Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Debate në KQZ për rezultatet paraprake, shfajësohet Ristani

Shekulli | 04/07/2009 | Lajm i fundit | komentet 30 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debate të ashpra gjatë mbledhjes së sotme, pas deklaratës së zëdhënësit Olli për 71 mandatet e PD-së.
Në fjalën e tij, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, mbrojti deklaratën e zëdhënësit të KQZ me pretendimin se gjithçka u bë në kuadër të zërit të transparencës, dhe jo si në zgjedhjet e kaluara, ku transparenca ka munguar.

"KQZ e ka organizuar punën dhe organikën e zgjedhjeve shumë transparente. Gjatë gjithë ditës së votimit janë dhënë shifra për pjesëmarrjen dhe informacione për rezultate që dilnin pas çdo kutije, gjë që ishte paralajmëruar. Risi e djeshme ishte dëshifrimi. Shifra është përkthyer dhe këtë mund ta bëjë kushdo", tha Ristani.

Ndërsa anëtari socialist i KQZ, Genci Gjoncaj qe ne fillim te mbledhjes akuzoi kryetarin e KQZ, Arben Ristani dhe zëdhnësin e KQZ se kanë abuzuar me detyrën duke dalë me qëndrime për rezultate përfundimtare ndërkohë që priten rezultatet e disa kutive që do të numërohen në Tiranë.

Gjoncaj tha se deklaratat e Ollit sollën konfuzion tek populli që është nën ethet e pritjes së rezultatit. "Me keqardhje njoftoj se deklaratat e KQZ po ngjanjnë si me deklaratat që bëhen nga selia e Partisë Demokratike. Bëj thirrje zoti kryetar se duhet të distancohemi nga politika. Momentalisht s'mund të flasim për rezultate, pasi nuk kemi mbaruar ende kutitë e fundit, duhen pritur dhe ankimimet e partive, ndaj nuk mund të dilet në rezultate si ajo e djeshmja, që shërbeu për manipulimin e opinionit", u shpreh gjatë mbledhjes së KQZ, Gjoncaj.


********


TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mënyrë të kundërligjshme dhe pa një vendim, ka shpallur dje rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke i dhënë koalicionit të sotëm qeverisës 71 mandate.


Pavarësisht se KQZ-ja nuk ka mbyllur ende asnjë rezultat për asnjërin qark, aq më shumë kur në dy qarqe, Fier dhe Lezhë, mbeten ende kuti votimi pa numëruar, çka në njërin prej këtyre rasteve dhe, pikërisht në atë të Fierit, mund të sjellë dhe ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve, jo vetëm në vota, por edhe në mandate, zëdhënësi i këtij institucioni, duke u konsultuar vetëm me kryetarin, Arben Ristani, dhe pa dijeninë e anëtarëve të tjerë të këtij komisioni, ka shpallur dje në mbrëmje rezultatet paraprake.


Ai ka shkelur në këtë mënyrë Kodin Zgjedhor, i cili nuk parashikon në asnjë nen të tij rezultatet paraprake, aq më shumë kur për to nuk ka një vendim.


"Po ju japim këto rezultate që vijnë të konfirmuara tashmë nga 4704 qendra votimi në rang vendi, duke pasur parasysh që në total kemi pasur 4753 qendra votimi. Në bazë të këtij rezultati paraprak, që vjen deri në këtë moment, më lejoni të japë shifrat dhe përqindjet sipas koalicioneve.


"Aleanca e Ndryshimit" ka 707.089 vota, ose 46.69 %. "Aleanca Poli i Lirisë" 27.493 vota, ose 1.82 %, "Aleanca Socialiste për Integrim" 83.767 vota ose 5.56 %, "Bashkimi për Ndryshim", 683.936 vota, ose 45.36 %.


Të përkthyera tashmë në mandate, rezulton që koalicionet respektive të kenë në total, "Aleanca e Ndryshimit" 71 vende në Parlament, "Aleanca Socialiste për Integrim" 4 vende, dhe "Bashkimi për Ndryshim" 65 mandate", - tha Olli, duke dhënë në të njëjtën kohë edhe shpërndarjen e mandateve për secilin koalicion në të 11 qarqet.


Një hap i tillë cenon rëndë besueshmërinë e forcave politike tek ky institucion, pasi deklarata e zëdhënësit të Ristanit ka ardhur pikërisht disa orë pasi Kryeministri Berisha deklaroi se brenda ditës së djeshme shqiptarët do të njiheshin me një rezultat zgjedhor.


Por, ajo që e bën më të rëndë situatën në këtë mes, është vetë fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë për bazë të dhënat operative dhe jo studimin e tabelës së rezultateve sipas KZAZ-ve.


Dalja e Ollit para mediave për të bërë këtë deklaratë, nuk ka qenë thjesht në kuadrin e daljeve të tij të zakonshme, pasi momenti dhe mënyra në të cilën ajo u bë, për socialistët krijon hije të forta dyshimi për një prapaskenë të mirorganizuar nga kryetari Ristani, i cili për ta është vënë në përdorim të plotë të Kryeministrit Berisha. Socialistët pretendojnë se kjo deklaratë ka paragjykuar tërësisht procesin dhe vendimmarrjen e nesërme të KQZ-së në lidhje me Qarkun e Fierit.


Në këtë mënyrë, duket se KQZ-ja në mënyrë të qëllimshme është bërë pjesë e debatit që ekziston mes dy kampeve kryesore politike, të cilat pretendojnë të marrin secila mandatin e fundit në Qarkun e Fierit, i cili ka marrë një rëndësi të veçantë, pasi përcakton dhe mazhorancën e ardhshme qeverisëse.


Duke bërë këtë deklaratë, në kushtet kur për këtë qark nuk janë numëruar ende dhe nëntë kuti votimi, të cilat janë tërhequr në Tiranë për t'u numëruar prej KQZ-së, ky komision i ka hedhur "benzinë zjarrit", duke i dhënë mazhorancës aktuale qeverisëse mandatin e fundit, pavarësisht fati i tij mbetet ende pezull. Për këtë mandat, PS-së i duhen vetëm 37 vota për të qenë fituese.


KQZ-ja, në këtë deklaratë, u është referuar rezultateve të 474 kutive në këtë qark, ndërkohë që nuk kemi ende një rezultat edhe për 14 kuti të tjera, për pesë prej të cilave nuk dihet nëse janë numëruar dhe nuk jepen vetëm rezultatet apo janë konsideruar si të pavlefshme nga vet KZAZ-të.


Në këtë mënyrë, KQZ-ja, me anë të kësaj deklarate, ka paralajmëruar një seancë të vështirë ditën e sotme, ku nuk përjashtohet mundësia e një qëndrimi refuzues nga ana e anëtarëve të mazhorancës për të marrë në numërim nëntë kutitë e Fierit.


Subashi: Olli shpërdoroi detyrën


I menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarëve të majtë në këtë komision, të cilët kanë akuzuar zëdhënësin Olli për shpërdorim detyre. Ata kanë hedhur poshtë ekzistencën e një përllogaritjeje të tillë nga ky institucion.


Në një dalje të posaçme për mediat, nënkryetarja Dëshira Subashi, është shprehur e shokuar nga një deklaratë e tillë, e cila nuk është produkt i një vendimmarrjeje apo konsulte mes anëtarëve të këtij komisioni.


"Jam e shokuar nga kjo deklaratë, pasi Olli është institucion dhe jo person në këtë rast, që të bëjë deklarata të tilla. Lidhur me këtë deklaratë unë besoj që jemi përpara një veprimtarie, e cila nuk lidhet me urdhërimet e KQZ-së.


Jemi me një sjellje ndoshta në shpërdorim të detyrës, për të cilën besoj KQZ-ja do të shikojë këtë deklaratë të saj dizinformuese për publikun", - tha Subashi.


Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe anëtari tjetër, Artan Laze, i cili ka shpjeguar se KQZ-ja nuk ka bërë asnjë përllogaritje mandatesh dhe se gjithçka e thënë nga Olli nuk ka lidhje me institucionin që ai përfaqëson.

Tabelë përmbledhëse


Kuti të numëruara, 4704 nga 4753 që janë gjithsej
Kanë marrë pjesë në votime 1.554.430 shtetas, ose e thënë në përqindje, 50 % e totalit të shtetasve që kanë të drejtë të votojnë

Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka marrë 707.360 vota, ose 46.69%
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" ka marrë 684.123 vota, ose 45.36%
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" ka marrë 83.711 vota, ose 5.56%
Koalicioni "Aleanca Poli i Lirisë" ka marrë 27.493 vota, ose 1.82 %,

Rezultatet për kutitë e numëruara të KZAZ-së numër 39 në Fushë-Kuqe

Koalicioni i PD-së: 314, 473, 202, 390, 212 = 1591 vota
Koalicioni i PS-së: 207, 275, 82, 154, 105 = 803


Rezultatet e deritanishme për qarqet Lezhë dhe Fier

Qarku i Fierit

Në 474 kuti të numëruara nga 488 që janë gjithsej, ka rezultuar:
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka marrë 69.494 vota
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" ka marrë 89.316 vota
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 11.065 vota


Qarku i Lezhës

Në 240 kuti nga 244 kuti (tre kuti janë shpallur të pavlefshme, ndërsa në to udhëhiqte PS-ja) gjithsej, ka rezultuar se:
Koalicioni "Aleanca e ndryshimit" ka marrë 39.010 vota
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" ka marrë 24.845 vota



 

30 KOMENTE

O popull i zgjuar Shqiptar. Provoni njehere te perdorni aritmetiken qe keni mesuar ne klasen e pare. A ju kujtohet tabela e shumezimit? Perdoreni.

Duke marre parasysh numrat e publikuar nga KQZ ne faqen e internetit po bej analizen e meposhtme. Numrat jane te gjitha te verifikueshme ne: http://www.cec.org.al/2004/Zgjedhejekuvendfiles/dokumentacioni%20zgjedhor09/rezultatet/rezultatet.htm

Per Fierin:

Nga 474 kutite e numeruara ne 488 sipas KQZ kemi:

Aleanca per ndryshim: 69494
Bashkimi per ndryshim: 89316
Aleanca socialiste per integrim: 11065

Keto jane forcat politike qe pretendojne mandat. Shuma e votave te tyre eshte: 169875

Sipas ketyre numrave:
Aleanca e PD ka
69494/169875=6.5454 Mandate qe rrumbullakohet ne 7
Aleanca e PS ka
89316/169875=8.4132 qee rrumbullakohet ne 8
LSI ka
11065/169875=1.0421 qe rrumbullakohet ne 1

Kane mbetur edhe 14 kuti sipas faqes se KQZ. Duke llogaritur nje mesatare te thjeshte kemi 14/488*169875=4873 vota te mbetura.

Qe PD te mbaje 6.51 mandate duhet qe te kete 71101 vota nga shuma e 169875+4873. Dmth i duhen edhe 1607 vota nga 4873 te panumeruara.
Qe PS te arrije 8.51 mandate duhet qe te kete 92944 vota nga shuma e 169875+4873. Dmth i duhen edhe 3628 vota nga 4873 te panumeruara.

Po te ruajme perqindjet e tanishme, nga 4873 votat e mbetura aleances se PD do ti takonin 1994 vota dhe 2652 (LSI 317). PD duhet te marre 387 vota me pak se mesatarja e qarkut qe te humbe mandatin kurse PS duhet te marre 1066 vota me shume se mesatarja e qarkut qe te marre mandatin e 9.

Ju lutem perdorni aftesite tuaja intelektuale per te vleresuar se sa i mundshem eshte secili version.

I lutem edhe redaksise qe te publikoje kete mesazh sepse eshte thjesht aritmetike qartesuese.

Kur nuk fitojne socialistet duhet te jete shkelur pa tjeter ligji.
Pranojeni o driteshkurter qe humbet dhe mblidhni mendjen qe te mos beni po te njejtat budallalleqe ne zgjedhjet qe do te pasojne.

Politikat e Zotit Berisha jane te pa ndryshuesheme,ai do te mbetet i njejti person gjithmone,deshira e tij per te qeverisur ka qene dhe mbetet nje objekt qe per tu realizuar ajo,jane bere gjera (ngjarje) nga me tronditese,duke filluar qe nga fillimet e hereshme te demokracise (vitet 90), deri ne ditet e sotme per te fituar e mbajtur karigen e kryeministrit.
Shqiperia s'ka mbetur vetem ne nje Berishe e nje Nano,por ka plot burra te mencur dhe te forte logjikisht,te drejtojne vendin.
Me vjen shume keq,se cdo dite qe kalon me zhgenjen akoma me shume per demokracine qe aspiruam ne shqipetaret per atdheun tone te dashur.

Ndoqa direkt votimin ne KQZ per kutite e panumeruara te Fierit,ku "KRYE(!)ARI" nuk ngrinte as koken per te pare kush votonte pro e kush kundra dhe ... me erdhi turp.
Keshtu nuk kemi pse te çuditemi nga ky njoftim i fundit, sepse do te shohim dhe te tjera "YNERE"

Ne kete vend institucionet jane zero. Ne kete vend komandon jo ligji, respekti per shtetin e se drejtes, serioziteti i institucioneve, pergjegjshmeria, por urdheri politik, sahanlepiresit e kryeministrave te rradhes, partia-shet, prandaj dhe degjojme cudi mbas cudie. Duam te sjojme ne Europe, te levizim pa viza, por nuk kemi respekt as per standartin me minimal qe nje shtet demokratik duhet te kete per ligjet dhe normat qe i miraton vete. Kjo KQZ tregoi hapur militantizmin, ajo projeksionon nje miniature se cilat jane institucionet e shtetit, sesi funksionojne ato dhe se cfare karikature eshte qeverimi i Sali Berishes, ketij fanatiku komunist te pandreqshem qe mjerisht duhet ta durojme te tallet ende me ligjet, me institucionet dhe vete te ardhmen e ketij populli.

ME VEPRIMIN E MBREMSHEM TE KQZ BERISHA LAU FLORIRIN DRITAN ME SH...., ME E PAKTA E PSH..........

FORCA LEZHA. HALLALL QE JA BERE KETE DHURATE SALES. SHPRESOJ TE NA E KTHEJE MIRE, JO NEVE PO GJITHE SHQIPERISE.

shume te poshter keta te PD e dine shume mire qe nuk i marrin dot 71 mandate dhe lloj e lloj manipulimesh dhe djallezira perdorin per te fituar, une ne fakt jam vet me partin demokratike, por keshtu sic po vepron saliu nuk eshte aspak e drejt dhe demokratike, ai e di shume mire se si me perqindje dhe me mandate PS e ka te fituar, por nga etja per karrike saliu nuk dorezohet leht. kjo e tregon qe shqiperia beri nje hap perpara me zgjedhjet dhe 100 hapa mbrapa me manipulimet qe ben saliu, mjer ne shqiptaret e shkret qe edhe ne maqedoni dhe mal te zi do shkojm me viza, ashtu sic na duhet per ne franc e gjermani viza, ashtu do na duhen e dhe per ne maqedoni dhe mal te zi, kan qeverri ato, jo si ne qe skemi as qeverri e as shtet. qe do zoti madh vdekshin keta qe na lane mbrapa bote per cdo gje

Vafshi ne djall! Dhe pastj doni te hyni dhe ne europe, shikojeni me dylbi nga larg! do te hyje maqedonia serbia kroacia, edhe afrika ka per te hyre...dhe pastaj ne! Plehra!

saliu nuk iku nga pushteti kur u dogj shqiperia ne 97,e mendoni se do iki tani.pa e djegur nuk largohet nga pushteti ai,esht fashist e kaluar fashistit.cohu o pupull

fitorja ishte shum e merituar ate dojne shqiptaret


Arrogance qe buron nga pushteti.
Eshte kaq e trishtueshme....
Une s'votoj me.
{ah,me falni, ishte nje deklarate emcocinale si ajo e z. Prifti.}

ah korrupsion pa fuind///

Nuk ka mbaruar votımı.Prısnı dalengadale behen punet e mıra.E rendesıshme eshte te kemı qeverı me njerez te rınj dhe me motıvıme te reja.Ta shporrım njehere e mıre ate mentalıtet te vjeter fashataro-komunıst sı edhe mentalıtetın fshatar qe ka mbızoteruar ne kete vend pas vıteve 1990.

SHqipetaret ne pergjithesi e kane rregulluar jeten e tyre duke u arratisur neper bote qemund te jene me shume se gjysma, gjysma qe eshte ne vend votoi perghysem dhe prape kjo ghysem eshte perghysem kuq e blu qe i bie 12.5% e shqipetareve keshtu problemi nuk eshte aq serioz sa duket eshte vetem ngrehu prift te ulet hoxha

SHqipetaret ne pergjithesi e kane rregulluar jeten e tyre duke u arratisur neper bote qemund te jene me shume se gjysma, gjysma qe eshte ne vend votoi perghysem dhe prape kjo ghysem eshte perghysem kuq e blu qe i bie 12.5% e shqipetareve keshtu problemi nuk eshte aq serioz sa duket eshte vetem ngrehu prift te ulet hoxha

SHqipetaret ne pergjithesi e kane rregulluar jeten e tyre duke u arratisur neper bote qemund te jene me shume se gjysma, gjysma qe eshte ne vend votoi perghysem dhe prape kjo ghysem eshte perghysem kuq e blu qe i bie 12.5% e shqipetareve keshtu problemi nuk eshte aq serioz sa duket eshte vetem ngrehu prift te ulet hoxha

Nuk e kuptoj se si institucioni i vetem qe eshte ligjerisht i ngarkuar me dhenien ZYRTARE te rezultatit te zgjedhjeve del ne nje deklarate per shtyp ku jep nje rezultat jozyrtar.
Kjo llogaritet ne percaktimin nese zgjedhjet ishin brenda standarteve?

Cfare po thua more Kristo? Vertet punet e mira behen ngadale, por persa i perket KQZ-se, e sigurt eshte qe po ben pune te ngadalte, sepse nuk e dime nese po ben pune te mire.

O matematike leshi! Qe te fitoje PD u dashka qe diferenca te ndryshoje me 400 vota, ose qe te humbe PS u dashka qe diferenca te ndryshoje me 1,000 vota. Ik dhe merr borxh pak llogjike dhe gjej ku ke bere gabimet se kjo nuk shkon as me aritmetike elementare as me algjeber te avancuar!

rremuje rremuje dhe vetem remuje ne gjedhjet shqiptare

o po cfar paska qen ky sala edhe duke vdekur besoi do jete kryeminister nuk e leshon kollaj ky leri te rinj ta marin ne dore ta ndryshojne shqiperin

mos ki merak se Sala do te jua ktheje me te njejten monedhe qe ju a ka kthyer ne gjithe keto vite

tuuuurp!!!!!kjo s'quhet demokraci, por diktatur!njerez te korruptuar dhe pa dinjitet.

Ne interesat kombetare.Me mire nje deputete i LSI's te dale-te behet 71 deputete i PD.Apo nje deputete i PDK.de dale-ti bashangjitete PS.Se sa dule te na jape presion-shtypje me nje deputete qe ka.
Qellimi eshte ashtu qe asnje parti mos te jene e mvarun prej "DULES"-Partis Helenake.

komenti i juaji eshte me te vertete nder me te miret,me te arsyetuarit dhe me intelegjente nga te gjithe qe kam lexuar deri tani ne gazeten shekulli,sidomos ne keto momente kur te gjithe te tjerat jane vetem partiake e disa edhe ofenduese.ndoshta ky eshte dhe limiti i shqipetareve.qe nuk njohin limite dhe nuk shikojne me larg sesanjekoment teresisht i politizuar.politikanet dhe mediat tane e dine kete dhe e shfrytezojne me alibi dhe mjeshteri te madhe.

Hapi njeher syte o qorr dhe shiko pastaj fol ti, qe i pranojme ne apo jo zgjedhjet,sepse kutite e Lezhes ne te cilat parashikohej se fitonte PD-ja i numeruan menjehere ndersa per kutit e Fierit ku ne te cilat dihet se fiton PS-ja ende skane vendosur.Ja pra kjo eshte nje nder shume shkeljet pse si i do shkeljet ti te te bien nga qielli,mor i mjere qe,te jane zene syte....

Mjere o shqipetare.Ne Shqiperi nuk ka perfunduar ende lufta e dyte boterore.
Dritani.

i nderuar zoteri apo zonje me (matematika)
aritmetiken e dime te gjithe ashtu si dhe ti por problemi jone nuk eshte ky. problemi yne eshte se 80% e shqipetareve brohorisnin e qane per enverin se ai i kishte mbytur me opiumin e tij ideologjik dhe kjo matematika jote e ka burimin nga ajo kohe.

ne dime te numerojme, prandaj themi qe nje rruge qe mund te kushtonte 700 milion euro sot u pagua 1 miliarde euro

nuk ka njeri te gjalle dhe me pak ndergjegje njerezore qe nuk di se ne te gjitha shitjet e armeve qe jane bere ne shqiperi dhe te mos kene marre pushtetaret para ne xhepin e tyre, ne nuk jemi juriste dhe te kapim ligjerishte ministrat shqipetare te mbrojtjes por e dime ashtu si dhe ti qe ata ndane pare te madhe.

nuk ka qytetar shqiptar qe eshte drejtuar te mare nje tender ne shtetin shqipetar dhe te mos kete paguar ata qe e drejtojne tenderin,

i dashur, pavaresishte se mund te jesh edhe ti ne grupin e atyre qe une dua te numeroj, une po e them se keto vjet te gjithe pushtetaret dhe administrata e tyre me gjithse me rroga qe nuk ju dalin per kafe jane bere kapitalistet e rinj te shqiperise, dhe ketyre njerez si une nuk jua ben hallal kurre por besoj se si une ka shume dhe zoti ne nje fare menyre dhe i ka pare se ju kadhene para por kane ca probleme te tjera qe si gezojne parate.

i dashur parafoles ..jam shume dakort me ty.....dhe a e di cfare mu kujtua..filmi scarface..ose njeriu me shenje....parate i kane tani...keta kapitaliste te rinj...por a do ti shijojne dot...kjo eshte e veshtire...

Komenti juaj

 

Braçe: Bode mashtroi, arka e shtetit është bosh

TIRANË - Qeveria mashteroi me buxhetin, pasi nuk tregoi gjendjen reale te buxhetit te shtetit. Kështu u shpreh sot deputeti...

Ish-efektivi hidhet nga ballkoni për ti shpëtuar policisë

SARANDE - Një 55 vjeçar nga Saranda, ish-efektiv i policisë dhe aktualisht me profesion taksist, është hedhur nga ballkoni i...

 
Komentet

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj