Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Gjobëvënësi i francezit, refuzohet gjykimi i Genci Sanxhakut në Gjykatën e Lartë

Flamur Vezaj | 05/07/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


TIRANË- Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Genci Sanxhakut, i dënuar me 16 vjet heqje lirie për akuzën e "gjobëvënies" ndaj shtetasit francez A.Monuz që u martua me "prostitutën" I.N. që i dënuari e shfrytëzonte në Francë. Ky vendim i Kolegjit Penal u mor pas rekursit të depozituar nga i dënuari fierak, i cili kërkoi të rishikohej vendimi formës së prerë marrë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në kryeqytet me 16 vite burg. Ky mos pranim i rekursit erdhi pasi gjyqtarët e Kolegjit Penal arritën në konkluzionet se ndaj tij është zhvilluar një proces i rregullt ligjor dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor pa shkelje procedurale në gjykimin e tij. Ndërkohë, në vitin 2007 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, pas një procesi relativisht të gjatë dhe të arsyeshëm, ku administroi një sërë provash të ndryshme materiale dhe dëgjoi një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh, vendosi të deklarojë fajtor të pandehurin Genci Sanxhaku dhe ta dënojë atë me 16 vite burg.


Kjo masë dënimi, sipas gjykatës, është dhënë pasi është provuar se ka kryer veprat penale të "trafikimit të femrave për prostitucion"; "falsifikimit të dokumenteve" në dy raste; "falsifikim të dokumenteve të gjendjes civile"; "heqjen e lirisë ndaj dy personave" dhe "gjëbëvënies" me 100 mijë euro ndaj shtetasit francez A.Monuz. Sipas vendimit, 38- vjeçari Sanxhaku nga Fieri, ka trafikuar dhe shfrytëzuar si prostitutë shtetasen me inicialet I.N. nga Lushnja, e cila pas një martese të dështuar preferoi të ndahej nga burri bashkë me vajzën trevjeçare. Pas kësaj ndarjeje, ajo njihet me Sanxhakun në vitin 2003 i cili me ndihmën e një emigranti shqiptar në Greqi i siguron një vizë gjermane me të cilën largohet për në Francë ku detyrohet të punojë si prostitutë nga shokët e të pandehurit Sanxhaku.

Ndërkohë, lushnjarja I.N. dashurohet me shtetasin francez A.Monuz i cili i kërkon të martohej dhe të ndahet nga "tutorët" të cilët nuk pranojnë që vajza nga Lushnja t'i ikte. Pas një takimi në Itali mes të pandehurit dhe lushnjares, këtë të fundit e detyrojnë nën kërcënimin për vrasjen e vajzës 3 vjeç të kthehet në Shqipëri, ku i kërkojnë të dashurit të saj francez të sjellë 100 mijë euro dhe do ta linin të lirë lushnjaren dhe vajzën e saj 3- vjeçare. Gjithçka organizohet nga autoritete franceze në bashkëpunim me prokurorinë shqiptare, të cilët në momentin e shkëmbimit të parave me vajzën në aeroportin e Rinasit më datë 24 mars 2004, forcat speciale të RENEA-së ndërhyjnë duke arrestuar Sanxhakun dhe dy shokët e tij, të cilët më pas u lanë të lirë pasi nuk kishin dijeni për "gjobën" dhe shfrytëzimin për prostitucion.

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj