|
|
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë mjete financiare të mjaftueshme për mbajtjen e vetes
Shtetasit e huaj, që shkojnë në Itali për një periudhë të shkurtër (si për vizita, biznes, turizëm) dhe ato që hyjnë për motive studimi, duhet të provojnë se zotërojnë, mes kërkesave të tjera, mjete financiare të mjaftueshme për mbajtjen e vetes, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin e shtetit italian.
Kështu u shpreh specialisti i zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, i cili shpjegoi se institucionet italiane kanë vendosur për një kërkesë thelbësore, e cila duhet të provohet se plotësohet, si kur kërkohet vizë në Ambasadën Italiane, ashtu edhe në çastin e hyrjes në Itali, kur kërkohet (përmes paketës postare) leja e qëndrimit, apo deklarohet prania në Itali (kjo për hyrje-qëndrime afatshkurtra, pra deri në 90 ditë). Ky rregull është në fuqi edhe për shtetasit e huaj, që janë të përjashtuar nga detyrimi i pajisjes me vizë hyrjeje.
Hyrjet për studim
Shtetasit e huaj, që synojnë të shkojnë në Itali për të ndjekur një kurs studimor apo për të ndjekur studime universitare, duhet të provojnë se zotërojnë burime të mjaftueshme për mbajtjen e tyre gjatë qëndrimit të parashikuar.
Sipas Durim Hatibit, nëse kohëzgjatja është më shumë se tre muaj, studenti i huaj, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, duhet të provojë se zotëron të ardhura mujore të barabarta me çekun social (për 2009-ën kjo është baraz 409.05 euro).
"Nëse këto shtetas synojnë të ndjekin studime universitare në universitete italiane, nga ana e tyre duhet të provojnë se zotërojnë mjete jetese në një masë jo më të vogël se 350.57 për çdo muaj të kohëzgjatjes së vitit akademik",- pohon Durmi Hatibi, duke shtuar se në të gjithë rastet, zotërimi ekonomik mund të provohet përmes garancive ekonomike personale apo të ofruara nga institucione apo ente italiane, që konsiderohen të besueshëm nga përfaqësia diplomatike italiane (garanci bankare, llogari bankare etj).
Hyrjet për vetëpunësim
Shtetasit e huaj nga shtete jo anëtare të BE-së, që synojnë të vijnë në Itali për të kryer aktivitet të pavarur si të vetëpunësuar, nëse plotësojnë kërkesat ligjore mund të bëjnë kërkesë të posaçme për miratim për punë të pavarur/vetëpunësim, pranë kuesturës kompetente, vetëm pas botimit të dekret flukseve, që për këto hyrje rezervon një kuotë të caktuar.
Sipas Durim Hatibit, mes kërkesave të tjera ligjore, ky shtetas i huaj duhet të zotërojë një të ardhur vjetore, që vjen nga burime të ligjshme, në një masë të nivelit minimal të parashikuar nga ligji për përjashtimin nga shpenzimet sanitare (€ 8.400).
"Prova e zotërimit të disponibilitetit ekonomik mund të ofrohet përmes parave "cash", llogarive bankare, titujve të kreditit, garancive bankare apo policave sigurimesh, apo përmes çdo dokumenti tjetër të vlefshëm, që provon burimet e të ardhurave",- pohon Durim Hatibi.
Tabela për përcaktimin e mjeteve të jetesës, të kërkuara për hyrje në territorin e shtetit italian (motive biznesi, gara sportive, motive fetare, transiti, transporti, turizmi).
Itali: Ribashkim familjar edhe për të huajin në pritje të shtetësisë
I huaji në pritje të marrjes së shtetësisë italiane, mund të sjellë në Itali familjarët e tij. Kështu vendosi seksioni i parë civil i Gjykatës së Kasacionit, në një vendim të kohëve të fundit, i cili e bën më elastik interpretimin e normave mbi ribashkimet familjare. Gjithçka mori rrugë nga çështja e një çifti brazilian.
Ai kërkoi leje me motive ribashkimi me bashkëshorten, e cila ishte në pritje të dhënies së shtetësisë italiane. Kuestura e Trentos ia refuzoi kërkesën, duke i kërkuar njëherësh të largohet nga Italia, nga momenti që Teksti Unik mbi Imigrimin nuk ka parashikuar leje në pritje të dhënies së shtetësisë, mes tipave të lejeve të vlefshme të ribashkimit familjar. Braziliani, nga ana e tij, iu drejtua Gjykatës së Trentos, që i dha të drejtë.
Për gjykatësit, paçka se nuk ishte parashikuar shprehimisht nga Teksti Unik, duhej miratuar ribashkimi familjar për të shmangur "një pabarazi të paarsyeshme, lidhur me mbrojtjen e unitetit familjar, mes mbajtësve të lejeve në pritje të dhënies së shtetësisë dhe mbajtësve të lejeve të qëndrimit për motive të tjera". Kjo linjë u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit (pranë së cilës kishte paraqitur ankimim Ministria e Brendshme) dhe së fundi edhe nga Gjykatat e Kasacionit.
Anglia, shtetësi vetëm të huajve që kontribuojnë për shoqërinë
Më së fundi do të vendoset një tavan mbi numrin e imigrantëve, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, që do të lejohen të sistemohen vazhdimisht në Britani.
Pavarësisht se aktualisht nuk janë bërë publike hollësirat e këtij kufizimi, por rregullat e reja do t'u mundësojnë ministrave përgjegjës të përzgjedhin vetëm ato që kontribuojnë më shumë për shoqërinë.
Specialisti i zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, shpjegon se, sipas rregullave aktuale, emigrantëve shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, të cilëve u miratohet të hyjnë në Angli, automatikisht u jepet e drejta të bëjnë përpara drejt dhënies së shtetësisë, normalisht pas 4-5 viteve qëndrimi të rregullt atje. Tashmë, Anglia, sipas tij, ka premtuar një sistem të ri pikëzimi për ato që duan të bëjnë kërkesë për dhënie shtetësie.
Ky sistem i propozuar pritet të ndahet nga sistemi aktual i pikëzimit që po përdoret, se cili do të lejohet të hyjë atje, në radhë të parë. "Informacioni i disponuar sugjeron se pikët duhen fituar: mes të tjerash, renditjes së pikëzimit do t'i shtohen verifikime të hollësishme të shlyerjes së detyrimeve taksore dhe puna vullnetare në të mirë të komunitetit.
Mbështetësit e kësaj nisme shpresojnë se kjo do të reduktojë ndjeshëm numrin e lëshuar të pasaportave britanike çdo vit",- pohon Hatibi, sipas të cilit, politikanët britanikë janë shprehur se kjo shënon një ndryshim madhor në politikat emigruese, teksa qeveria bën të qartë qëndrimin e saj për të këputur lidhjen, mes ardhjes këtu për të punuar dhe fitimit automatik të shtetësisë.
Po sipas tij, sistemi i ri me pikëzim, duke u dhënë ministrave pushtetin e kontrollit mbi numrat të miratuar çdo vit, do t'u mundësojë që "të ngrenë apo ulin stekën", sipas mjedisit politik dhe ekonomik mbizotërues. Për më tepër, si thuhet, ato që nuk arrijnë të grumbullojnë pikët e duhura, do t'u kërkohet të largohen.
TIRANË - Sot është afati i fundit për të gjithë ata kandidatë që dëshirojnë të aplikojnë në programin e studimit...
Ministria e Arsimit shpall kuotat e parealizuara për studimin me kohë të pjesshme MASH, kuota të veçanta për komunitetin egjiptian...
Lajmet 07 Janar - Ora 16 -
data/07-01-2010
Lajmet 07 Janar - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 06 Janar - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Sa i mire qe eshte ky i sipermi. Eshte idiot i krijuar nga qeveria qe e ka caktuar. kjo eshte paturpesi qe ben ku Durimi demokratik.
Mer ate rrogen e majme e mbylle sqepin.