Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Të djeshmit duhet të ikin njëherë e mirë. Nuk ka kthim prapa"

Letër e nënshkruar: Besmir Frroku | 04/07/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Ç'te bejme? Kjo pyetje dramatike tani po shtrengon keq fytin social-politik te Shqiperise. Ndoshta nuk do te kemi situate me te veshtire se kjo e sotmja. Mallkimi dhe perçmimi shekullor i cinikeve dhe i antishqiptareve, po merr trajta vertetesie: "Shqiptaret s'jane te zote te qeverisin".


Ky mallkim po rigjallerohet, dhe, per fat te keq, me deshperim e heshtje, sikur po pajtohemi dhe sot me kete mendim ogurzi.


Veshtiresite ekonomike, kriza, kaosi, anarkia, polarizimi i shoqerise, kriza e besimit dhe feja e mosbesimit, perçarjet, inatet, merite e akumuluara, por dhe te reja, kane krijuar nje sistem zinxhir kushtesh te pafavorshme, qe po mbyll ne seri shtigjet dhe rruget drejt Europes.


Te varferuar ne ekstrem, te çoroditur dhe te zhgenjyer nga politika 20-vjeçare, te një pjese e njerezve po rizgjohet perfillja e ndjenjes kombetare, duke quajtur "atdhe" gjithë boten dhe kurrsesi vendin e tyre.


Ishte nje risi ardhja enkas e nje numri te madh emigrantesh vetem per zgjedhje, dhe kjo me shpresen se diçka po ndryshon pozitivisht ne atdheun e tyre. Mirepo, i gjithë ky besim doli si nje keshtjelle prej rere nga nje palo zgjedhjesh te deshtuara, sepse ishin te ideuara nga nje Kryeminister ne deshtim.


Dhe emigrantet largohen me nje bindje komplet te kundert me ate te ardhjes: "Shqiperia do dhe shume kohe qe te behet."
Te gjitha keto i dime dhe perseri del pyetja: "Ç'te bejme?"


Fjala duhet thene ne kohen dhe ne vendin e duhur. Koha, sidoqoftë, na therret: s'duhet qendruar me gojekyçur. Vendi, me teper se kurre, është vene ne nje udhekryq midis dy boteve: Botes se Re dhe asaj te Vjeter.


E une si ri jam per progresin, per te rene, per Europen, per demokracine. E gjyshi im, si i moshuar, është per nje gjyq moral ndaj regresit, te vjetres. Është pikerisht koha ku në kete gjyq moral, ne banken e te akuzuarve, duhet te jene te "djeshmit", ata qe e zoteruan kete vend per 20 vjet.


Duhet te jene te "djeshmit" qe shfaqen si te "sotem", demokratikë, me fytyra te reja, me kostume "europiane" dhe qe me paftyresi genjejne per shpresa evropiane, sot, mbas 20 vjetesh.


Ç'te bejme? Le te japim secili ndihmesen tone, gjykimin tone te paanshem ne kete situate te veshtire kombetare, dhe jam i bindur se do te dalim te gjithe ne nje emerues te perbashket:


"Te shporrim komunistin e fundit te kamufluar me petkun e demokratit europian". Te shporrim njeherë e mire nga fronti politik planprishesin e endrres europiane dhe ta leme ne haluçinacionin viziv dhe auditiv të tij, "Gerdecin".

 

1 KOMENT

Mè lejoni tè tregojè njè fabul.
Njè hajdut futet nè vresht pèr tè vjedhur
mirpo e kap roja i vreshtit.
Roja mundohet qè ta marrè hajdutin,ky i
fundit nuk bindet,duke u ndodhur nè vèshtirsi i thèrret pronari nga lart duke i thènè se kishte kapur njè hajdut.
Pronari i thot "bjere posht.Roja pergjigjet se nuk pranon tè vijè,atèhere lèshoje,ky (hajduti) nuk mè lèshon"
Kuptohet qè SAli hajduti as na lèshon dhe as e heqim dot.
Vetèm REVOLTA POPULLORE ta fshijè nga faqa e dheut me gjith BANDEN E TIJE.
Tung.tè gjithve
Nikolaj

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj