|
|
KORÇË- Tre të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike të dyshuar si heroinë, armë zjarri dhe municione luftarake.
Lajmi bëhet i ditur nga policia e Korçës, e cila sqaron se ndalimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të koduar " Kutia e parfumit".
Burime zyrtare të kësaj policie, nëpërmjet njoftimit për shtyp, bënë të ditur se nga ky operacion u kap në flagrancë shtetasi S.Ll, të cilit në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 120 gram lënde narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë, si dhe një peshore elektronike. Policia tha se në momentin e realizimit të këtij operacioni, ka qenë i pranishëm edhe shtetasi Vasajan Naum, 18 vjeç nga qyteti i Korçës, të cilit ju gjet dhe ju sekuestrua në banesë një armë automatike dhe një sasi fishekësh. Nga hetimet e policisë, rezultoi se sasinë e lëndës narkotike prej 120 gram, shtetasi S.Ll e kishte marrë prej 22 vjeçarit Mikel Çekrezi, i cili u arrestua për kryerjen e veprës penale
"Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". Ndërsa shtetasi Vasjan Naum, u arrestua nga policia me akuzën e " mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak". Të tre këta persona, do të hetohen më tej në gjendje arresti.
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës...
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj