|
|
TRAFIKU
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, dënoi me 26 vite burg tre shtetasit e akuzuar për "trafik lëndësh narkotike" të mbetur në tentativë; "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" si dhe akuzën e "vjedhjes me dhunë". Sipas vendimit të dhënë nga pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku, i pandehuri nga Kosova, Ismail Kllokoqi, ka kryer veprën penale të "trafikut të drogës" të mbetur në tentativë për të cilën është deklaruar fajtor dhe u dënua me 10 vite burg.
Ndërsa, dy të pandehurit e tjerë Paulo Gjoka dhe Artan Kamberi, sipas vendimit, kanë kryer veprën penale të "prodhim dhe shitjes së lëndëve narkotike" dhe "vjedhjen me dhunë" të bashkë të pandehurit kosovar Ismail Kllokoqi, duke u dënuar përfundimisht me nga 8 vite burg secili. Sipas akuzës, të pandehurit janë arrestuar nga policia e Mirditës në vitin 2006, me rreth 3.9 kilogram lëndë narkotike të llojit hashash. Fllimisht, forcat e policisë ndaluan shtetasit Artan Kamberi dhe Paulo Gjoka, të akuzuar për "vjedhjen me dhunë" të shtetasit kosovar Ismail Kllokoqi.
Pas kontrollit të makinës së tyre, në bagazhin e automjetit me të cilin po udhëtonin Kamberi dhe Gjoka u gjet një gomë rezervë brenda së cilës ishin fshehur 8 pako të mbushura me lëndë narkotike, hashash. Hetimet e mëtejme, çuan në ndalimin e dy shtetasve të tjerë, Ismail Kllokoqi dhe Fatmir Maliqi nga Kosova, si të dyshuar për transportimin e lëndës narkotike nga Tirana në drejtim të Kosovës, por, për këtë të fundit është ndarë çështja dhe gjykohet në mungesë.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj