Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Mediu", Nuni në vend të të dorëhequrës Bala

F.Vezaj | 04/07/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Gjyqtarja e caktuar në shortin e parë dha dorëheqjen, për shkak të problemeve shëndetësore


TIRANË- Gjyqtarja Irma Bala, e caktuar me short për gjykimin e dosjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, të pandehurin Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore, zëvendësohet nga gjyqtari Ardian Nuni, i cili muaj më parë i shpëtoi për mrekulli një atentati të dështuar ndaj tij.


Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Gjykatës së Lartë, të cilët shtuan se përcaktimi i gjyqtarit Ardian Nuni është bërë me short mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë të cilët nuk ishin konsumuar në shqyrtimin e çështjes me 29 të pandehur e akuzuar si përgjegjës për shpërthimin e 15 marsit 2008.


Shpërthim ky, që solli vdekjen e 26 personave dhe mbi 300 të tjerëve që mbetën të plagosur nga mos marrja e masave të sigurimit të kushteve fizike të punës dhe ruajtjes së lëndëve plasëse apo municioneve luftarake që demontoheshin në këtë "fabrikë" çmilitarizimi në Gërdec. Sipas burimeve nga gjykata, mësohet se gjyqtarja Irma Bala pas vizitave të ndryshme mjekësore, ka konstatuar se vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila për tu mjekuar kërkon një kohë të gjatë.


Duke parë pamundësinë e kthimit të saj në detyrë për një kohë të papërcaktuar, gjyqtarja ka vendosur të jap dorëheqje nga të gjitha dosjet që iu kishin caktuar me short, ku njëra prej tyre është edhe kjo e ish-ministrit Mediu.


Pas dorëheqjes së saj, kancelaria e Gjykatës së Lartë nën drejtimin e kryetares së kësaj gjykate, rihodhi në short edhe njëherë dosjen për përcaktimin e gjyqtarit të tretë, që u zgjodh gjyqtari Ardian Nuni.


Pritet që gjyqtari Nuni t'i bashkohet kryesuesit të kësaj trupe gjyqësore, gjyqtarit Besnik Imerajt dhe gjyqtares Evgjeni Sionimeri, të cilët do të zhvillojnë seancën e parë gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Mediu me 6 korrik. I pandehuri akuzohet nga prokuroria për kryerjen e veprës penale të "shpërdorimit të detyrës".



 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj