Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Berisha: Përshëndes ata që më uruan

Shekulli Online | 04/07/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Edhe pse nuk ka përfunduar ende procesi i numërimit të votave, dhe kur nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga ana e KQZ-së, Kryeministri Sali Berisha, vijon të dalë nëpër konferenca shtypi si fitues i zgjedhjeve.


Edhe dje, në daljen me të shkurtër për mediat, Berisha, pa asnjë agjendë të përcaktuar, doli për të shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e kishin uruar përmes sms-ve.


"Jam këtu për të shprehur mirënjohjen time më të thellë, urimet e mia më të përzemërta për dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë, të të gjitha moshave, burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja, të moshuar, nga të katër anët e Shqipërisë, nga Kosova e të gjitha trevat shqiptare, nga diaspora dhe emigracioni shqiptar në të gjitha vendet e Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja dhe vendet e tjera për mesazhet, që më kanë dërguar dhe urimet që kanë formuluar, nga data 29 qershor e deri më sot.


Pasi kam lexuar një për një dhe me shumë mirënjohje e respekt çdo mesazh, në pamundësi për t'iu përgjigjur me mesazh e sms gjithsecilit, edhe një herë u shpreh atyre falënderimin më të përzemërt dhe u uroj gëzime, suksese dhe mbarësi atyre dhe familjeve të tyre",- tha dje Berisha.

 

Komenti juaj

 

Esktradohet nga Anglia, "ortaku" i Dritan Vilës

Edmond Kallmi, është dënuar me 12 vite, për një vrasje në vitin '98 në Kuçovë TIRANË- Ekstradohet nga Londra, Edmond...

Elbasan, ekzekutohet ish-agjenti i antidrogës

ATENTATI/ Vrasja e Roland Rexhepit është lidhur me kohën në të cilën ai punonte me Edmond Kosenin, Komisarin e Hekurt...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj