Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Djegia e "bunkerit" përpara Galerisë, mbërrin në prokurori

Shekulli | 04/07/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Prokuroria e kryeqytetit, mori në dorëzim mesditën e djeshme dosjen penale të djegies së bunkerit prej polisteroli mbrëmjen e 28 qershorit në oborrin e Galerisë së Arteve në Tiranë.


Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare, të cilët shtuan se policia e shtetit ka referuar dosjen penale pa emër të personit të dyshuar apo të akuzuar, duke i kërkuar institucionit të prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe të ndjekë penalisht autorin që mendohet se ka konsumuar veprat penale të "ndotjes me dashje të ambientit" dhe "prishjen e qetësisë publike".


Sipas këtyre burimeve, mësohet se dosja do t'i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm, ku do merren në pyetje një grup personash, dëshmitarë të skenës së djegies dhe vetë organizatorin e kësaj "proteste" i cili e vendosi këtë bunker pranë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", shtetasi Altin Goxhaj, si drejtues i lëvizjes "Zgjohu".


Mësohet se hetimet nuk përjashtojnë edhe vetë drejtuesin e kësaj lëvizjeje, Goxhaj, si person të dyshuar edhe pse në deklarimet që, mësohet se ai ka dhënë, provon faktin se ka qenë shumë metra larg vendit ku u dogj ky bunker, që sipas organizatoreve, simbolizonte protestën ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

--------------------------------------------------------------------------------------------

Përplasen tri makina në unazë, s'ka të plagosur


TIRANË - Një aksident automobilistik, ku janë përfshirë tre automjete ndodhi mbrëmë në kryeqytet rreth orës 20:00, në afërsi të kryqëzimit të porcelanit me unazën. Për fat të mirë në asnjë prej mjeteve që u përfshinë në aksident nuk pati të lënduar. Mos respektimi i distancës së sigurisë nga njëri prej automjeteve është bërë shkak që makinat të përfshihen në aksident, në "Unazë", pranë kryqëzimit të rrugës "Bardhyl".


Sipas policisë dyshohet se mjeti i markës "Ford Fiesta", me targa TR 5510 H, ka qenë duke ecur me shpejtësi, duke goditur autoveturën përpara saj me TR 0103 M. Nga përplasja e dy makinave është goditur dhe një automjet i tretë, i markës "Mercedez- Benz" me targa TR 2096 I, që në ato momente ishte e ndaluar për nga vargu i gjatë i makinave që ishte krijuar nga sinjali i kuq i semaforit.


Drejtuesi i një prej mjeteve të përfshirë në aksident, është konfrontuar fizikisht me njërin nga drejtuesit e mjeteve të tjera, ndërsa është larguar pa mbërritur Policia Rrugore në vendin e ngjarjes. Pas pak minutash në vendin ku u përplasën makinat kanë mbërritur ekspertë të hetimit të aksidenteve, të cilët kanë kryer veprimet në vendin e ngjarjes se aksidentit që pati vetëm dëme materiale.

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj