|
|
Nuk kam ndërmend të fyej askënd. Shumë e çuditshme më duket që Saliu pranoi të ulet në një karrige me një kundërshtar, i cili gjatë gjithë fushatës ngriti peshë një elektorat të vetin, për të larguar një të keqe nga ky komb, pra Saliun.
Këtu ka një dinakëri nga ana e Saliut, që z. Meta, me dëshirë apo jo, do ta mësojë më vonë. Kombi është i humbur me këtë aleancë dhe justifikimet që jep Meta janë hipokrizi. Varfëria do thellohet dhe lufta për të marrë karrige do shpërfytyrojë gjithë këta pseudopolitikanë.
Është folur qysh në vitin 1992 se Meta, në lokalin privat "B...", është rekrutuar me synimin për të luajtur rolin e Kolonës së 5-të. Ndoshta erdhi koha që të dilte me pak maskim. Bëri mirë, se nuk mund të luash rolin me maskë gjithë jetën.
Vërtetoi se klasa politike ka rënë në humnera të thella hipokrizie dhe imoraliteti, aq sa bën krushqi edhe me djallin. Fjalët e Edit, se votat për Metën janë të Berishës, u vërtetuan përfundimisht. Mendoj që njerëzit me logjikë, qoftë dhe elektorati i LSI-së, ta kuptojnë se çfarë prapaskenash të këqija për të majtën po luhen. Më vjen keq për atdhetarët e mi që po ngelen peng të enverizmit berishian. Shpresoj sa më shpejt t'i shpëtojnë këtij burgu.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj