Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Policia pret vajzën e viktimave të zbardhë shkakun

Shekulli | 04/07/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sot pritet të mbërrijë në Shqipëri, gruaja e autorit të masakrës që pritet të merret në pyetje


Policia: Familja kishte disa shkëputje para divorcit të kërkuar në gjykatë


TIRANE- Një grua rreth të 55-ve banore e lagjes në rrugën "Selaudin Zorba", tregon se i kujtohen mjaft mirë, imazhet e martesës së Petritit dhe Brunildës, para më tepër se 15 vitesh. "Ishin shumë të lumtur mes tyre dhe familjet ishin me nivel dhe ata shkonin shumë",- tregon gruaja e veshur me një bluzë të hirtë të errët, me flokë të zinj të shkurtër. Ajo tregon se të gjithë e mbanin çiftin si atë idealin.


Të njëjtën bisedë gruaja ia përsërit dhe një fqinjit të tij, që gjithashtu duket se e njeh familjen e Azbi Gjonit, por se duket se ka njohur edhe dhëndrin e tij, Petritin. Një fillim më të lumtur për një çift duket se rrallë kush mund ta kishte menduar së paku sipas fqinëve të familjes Gjoni. Sipas tyre, shumë shpejt të dy ata, u larguan nga vendi dhe morën rrugën drejt Greqisë, edhe u sistemuan me punë dhe ndërtuan jetën e re.


Dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë patën Brunilda dhe Petriti, gjatë lidhjes së tyre me tepër se 15- vjeçare. Më i madhi nga dy fëmijët qe djali i tyre, Klevisi, të cilin i ati, e mori me vete dje ndoshta aksidentalisht.


Ende nuk dihet se përse ndodhi krisja e tyre, por që sipas burimeve të policisë nga thënie të marra të afërmve dhe miqve çiftit për të disatën herë kishte dështuar të mbante të lidhur familjen, duke u kthyer disa herë në çështje konflikti, madje edhe mes Petritit dhe familjes së gruas së tij, Azbi Gjonit. Sipas burimeve të policisë, disa herë më parë, ata kishin shkëputur marrëdhëniet dhe ishin bashkuar sërish me shpresën për ta mbajtur familjen.


Muajt e fundit lidhja mes tyre duket se mori fund, kur çifti kishte depozituar në organet e gjyqësorit, një padi civile për divorc për shkak të marrëdhënieve jo të mira. Pikërisht për të sqaruar këtë përplasje mes tyre, besohet se ka ardhur në Shqipëri pak ditë përpara zgjedhjeve Petrit Zaimi, ndërsa me vete kishte marrë edhe të birin 13- vjeçar.


Për të sqaruar një lëmsh që edhe policia dje nuk ka mundur ta zgjidhë, pritet që gjatë ditës së sotme apo të nesërme, në drejtorinë e Policisë hetuesit e zyrës së vrasjeve, të pyesin Brunilda Zaimin (Gjonin).


Ajo mësohet se do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, pikërisht mbi shkakun e konfliktit mes saj dhe bashkëshortit që çoi në padinë për divorc e më pas në ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme. Sipas burimeve nga zyra e hetimit të vrasjeve, gruaja 35- vjeçare pritet të mbërrijë në kryeqytet, nga Greqia ku ndodhej me të bijën, për t'i bërë nderimet e fundit babait të djalit të saj.



Dyshimi i Policisë, krimi me paramendim

Prania e një arme zjarri e mbushur mirë e për më tepër edhe marrja e një krëhëri rezervë me vete nga autori i dyshuar i krimit, edhe ai i vdekur, Petrit Zaimi, ka bërë policinë të dyshojë se krimi i djeshëm i trefishtë, ka pasur paramendimin në kryerjen e tij. Një fakt i tillë sipas tyre konfimohet edhe nga fakti se Zaimi, ishte konfliktuar dhe përleshur me vjehrrin e tij, përpara krimit të rëndë të ndodhur dje në mesditë. Sipas burimeve të policisë, nëse krimi do të kishte qenë i paparamenduar ai mund të mos kishte ndodhur me armë zjarri.


 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj