Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Bledi Strakosha: Kam dëshirë të bëj një fëmijë pa u martuar

Shekulli Online | 04/07/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 10 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANE - Tek ai të bie në sy qetësia dhe artikulimi i mirë i fjalëve. Kjo, jo vetëm kur e shohim në emisionin tij, por edhe në një bisedë të thjeshtë. E kemi fjalën për Bledi Strakoshën. Tashmë është kthyer në "prift", ku personazhe të rëndësishëm publikë rrëfejnë jetën e tyre. Drejtuesi i emisionit "Blu", nuk e ka të vështirë të rrëfehet për ne, edhe pse shpeshherë ka më shumë dëshirë të dëgjojë se sa të flasë. Ka dëgjuar histori pafund jetësore. Personazhe të ardhura nga hiçi dhe që janë bërë dikush, por edhe e kundërta, megjithëse gjithmonë ngelen dikush. Tashmë është në fund të këtij formati televiziv, për të cilin Bledi mendon se e ka përmbushur misionin. Premton se do të rikthehet në ekran ndryshe, me një emision më popullor, por deri sa gjërat të konkretizohen, Strakosha nuk preferon të na zbulojë detaje. Në një intervistë për SH2-shin, ai vjen ndryshe. Na rrëfen diçka më shumë për veten dhe për jetën e momentit. Ai shprehet "pa dorashka" edhe është i drejtpërdrejtë në ato që thotë. Pranon që nuk mund të jetojë dot me një person tjetër në shtëpi dhe që nuk mendon ta celebroje ndonjëherë veten në martesë, megjithëse ka shumë dëshirë të ketë një fëmijë. Pranon më tej se është egoist dhe i komplikuar në vetvete, por që kjo gjë i pëlqen. Të gjitha këto, Bledi na i ka treguar në intervistën e mëposhtme.

Jeni për të tretën herë në ekran, me emisionin tuaj "Blu". Si përzgjidhen personazhet tuaj dhe në çfarë faze jeni tani me emisionin?

Po, deri në fund të korrikut do të jemi pranë teleshikueseve me intervistat tona, sepse po i vjen fundi sezonit. Për përzgjedhjen e të ftuarve, unë propozoj çdo muaj një listë dhe më pas bëhet përzgjedhja. Nuk kemi ndonjë kriter për sa i përket fushës ku ata punojnë. Përzgjedhja kryesore që ne bëjmë, është se jemi munduar që, nga secili profesion të marrim personazhet më të suksesshëm. Por, paralelisht, personi, përveç karrierës së mirë, duhet të ketë edhe një jetë personale interesante, që nga fëmijëria e deri tek dashuria, e sot. Shumicën e personazheve i njoh thjesht si emra. I kam parë vetëm në televizor dhe kur ulemi pastaj paraprakisht, aty e kupton më mirë se sa interesante është jeta e tij ose e saj, dhe në sa mënyrë të bukur ose të shëmtuar e rrëfen. Sepse duhet të dish ta rrëfesh. Mund të kesh jetën më boshe, por po dite ta rrëfesh, "çudit dynjanë".

Ju ka ndodhur ndonjëherë që keni njohur një person tjetër dhe kur e keni takuar pas bisedës nga afër, ju ka befasuar?

Më ka ndodhur më shumë, por fatkeqësia ime është se kjo çudi nuk më vjen në studio, se e kam zbuluar këtë gjë në bisedën paraprake. Megjithëse mundohem të reagoj si i habitur, po përsëri nuk e bëj dot atë rol.

Sa guxoni të jeni kurioz për jetën e tyre personale?

Unë e kam të vështirë të bëhem kurioz dhe të guxoj në gjëra shumë personale të personazheve të mi, si për shembull, për humbjet që ata kanë pasur në jetë. Më ka ndodhur që edhe jam përlotur në studio. I kaloj këto momente, ndërkohë për një program si "Blu"-ja, nuk duhen kaluar. Unë nuk shfrytëzoj dot njeri për t'i marrë ata lot që do t'i pëlqenin publikut, po që mua dhe të ftuarit nuk do t'u vinte mirë.

E keni pasur të vështirë t'i bënit personazhet tuaj të rrëfehen përballë jush?

Vështirësia ka qenë kryesisht në fillim, vitin e parë të organizimit të këtij emisioni, pasi isha edhe më i vogël. Sot jo. Ia kam marrë dorën. Në shumicën e rasteve kanë qenë më shumë interesante bisedat paraprake, se sa ato që transmetohen. Në studio, personazhet fillojnë dhe kompleksohen. Është kamera dhe pas asaj mund të jenë me mijëra dhe miliona sy dhe kjo të kontrakton. Unë ua them gjithmonë të ftuarve që, ju duhet të vini në emisionin tim, në qoftë se e ndjeni se keni për të rrëfyer diçka. Është sikur shkon te prifti. Në qoftë se vini për t'u dukur, ose thjesht për të shfrytëzuar një hapësirë televizive, atëherë emisioni nuk del bukur. Kanë qenë me copëza dhe momentet e bukura që më kanë habitur nga ata. Çdokush ka pasur momente të veçanta.

Mbas mbarimit të sezonit, do riktheheni përsëri me të tillë format televiziv, apo keni diçka tjetër në mend?

Jo, nuk e mendoj. Kam në mendje diçka tjetër, por me ketë lloj emisioni nuk vij më. Për mua, edhe këtë muaj dhe "Blu"-ja e ka mbaruar misionin. Do vij me diçka tjetër..., por nuk e them, se e kam për ters.

Ke provuar shumë eksperienca, duke filluar nga "Telebingo", e më pas me projekte. Ku jeni ndierë më mirë?

Mua më pëlqen shumë prezantimi në studio, mundësisht pa publik. Kur jam ballë për ballë me një person, janë intime dhe të drejtpërdrejta. Kurse spektakli ka të mirën e vet, po unë nuk jam për atë lloj formati. Ndjesitë e mia nuk janë pozitive për atë lloj fushe, por jo se unë nuk di ta bëj apo nuk e bëj këtë punë. Ndërsa formate si "Blu"-ja, të dhurojnë një audiencë më të vogël, por është ajo që do ti.
Ju keni mbaruar një shkollë gazetarie, apo... cili është profesioni juaj në diplomë?
Nuk jam diplomuar. Kam mbaruar shkollën e mesme, Politeknikumin, për elektricist dhe kam bërë disa kurse për gazetari dhe regji. Pasi mbarova shkollën e mesme, shkova jashtë për studimet e larta dhe për shumë arsye nuk munda. E para ishte mundësia financiare. Në Shqipëri, të bëj një shkollë sa për të marrë një diplomë, unë nuk e bëj këtë. Në qoftë se do e bëj, dua ta bëj dhe të mësoj, por kjo nuk ka më vlerë, se tani ty nuk të kërkon më njeri diplomën.

Çfarë marrëdhënieje komunikimi keni ju, veçanërisht me atë on-line? Jeni pjesë e "Facebook"-ut?

E përdorja, por tani jo më. Në fillim e hapa, pasi të gjithë miqtë e mi më të mirë i kam jashtë. Dhe më thoshin shpesh, hape-hape, dhe e hapa. Vendosa të gjitha fotot e mia aty, pa e menduar gjatë. Në fillim nuk pranoja njerëz që nuk njihja, po më vinin mesazhe: "Ti mendjemadh, pse nuk na pranon". Dhe aty u vura në sedër, duke menduar që unë jam një personazh publik, që, edhe pse nuk i njoh, kam të drejtën t'i pranoj. Fola me miqtë dhe u ndërgjegjësova e fillova t'i pranoja të gjithë. Shumicën e tyre nuk i njihja. Mund të njihja nga ata 30 apo 40 vetë. Më pas më vinin mesazhe nga njerëzit sikur më njihnin prej kohësh, fillonin të kopjonin edhe fotot dhe i nxirrnin ku të donin. Kështu, përfundimisht, dje, e mbylla faqen time aty. Unë vendosa në statusin tim thënie të ndryshme, që nuk ishin të miat, por që i gjeja gjatë punës. Më pëlqenin dhe i vendosja. Qëllimi im ishte që të përcillja një mesazh tek ata që unë njoh në "Facebook", jo tek ata që nuk njihja. Dhe tani aty të gjithë shkruanin komente. Kishte edhe ofenduese. U detyrova që ta mbyllja, pasi edhe abuzonin, kjo nuk është normale.

Pas mbylljes së sezonit, cilët janë planet tuaja?

Tani jam përqendruar vetëm tek udhëtimet. Pata një periudhë që nuk udhëtova për gati një vit. Do bëj edhe pushimet e verës dhe më pas do filloj të mendoj për emisionin e ri.

Jetoni me familjen apo vetëm?

Jo, jetoj vetëm, pasi së shpejti mbush 31 vjeç. Vjen një moment që, me gjithë dashurinë e madhe, edhe prindërit bezdisen. Ardhja në darkë vonë, puna e tejzgjatur!

Jetën e natës e frekuentoni?

Jo, jo, ka vite që nuk dal më, vetëm në pak raste, kur mblidhemi shoqëri dhe organizojmë diçka.

Jeni 193 cm i gjatë. Ju ka shqetësuar gjatësia juaj?

Jo, përkundrazi. Kur jetoja me prindërit, unë nuk kam pasur një krevat, por kam pasur një divan, që akoma e dua shumë. Sa herë që shkoj, bëj edhe një gjumë dreke aty. Gjej një paqe kur fle, mbase është edhe pesha e kujtimeve dhe aty më dalin këmbët jashtë. Ndoshta estetikisht nuk ngjaj bukur, por më shijon.

Thatë që po bëni 31 vjeç, si ndiheni në këtë moshë?

Mirë. Vetë nuk e kam ndjerë ndonjëherë peshën e viteve, që të ndihem i rënë fizikisht apo të shoh rrudhat që më vijnë. Nuk e shoh veten me lupë. Unë jam optimist për vete. E them gjithmonë me shaka, që unë vuaj nga sindroma e Piter Panit.

Nuk mendon se ju ka ardhur koha për të krijuar një familje?

Unë nuk dua të krijoj një familje. Dua të bëj një fëmijë. Unë kam vështirësi të mëdha të ndërtoj një marrëdhënie me një person të dytë, domethënë, të jetoj në shtëpi me një person, e kam të pamundur. Kjo vejn, sepse jam tekanjoz, i dua gjërat ashtu siç i kam lënë vetë, dua një rregull histerik në shtëpi. Ata që më njohin mund ta vërtetojnë.

Po si?! A nuk është pak e vështirë?!

Ideja është që të ndahen përgjegjësitë për të rritur fëmijën dhe për t'i dhuruar gjithçka që ai ka nevojë. Nuk kam menduar të jetoj me askënd. Punët në shtëpi m'i bën mami, pasi nuk më ka lejuar që të marr një pastruese, megjithëse mua më vjen ndoresh edhe vetë. Në momentin që ajo vjen, unë dal nga shtëpia. E kam të pamundur të rri. Mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë as dasmat. Më duket shumë idiote institucionalizimi i ndjenjës. Ka një gjë. Sot e do një njeri, por të dalësh para Zotit apo të afërmeve të t'u, dhe të thuash që do ta dua përjetë, është një gënjeshtër super e madhe. Sepse ti nuk e di nëse do ta duash përsëri nesër, ashtu si edhe sot. Njeriu është në evolucion të vazhdueshëm, po ashtu edhe ndjenjat e tij. Sot e do, e nesër jo. Unë nuk e ndjej ta bëj këtë lloj premtimi ndaj askujt. Edhe pse realisht mund të ndodhë që një iks person ta dua për gjithë jetën, po nuk mund ta premtoj këtë gjë. Nuk është se nuk po kërkoj një lloj stabiliteti emocional apo familjar, problemi është se ma komplikon mua jetën edhe personit tjetër. Unë kam tentuar që, me disa prej miqve dhe mikeshave të mia, të ndajmë javë. Kanë ardhur dhe kanë ndenjur, por ka qenë një ferr i vërtetë. Kam përjetuar një lloj pa lumturie. Jam egoist, e pranoj. Nuk mund të kem një ide fikse që, unë, sa herë të shkoj në shtëpi, që nga ky moment, deri sa të vdes, do gjej po të njëjtin person, që bën po të njëjtat gjëra, që të çan kokën në po të njëjtën mënyrë, e kam të pamundur. Për momentin e kam të pamundur, ndoshta kam ca kohë që jetoj vetëm dhe po më shijon.

E ndjen veten ndryshe nga njerëzit që ju rrethojnë?

Fatmirësisht, shumica e njerëzve që unë njoh, kanë të njëjtin mendim me mua. Kjo mund të më bëjë të mundur plotësimin e kërkesës sime super egoiste që të kem një fëmijë, por jo bashkëshorte, në kuptimin zyrtar të fjalës.

E keni gjetur personin më të cilin do bëni fëmijën?

Tani duhet të kaloj në disa procedura. Për momentin jam të aspekti fizik. Ajo duhet të jetë shumë e bukur, që edhe fëmija të dalë i lezetshëm. Më pas duhet ta zbuloj më shumë personin dhe të shoh, se sa do të përballojë ato copëzat që do ndajmë.


PYETËSORI I PRUSTIT


Çfarë është lumturia absolute për ju?

Vetëm një çast që të vjen një herë në kaq kohë. E rëndësishme është të dish ta shijosh.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Ideja që dita e re ka nisur ashtu siç unë e kisha menduar një natë më parë.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Kam qeshur me një video në "Youtube", me disa njerëz që kishin pësuar transformime zëri. Meshkujt me zë femrash dhe femrat me zë mashkulli.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Unë jam pozitiv. Por jam i paqëndrueshëm. Kjo më shqetëson, pasi shpesh më sjell edhe probleme, po ndihem mirë kështu.

Defekti juaj kryesor?

Kjo që thashë më sipër.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Ndaj gabimeve që janë të paqëllimta dhe atyre që janë bërë të pamenduara.
Hera e fundit që u përlotët?

Ditën e nesërme të zgjedhjeve, kur pashë situatën dhe u ndjeva shumë keq, duke menduar se, përse degjenerojmë kështu gjithmonë?!

Me cilët personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me asnjë.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Nuk kam.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Fisnikërinë.

Tek një grua?

Sinqeritetin, megjithëse femra duhet të jetë e veshur pak me mistere.

Kompozitori juaj i preferuar?

Moxarti.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Nuk fërshëllej fare.

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

"Dashuri në kohërat e kolerës".

Filmi që ju la mbresë të thellë?

"Gjuetari i balonave".

Piktori juaj i dashur?

Nuk kam.

Ngjyra juaj e preferuar?

E zeza.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Nuk mendoj se kam pasur ndonjë sukses aq të madh sa për ta marrë në konsideratë.
Pija juaj e preferuar?

Shampanja.

Çfarë është ajo. për të cilën pendoheni më shumë?

Që kam pasur shumë dëshirë t'i bëj gjërat ashtu si kam dashur, ose siç e kam gjykuar të arsyeshme. Por më mungon vullneti, e kam dy-tre ditë e para, jo se dorëzohem, por më bie ritmi.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Kur je në biseda të afërta me miq dhe nuk të dëgjojnë, e kanë mendjen diku tjetër... Unë e urrej këtë.

Frika juaj më e madhe?

Të qenit i keqkuptuar.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur ajo është e bardhë.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Pooo.

Cila është motoja juaj?

Me pëlqen ajo e Gandit: "Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë."
Si do të dëshironit të vdisnit?

Ëmbël, pa vuajtje.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Të më hapte sytë dhe të më bënte të kuptoja se, për cilën arsye unë erdha në jetë dhe për cilën arsye ma la një kohë të caktuar të jetoj.

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Shumë të mirë.


 

10 KOMENTE

Shkurt gay!!!!!

Mire e ka njeri, se veshtire eshte sot te jetosh me dike. Po mire u kane mos me lind as femiun se e merr ne qafe duke sjell nje krijese te pafajshme ne kete bote mekatare. Po njerezit jane egoist se mendojne se ekzistencen e tyre e vazhdojne ne nje krijese, produkt i spermes se tyre.

"Kam dëshirë të bëj një fëmijë pa u martuar". Kjo shprehje i heq vizen te gjitha cilesive te tij te mira. Eshte per te ardhur keq qe nje njeri ne pozicionin e tij te kete te tilla ide.

Nuk e kuptoj kete njeri . Ky ose eshte mendje madh ose eshte njeri qe ben hie kot ne kete bote ; KU ISHE? ASGJEKUNDI ,eshte puna e tij . Nuk ka njeri nje mos doje nji shkrimtar ta kete idhull ose nji person tjeter . Ne lidhje me jeten ,njeri me shume komplekse ne koke . E kujt ju ca koka te lindi nji femije me ty dhe te vuaje tere jeten ,po zoti vete ske qene? Do te keshillonja te besh nji skanjer qe nga kemba deri te trute . nuk je mire ,kete e kam sinqerisht. Nje njeri qe nuk njef dashurine ai nuk njef asgje nga kjo bote . Nena jote te te rroje sa malet po nji dite ajo do plaket ,do kete nevoje per gruan tende ,ti tani kullot lule me lule e gjemb mbi gjemb po nuk do ngelesh ky budalla qe je. O zot na u mbush shqiperia me psikopate . ju me mire benji nji shoqate qe i thone shoqata e gei" do ndihesh mire
,do kesh pak dhimbje po duke ikur te dr arqilea do sherohesh . E kush je ti o shushunje qe gazeta te kushton kaq rendesi . 1700 cope ti kisha ty s'do te afroja kurre ; ti je vec nji debil.Me e keqja eshte se njof mire ,njof dhe familjen tuaj . ke pak lidhje me greket mos te te zberthej fare. te fala mamase dhe f....

Nuk e kuptoj kete njeri . Ky ose eshte mendje madh ose eshte njeri qe ben hie kot ne kete bote ; KU ISHE? ASGJEKUNDI ,eshte puna e tij . Nuk ka njeri nje mos doje nji shkrimtar ta kete idhull ose nji person tjeter . Ne lidhje me jeten ,njeri me shume komplekse ne koke . E kujt ju ca koka te lindi nji femije me ty dhe te vuaje tere jeten ,po zoti vete ske qene? Do te keshillonja te besh nji skanjer qe nga kemba deri te trute . nuk je mire ,kete e kam sinqerisht. Nje njeri qe nuk njef dashurine ai nuk njef asgje nga kjo bote . Nena jote te te rroje sa malet po nji dite ajo do plaket ,do kete nevoje per gruan tende ,ti tani kullot lule me lule e gjemb mbi gjemb po nuk do ngelesh ky budalla qe je. O zot na u mbush shqiperia me psikopate . ju me mire benji nji shoqate qe i thone shoqata e gei" do ndihesh mire
,do kesh pak dhimbje po duke ikur te dr arqilea do sherohesh . E kush je ti o shushunje qe gazeta te kushton kaq rendesi . 1700 cope ti kisha ty s'do te afroja kurre ; ti je vec nji debil.Me e keqja eshte se njof mire ,njof dhe familjen tuaj . ke pak lidhje me greket mos te te zberthej fare. te fala mamase dhe f....

Pse ngel Bledi me barre?

Me ka pelqyer gjithmone Bledi per natyren e tij te qete dhe xhentilesen qe e karakterizon dhe fillova ta lexoj vertet me kenaqesi intervisten e tij, por ne fakt u zhgenjeva shume. Tejet egoist dhe mendjemadh megjithese thote qe nuk jam. Mitizimi i te rinjve ne nje moshe shume te re ka shume ane negative, te cilat shpresoj qe shume nga gazetat qe bejne kete gje, te mendohen dy here. Diploma nuk ka rendesi? Nuk flitet literelly per copen e letres, por per formimin qe merr. Te gjithe jemi shkolluar ne Universitet shqiptare, kush ka dashur ka mesuar dhe ka marre formimin e duhur. Ka dhe plot te tjere (por qe nuk jane per tu marre shembull dhe pergjithesuar) qe kane marre copen e letres sa per ta pasur. Personalisht mendoj se Bledit do ti duhej te vazhdonte edukimin e tij shkollor, per te formuar idete e tij, te behet his own person. Mendoj se do ta ndihmoje ta shoh jeten ne aspekt tjeter, larg sloganeve.

Po ky paska te njejten deshire si une :) Po te rra rruge ketej shih e bej :)

shume mire e ke,,e mendojm ne te njejten menyre,,po vetem nje gje nuk jam dakort ideja qe mund te shikosh nje njeri ne shtepi nuk eshte keq,provoje dhe pastaj flet,,ndoshta ske gjetur personin e pershtateshem,,eshte e vertete dashuria ndryshon,,po kur ke nje femi forcohet behesh me pak egoist,,ve femin gjithmone perpara,,edhe me shume kenaqesi.te uroj ta provosh..ciaooo

me pelqen fakti qe eshte i sinqerte, dhe verteton qe eshte egoist me shume duke thene qe dua nje femije po jo te martohem, per te vetmen arsye se ate femije e do per nje loder te bukur c`ka mund te meret dhe ti perkushtohet per tere jeten(pra te kete dicka te veten te bukur , dhe te gjalle per tu mare me te) mos me keqkuptoni nuk dua te them qe nuk do ta doje ate femije(do ta doje me shume se gjithcka ne bote).kjo eshte arsyeja e tij.. mos paragjykoni...
te jesh egoist nuk mendoj se eshte dicka e keqe ...
PER MENYREN E TE KONCEPTUARIT TE TIJ TE JETES,,FEMIJA ESHTE E VETMJA ARSYE ,,QE MUND TE MBUSHI ATE SI NJERI....

Komenti juaj

 

E RRALLË / Ngjashmëria e telefonave, studentit i vijnë SMS-të e Presidentit Topi

Një të ri këtu në kryeqytet e ka zënë belaja me telefonin e tij. Numri i tij i telefonit...

Anjeza Maja, ish-Misi në prapaskenën e Blendi Fevziut

Intervista/ Rrëfimi i Anjeza Majës. Prezantuesja e maratonës së këngës popullore në TV Klan tregon punën dhe jetën e momentit....

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj