Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Aktorët e së majtës

Arben Rrozhani | 04/07/2009 | Komente | komentet 4 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Opozita e majtë sot, është ende një shumicë e pafuqishme për të formuar qeverinë që shqiptarët votuan më 28 qershor, megjithëse ajo sërish, si në zgjedhjet e shkuara të 3 korrikut 2005, e më pas në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit 2007, pati fuqimisht votën popullore.


Me rreth gjysmën e votës së zgjedhësve, e majta sot duhet të ishte e qartë dhe e qetë për të formuar një kabinet qeverisës, që do të mbushë gropat e lëna gjatë mandatit katërvjeçar të mbretëruar nga Berisha dhe të shtronte një rrugë qartësisht të lexueshme drejt shkuarjes reale në Europë. Por, paradoksalisht, ajo është në ngërç dhe faktorët janë të shumtë.


Nëse sot Edi Rama, ende nuk është Kryeministri i konfirmuar prej votës së shqiptarëve, por ende në terren - ndërsa pas kuintave të pazareve lëvrin Kryeministri në detyrë, do të thotë se Rama, në krye të selisë rozë nuk ishte si në fjalën e popullit, "Trimi i mirë me shokë shumë". Madje, më keq: është i tradhtuar.


Mbrëmjen e 26 qershorit 2008, kur opozita e majtë, me shumë mund, përpjekje dhe tension, arriti të ngrejë skenën e mitingut përmbyllës dhe të mbledhë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ata mijëra përkrahës që ishin penguar të hynin në afërsi të qendrës, por kishin arritur aty duke marshuar, disa figura të PS-së kërkonin ndonjë vend në kafenetë e katit të tretë të Kullave Binjake, për të ndjekur ngjarjen e fundit elektorale.


Ata ishin spektatorë, sepse nuk ishin përfshirë as në listat e kandidatëve për deputetë dhe as në shtabet elektorale të qarqeve.
Ata, sot nuk kanë përgjegjësi as politike dhe as morale dhe mund të ndjehen shumë të lënduar si pjesë dhe përfaqësues të popullit opozitar për ngërçin ku ndodhet sot partia e tyre.


Ndryshe nga këta të paktë, janë shumë prej atyre që u votuan si kandidatë për deputetë, që duhet t'i nënshtrohen llogaridhënies për lojën amorale dhe apolitike që kanë luajtur, të paktën prej mbarimit të zgjedhjeve vendore, që rezultoi me fitoren e së majtës së bashkuar, shkopinjtë nën rrota që i bënë fushatës parazgjedhore të PS-së dhe tentativave për të realizuar tani finalen e lojës së tyre politike në kurriz të PS-së, duke hequr fajin nga vetja.


Një analizë e shpejtë nuk është e vështirë të nxjerrë emra dhe mbiemra, role që luajtën dhe misione që patën. Ishin ata që, për shumë muaj, kanë patur në dorë përzgjedhjen e njerëzve që do të kandidonin në emër të PS-së, që duhet të bënin fushatën nëpër rrethe dhe qarqe.


Rezultati duket, sepse në shumë prej zonave të veriut, ku PS-ja nuk ka patur një prani domethënëse, por kurrsesi votat e 28 qershorit 2009, rezultatet ishin zhgënjyese, sepse njerëzit që u zgjodhën, u refuzuan nga elektorati i majtë, duke mos ua dhënë votën. Në jug dhe në zonat qendrore të vendit, zona ku e majta ka qenë dominuese, PS-ja nuk arriti të marrë mbështetjen që kishte në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007, duke u lënë terren të lirë kandidatëve të PD-së.


Kjo pjesë e lidershipit të PS-së e la vetëm kryetarin e partisë në turet e gjata dhe të lodhshme nëpër Shqipërinë e harruar prej qeverisë, ndërkohë që bënin lojën e tyre në Tiranë. Ndërsa tani, pasi kanë siguruar mandatet për deputetë, po mbushin elektoratin e majtë që i votoi me parulla disfatiste dhe demoralizuese, duke pritur finalizimin e rolit që kanë luajtur në kurriz të fitores së opozitarizmit në Shqipëri dhe duke pritur të tregojnë me gisht fajtorin, kryetarin e PS-së.


Dhe Rama, vërtet ka bërë një faj të madh prej fundvitit 2005, kur mori drejtimin e selisë rozë: Ai nisi një operacion për të ribërë PS-në, por nuk arriti ta çojë në fund. "Xhaketat e vjetra", të veshura prej misionarëve të rinj, nuk e lejuan dhe nuk pranuan që partia e rrënuar në imazh dhe e dalë në opozitë, t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të hiqte ato pjesë të gangrenizuara në trupin e partisë, pa të cilën nuk kishte si të ndodhte shërimi.


Dhe nëse edhe sot PS-ja ende po vuan në ngërçin e një fitoreje që nuk mund ta gëzojë, kjo tregon se vazhdon të jetë e sëmurë dhe bisturia duhet futur thellë dhe në ato plagë që nxori 28 qershori. Rama mbetet personi i vetëm që mund ta bëjë këtë. Gjithë alternativat e tjera do rezultojnë shkatërruese në situatën e sotme në PS dhe do vijojnë të mbajnë në pushtet Berishën.

 

4 KOMENTE

Edi Rama u vetebesue nga elektorati shqiptar kurse Berisha jo,edi Rama fitoj mazohrancen e votave , edhe pa xhaketat e vjetra,kurse Berisha me xhaketat e vjetra edhe me xhaketat e te tjereve prape se prape mezi arrin te formoje nje qeveri,t cilen e formon vetem lojat e ndyra...

Edi Rama eshte prape se prape fitimtar,bile vizionar se ai na tha te gjitheve se vota per ilir meten eshte vote per Berishen,edhe populli nuk do te harroje...
pRA eDI rAMA ESHTE EDHE MA LEGJITIM SOT SE DJE.
Ai duhet tash te punoje per ta zgjeruar koalitionin e tij,edhe ne anem e djathte ,mbasi tash nuk na qenka me problem...Ka njereze edhe ka e djathta qe e respektojne Ramen,per mireqeverisjen e Tiranes edhe i urojne sukses per betejat qe do vin shume shpejt.
se arkat e shteti jane bosh nga borxhi i berishes edhe harxhimet e tij per fushate.

problemi i kualicjoni shpejton berishen per te mos numeruar fjerin se e di qe do te humbase jo vetem postin por edhe kualicjonin,natyrisht keta luftojne oksidentin qe po triumfon ne besim te plote te elektoratit per te ruajtur orjentalizmin ne pushtet por orjentalizmin e semure jo per orjentaliste qe kerkojne integrim te plote ne struktura te modernitetit,por keta deshirojne nje enver hoxhe te dyte qe per 40 vjet nuk leshoj pe ndaj oksidentit ne postin kryeministror por edhe ate te politikes se jashtme pervec nesti nases qe me ne fund e burgosi.kjo eshte historia e orjentalizmit te semure shqiptar ne politike,gjithashtu toleranca e madhe nder fetare ne nje prapagandim krej te reme ne historine e politikes ku divergjencat midis kampeve jane teper skeptike per nje te ardhme te besueshme ne zhvillimet ekonomike politike.

Ne Itali, koalicioni qe merr me shume vota fiton automatikisht 330 vende nga 630.

Kur thuhet e majta shqiptare, duhen hequr ato votat e minoritareve, se minoritaret nuk jane as shqiptare e as te majte, por jane parti nacionaliste (teorikisht te djathte).

Keshtu nese zhveshim koalicionet nga partite e minoriteteve dhe PAD e qendres, del se as e majta e as e djathta shqiptare nuk arrin 50% te votes se popullit.

Kjo do te thote se kushdo qe merr me shume vende ne kuvend eshte njesoj i legjitimuar.

Prandaj nuk e kuptoj perse Rama si lider i partise me te madhe te majte qenka i legjitimuar ndersa Berisha jo?
Nese ndokush eshte me i afte me makinen llogaritese le te ma sqaroje.

Fitore ne demokracine perfaqesuese, quhet pasja e 1 deputeti me shume sesa kundershtari, ndryshe nga demokracia e drejtperdrejte ku llogaritet perqindja e votuesve.
PD si parti mori jo 1 por 4 deputete me shume, keshtu qe eshte 4 here fituese.

Nese fituesi llogaritet fshatce, atehere po PS duke pasur 1% se PD me shume del fituese.

Ketu me duket se llogaritet fshatce.

Rama gjithmone eshte ndjere si nje UFO i vertete perendimor ne ambientin e perbaltur oriental dhe diktatorial berishian.
Berisha me parat dhe karriget e shtetit dhe diabolizmin teper trivial te tij e ka zgjeruar dhe me tej kete mocal shqiptar qe kuterbon keq ere ne mes te Europes.
Dhe per me tej kemi nje Nano, i financuar perhere nga Berisha, qe me mercenaret e vete qe kurre nuk shterojne ne Ps, vazhdon te beje diversion te vazhdushem, per te sabotuar dhe hequr nga skena tmerrin e Berishes, Ramen, pasi mbas kesaj ky i harruar, ulet perseri ne karrige .
Rama si askush tjeter ka qene nje tmerr i vertete i Berishes, pasi ky i fundit e ndjente gjalle qe vepra e prekeshme e Rames, e vleresuar maksimalisht dhe ne nivele te larta boterore, kishte filluar varrosjen perfundimtare te tij.
Rama si askush tjeter i tregoi botes afer dhe larg qe demokracia shqiptare qe te behet, kerkon mendje zemer dhe kembe.
Muhaxhedinet e Berishes dhe capaculet e Nanos, dilnin vetem me raste zgjedhjesh, per te mashtruar, kercenuar dhe me para per te grabitur voten, Rama per vite te tera i ra fshat me fshat Shqiperise, per ta zgjuar qytetari dhe fshatarin dhe per ta bere te vetedijeshme, qe ishin njerez dhe duhet te respektonin vehten.
Por ushtria e erret dhe pa asnje skrupull berisha-nano e fuqizuar me parat e shpenzuara pa mase nga buxheti nepermjet marionetave dhe lakejve e panumert te vene nga Berisha ne cdo qelize te shtetit dhe institucionit shqiptar, bene qe Shqiperia ne vazhdim te ndjehet si nje deformim teper i shemtuar i demokracise dhe te vazhdoje te funksionoje si nje diktature primitive.Ketu pati pjesen e saj jo te vogel qe nje pjese te shoqerise shqiptare, kenaqet nga era e tepegerit qe prodhon Saliu.
Dhe nqse Rama largohet, kjo mesjete shqiptare ne mes te Europes, nuk ka asnje garanci dhe per sa kohe do te pllakose.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Thesaret e Egjiptit antik përmes të prekurit

Mumje plot ornamente, objekte te shkelqyeshme dhe statuja guri gjenden...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj