Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Kush humbi dhe kush ka fituar në zgjedhjet e 28 qershorit?"

Letër e nënshkruar: Alban Kociu, student, Tiranë | 04/07/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 4 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

A është fitues Berisha në zgjedhje? JO! Megjithëse 2 vitet e fundit ka punuar veç per fushate dhe jo per qeverisjen e vendit, megjithëse i dhunoi votat e gjithë administrates e ne veçanti te mesuesve, megjithëse e prishi numërimin me ndihmen e sylesheve apo te korruptuarve si ne Berat, megjithëse e ka zhytur vendin ne borxhe dhe i ka prishur qe ne kater vitet e para, gjithë leket e Shqiperis edhe per 2-3 vitet e ardhshme, nuk arriti te bente mazhorance. Pra, Berisha është humbes


A është fitues Meta? Jo! LSI-ja gati e pergjysmoi rezultatin, duke marrë vetem 4.82% nga 8.40% ne 2005-ën. Ai premtoi se do te merrte 30-40 deputetë, e nese s'ndodhte keshtu, do te jepte dorëheqjen. Ai rrezikon te bej nje marrëveshje ne kundershtim me voten e elektoratit, te cilit ia kerkoi voten per ta rrezuar Berishen.


A jemi fitues ne si shoqëri? Sigurisht qe jo. Nuk mundëm të bejme zgjedhje dhe ende nuk mund te kemi institucione kompetente dhe te pavarura. Ne mund te prodhojme veç institucione militantesh.


Edhe Edi Rama ka berë disa gabime. Sigurisht qe, nese nuk do te gabonte, do t'i kishte fituar zgjedhjet qe te shtunen. Por Rama fitoi bindshem 90 % te qyteteve shqiptare (ne jug e ne veri), ku votimet kane qene me te rregullta dhe manipulimet me te pakta. Ai humbi ne fshatra, ku vullneti i popullit u manipulua me dhune a me blerje komisioneresh, me kercenime e me premtime mashtruese.


Ka fituar bindshem ne Tirane. Ka zona ku ai ka dale 205 e me shume para PD-ë. Ne te gjitha zgjedhjet e kaluara, kush fitonte Tiranen (vend ku jeton 40% e popullsisë shqiptare) fitonte Shqiperinë.

 

4 KOMENTE

I nderuar Alban! Natyrisht qe Shqiperia beri hapa prapa ne drejtim te standarteve te zgjedhjeve por kjo ishte veper e Berishes dhe e Rames kur ndryshuan kushtetuten dhe kodin zgjedhor, nderkohe qe deputetet ishin ne greve urie per te parandaluar pikerisht kete qe ndodhi me 28 qershor. Tani jemi para nje fakti te kryer. Te leme vendin te rrokulliset me keq se eshte, apo te vazhdojme me reforma (gje qe e garanton LSI-ja ne lualicion) per korrigjimin e kodit dhe te ndryshimeve ne kushtetute? Fatkeqesisht, PS-ja nuk punoi per te ndrequr por per te prishur. Le te shpresojme qe PS-ja do te jete me hapur dhe bashkepunuese ne te ardhmen per te miren e vendit.


Eshte e vertete,Edi Rama ka fituar bindshem zgjedhjet edhe pse pushtetin do ta marre Sali Berisha me LSI.Turp per Ilir Meten qe gjoja me preteksin e stabilizimit te vendit voten e elektoratit te majte ja jep Berishes.Une do ti beja thirrje elektoratit te majte ta hedhe ne gjygj ilir meten si tradhetar te votes se popullit.Do ta hidhja ne gjyq si qytetare po te kisha votuar per te.Po s'mund te presesh gje tjeter nga shqiptaret e pabese edhe pse ne tradite kane te trasheguar "kodin e beses se shqiptarit".Turp o ilir meta tradhetari.leri justifikimet gjoja per stabilitet.

qenke i zgjuar humbsin e ben fitues me 90%

kjo qe po ndodh ne shqiperi eshte nje gje e papranueshme dhe qe verteton qe politikanet po mendojne vetem te ruajne karrigen dhe jo per popullin. nuk e di se sa do sgjase nje qeveri qe krijohet me dallavere prostitutash.

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj