Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Për një orë, 1 i vdekur 6 të plagosur në superstradë

Gjergj Figuri | 04/07/2009 | Lajm i fundit | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

LEZHË- Superstrada Lezhë-Shkodër çdo ditë iu merr jetën udhëtarëve, si sot kur ka mbetur i vdekur një 60 vjeçar dhe janë plagosur 6 persona si pasojë e dy aksidenteve që ndodhën në intervalin e një ore.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 11:00 në hyrje të fshatit Balldre, ku një autoveturë tip Volgsvagen që drejtohej nga Prel Nika me detyrë oficer policie në Shkoder ka goditur, pas një parakalimi të gabuar një motorçikletë qe drejtohej nga Simon Popa 60 vjeç nga
fshati Rraboshtë e Lezhës. Për pasojë ka humbur jetën disa minuta pasi mbërriti në spital drejtuesi i motorçikletës. Ndërsa drejtuesi i autoveturës ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Tashmë ai është i ndaluar nga policia.

Vetëm një orë më vonë një tjetër aksident është shënuar po në superstradën Lezhë- Shkodër, 1 kilometër larg vendit të aksidentit të parë. Një autoveturë tipVolgsvagen me targa të Lezhës që drejtohej nga 28 vjeçari Marjan Pemaj është përplasur me një furgon taksi me targa të Shkodres që drejtohej nga 42 vjeçari Gëzim Zijuka, ku brenda ndodheshin 4 pasagjerë që udhëtonin në drejtim të Lezhës.

Perplasja ka qënë e fortë mes dy automjeteve duke bërë që ato të përfundonin në kanal. Në aksident mbeten të plagosur 6 persona, drejtuesi i veturës Pemaj, shoferi i furgonit taksi Zijuka si edhe pasagjerët që ndodheshin në të. Sipas policisë shkak i këtij aksidenti kanë qënë manovrat e gabuara të drejtuesit të autoveturës që drejtohej nga 28 vjeçari Marjan Pemaj.

Duke mos mjaftuar aksidentet, pak minuta më pas një motoçikletë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka goditur një efektiv të policisë, i cili po ruante vendin e ngjarjes, por fatmirësisht pa i shkaktuar demtime të medha. Drejtuesi është larguar me shpejtësi.



 

Komenti juaj

 

Shembja e tavanit në magazinën e Ersekës, rëndë vajza 8-vjeç

ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...

Ambasadori Withers takim me kreun e KQZ

TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj