Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Gjendet në motel një kufomë e dekompozuar

Bardha Nergjoni | 04/07/2009 | Lajm i fundit | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

LIBRAZHD - Një burrë është gjetur i vdekur në një hotel në Librazhd nga pronari kur ky i fundit ka ndierë erën e keqe të trupit teksa kishte filluar të dekompozohej. Mesditën e së shtunës në hotel 'Moglica' në hyrje të Librazhdit pronari Arben Koxha pasi ka filluar të ndjejë një erë ka shkelmuar derën e dhomes duke gjetur në krevat klientin e vdekur. Sipas policise kufoma i perket nje mashkulli rreth 40 vjeç.

Ende nuk është përcaktuar identiteti i tij por mësohet se ky person ka marrë një dhomë dy ditë më parë dhe ka qendruar i mbyllur ne hotel. Pronari ka lajmëruar policinë dhe kjo e fundit e shoqëruar dhe nga ekspertiza ka bërë trasportin e trupit gjysmë të dekompozuar duke grumbulluar provat e gjendura në dhomën e hotelit. Gjithsesi pritet që të përcaktohet shkaku i vdekjes ndërsa po kërkohet ndihmë nga komisariatet e tjera për të zbuluar identitetin e viktimës. Ndërkohë është marrë në pyetje edhe pronari i hotelit i cili ka pasur shumë pak të dhëna për viktimën.



 

Komenti juaj

 

Shembja e tavanit në magazinën e Ersekës, rëndë vajza 8-vjeç

ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...

Ambasadori Withers takim me kreun e KQZ

TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj