Cipe | 03/07/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Në Shqipëri, as dy partitë e mëdha nuk kanë arritur të jenë të ndara në sensin ideologjik; ato janë konfuze për çështjet që zakonisht ndajnë të majtët me të djathtët në


Perëndim. (Për shembull, që të jesh i djathtë në Shqipëri, duhet të plotësosh disa kushte: të jesh me Berishën, të kesh qenë i persekutuar dhe nëse je nga veriu, ky është një plus. Ndërsa të jesh i majtë, d.m.th., të urresh Berishën, të kesh qenë familje komuniste dhe nëse je nga jugu, ky është nje plus).


Pra, në Shqipëri ende nuk ka hapësirë për një forcë si LSI-ja. Le të shtojmë këtu se, ashtu si gjithë kryetarët e partive kryesore, edhe krerët e LSI-së nuk bëjnë përjashtim për nga injoranca politike (kujtoni fytyrën e nxehur të Priftit më 2009-ën, dhe deklaratat e tij absurde për rolin e florinjtë të LSI-së, plus teoritë konspirative për blerje me para etj., që ballkanasit i kanë shumë qejf).


Sistemi i tanishëm zgjedhor në Shqipëri, favorizon qartë koalicionet, prandaj LSI-ja është e destinuar të humbë anëtarë, madje të zhduket fare si forcë e rëndësishme, nëse nuk reformohet në kreun e saj.
"Dritani e bën nga inati që ka me Ramën," - thonë pak a shumë në LSI. Po inati nuk është politikë.


Askush nuk ka komplotuar kundër LSI-së. Ideja ishte që partitë e vogla të kishin sa më pak peshë dhe pikëpamjet politike të grumbullohen rreth dy poleve të mëdha, si në Amerikë.
Por, unë mendoj se Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të madh pas hyrjes në NATO.
Fëmijët e politikës vazhdojnë të grinden si edhe më parë dhe nuk shikoj ndonjë shpresë që të zhduken përfundimisht nga skena politike dhe në krye të vijë zëri i arsyes.

 

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj