|
|
Gratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t'u prekur në mushkëri, si pasojë e tymit të duhanit. Studimi, i cili mori në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se gratë janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re, brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.
STORY
Statistikat tregojnë se 100 vjet më parë, sëmundjet që lidhen me duhanin preknin kryesisht vetëm burrat. Kjo për arsye se atëherë shumë pak gra pinin duhan.
Por, në 100 vjetët e fundit, gjërat kanë ndryshuar; miliona gra pinë cigare, prandaj edhe shëndeti i tyre është bërë më i pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me duhanin. Në vitin 1987, kanceri në mushkëri ia kaloi kancerit në gji, duke u bërë kanceri më vdekjeprurës mes grave.
Tani, pas 22vjetësh, studimi i ri tregon se mushkëritë e grave duket se janë më të pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencëtarët në Norvegji morën në shqyrtim afro 1 mijë pacientë me sëmundje kronike në mushkëri ose COPD. Nga kjo sëmundje, në Shtetet e Bashkuara, çdo vit vdesin rreth 120 mijë vetë.
Rezultatet e studimit treguan se gratë prekeshin nga kjo sëmundje në moshë më të re se sa burrat. Gjithashtu, mes atyre me mushkëri të dëmtuara kishte gra që kishin pirë më pak cigare sesa burrat, çka i shtyn autorët e studimit të besojnë se gratë mund të preken në mushkëri më lehtë sesa burrat.
Për të shpjeguar përse ndodh kjo, shkencëtarët paraqesin disa teori: rrugët e frymëmarrjes tek gratë janë më të vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatë pirjes së duhanit ndodh tek gratë me një tjetër ritëm nga ai i burrave; teoria tjetër është se dallimet në gjene ose në hormone midis dy gjinive, gjithashtu duket se luajnë një rol në këtë aspekt.
Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...
TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj