Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Uidhers: Rezultati i zgjedhjeve, thuajse 50 me 50

Shekulli | 04/07/2009 | Politike | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, ka deklaruar se qeveria tjetër duhet të jetë qeveri e Shqipërisë, dhe jo e një fraksioni apo një tjetri.


TIRANË- Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, ka deklaruar dje se politika shqiptare duhet të bëjë më shumë që, herën e ardhshme, zgjedhjet të përmbushin standardet ndërkombëtare.


"Nëse këto zgjedhje nuk arritën standardet ndërkombëtare, është shumë e nevojshme për udhëheqjen politike, qeverinë, partitë e opozitës, dhe këdo të përfshirë, që të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha herën tjetër, për të përmbushur këto standarde shumë të larta",- tha dje Uidhers, në një intervistë të gjatë për "VOA"-n.


Megjithëse ka vlerësuar procesin e votimit si një hap pozitiv, ambasadori amerikan ka sqaruar se shqetësimi kryesor për të gjithë, në të vërtetë përmblidhet në një pikë bazë. "Ka probleme teknike, por shumica e problemeve reale buruan nga një mjedis shumë i politizuar, gjatë përgatitjeve, dhe pastaj një pjesë të zhvillimit të zgjedhjeve.


Për të qenë shumë i drejtpërdrejtë, të dyja palët, në raste të ndryshme, dukeshin të kishin qëllimin e fushatës kundër njëri-tjetrit, saqë dukej se anashkalonin faktin se arritja e gjithanshme e zgjedhjeve të shkëlqyera, ishte në interesin e madh të Shqipërisë", - tha ai.


Ambasadori amerikan ka theksuar se është shumë e rëndësishme, që njerëzit të besojnë rezultatet, që do dalin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. "U kam kërkuar shqiptarëve, partive shqiptare, dhe udhëheqësve, që të jenë shumë të duruar, të lënë procesin të vazhdojë ashtu si supozohet të vazhdojë, siç është përshkruar në ligj, në Kodin Zgjedhor.


T'i jepet mundësia që procesi të përfundojë në mënyrë të mirërregulluar dhe jo të paraprihen rezultatet, apo të arrihen konkluzione përpara se të certifikohen. Është shumë e rëndësishme. Ndaj, u bëj thirrje të gjitha palëve dhe atyre që janë përfshirë, të jenë shumë të duruar",- tha ai.


Megjithatë, gjatë intervistës së dhënë, ambasadori amerikan ka vënë në dukje se rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishin shumë të ndërlikuara. "Pika kritike që do veçoja është që treguan një ndarje thuajse 50 me 50, për sa u përket preferencave të votuesve.


Besoj se rezultatet e përgjithshme të dy koalicioneve të mëdha ishin thuajse disa pika përqindje larg, ishte thuajse një barazim statistikor. Kuptimi i kësaj është që qeveria tjetër, kushdo që të dalë nga ky proces, dhe do jetë proces politik e mund të dojë kohë, por kushdo del, ka një përgjegjësi më të madhe", -tha ai.


Uidhers ka shtuar se, "është shumë e rëndësishme që, qeveria tjetër të kuptojë se duhet të qeverise jo në emër të 50 përqindëve të atyre që votuan për të, por të shtrijë dorën tek gjysma tjetër e popullsisë, që është qartësisht e interesuar në përmirësimin e Shqipërisë.


Dhe të përpiqet ta bashkojë kombin për të mirën e tij të përbashkët". Duke folur për kontaktet që ai ka pasur me njerëz të ndryshëm, Uidhers shtoi se, njerëzit, gjatë këtyre takimeve, i kishin shprehur atij një ndjenjë tjetër të fortë, se kushdo vjen ne pushtet, duhet të respektojë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit, duke filluar me gjyqësorin, por dhe me median dhe lojtarë të tjerë të procesit demokratik.


"Dhe se vota për një krah apo tjetrin, nuk ishte mandat për t'u bërë presion institucioneve, si gjykatat apo prokuroria.


Ndaj, mendoj se në këtë votë janë shprehur synime të përbashkëta që i ka populli shqiptar si i tërë. Qeveria tjetër e Shqipërisë, me gjithë ndërlikimet që ju përmendët, vërtet duhet të jetë qeveri e Shqipërisë, dhe jo e një fraksioni apo një tjetri".


 

2 KOMENTE

z.Uidhers,pse po don me e ndare popullin shqipetar ne dy pjese,nuk eshte e drejt te anosh nga nje ane politike,ju te pakten jeni demokrat...

TI JE FAJTORI I SHQIPTAREVE ?TI JE MBROJTESI I MEDIUT DHE KESHILLTARI I BERISHES . TE LUMTE JA ARRITE QELLIMIT . TANI MBASE MBARON DHE MISIONI JUAJ
FLM Z UIDHERS.

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj