Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Pyetja 'A kemi sot shumicë legjitime' dhe një skaner për 28 Qershorin

Mero Baze | 05/07/2009 | Komente | komentet 14 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i dhanë një mandat të ri Kryeministrit Berisha dhe janë zgjedhjet e para pa fitues në Shqipëri. Pas një procesi torturues numërimi, me standarde tërësisht të shkatërruara, rezultati duket se ndëshkoi ideatorët e këtij Kodi Elektoral dhe po vë në provë integritetin e tyre moral para shqiptarëve.


Rezultati është i tillë, që, sido që ta rrotullosh, nuk na jep shanse për një shumicë që mund të frymëzojë një Shqipëri evropiane, sikundër është objektivi i klasës politike shqiptare.


Tentativat e fundit të Sali Berishës për të prekur kutitë e Fierit me njerëz të nxjerrë nga burgjet apo udhëtimet nëpër natë të Aleksandër Frangajt, me pará në dorë për të blerë deputetë nga e majta në favor të tij, janë sjellje të padenja për një shoqëri të lirë.


Shqiptarët kanë votuar në shumicë Partinë Socialiste, e cila nuk ka përkthyer dot në mandate votën popullore pro saj. Në këto kushte, ajo është e dënuar të qëndrojë larg pushtetit, edhe pse ka marrë votat e shqiptarëve, sikundër Berisha është i dënuar të dorëzojë pushtetin, edhe pse ka mundur të mbiprodhojë mandate me më pak vota se rivali i tij.


Zgjidhja e vetme në këto kushte është shkuarja drejt zgjedhjeve të reja parlamentare me standarde realisht evropiane. Askush nuk ka të drejtë të ulet sot në kolltukun e Kryeministrit, duke e nisur ditën e parë të punës me blerje votash dhe duke na mbajtur peng për katër vite, në funksion të interesave të atyre deputetëve që kanë shitur votën e tyre. Asnjë shans nuk kemi për një Shqipëri evropiane, nëse nuk kemi një Parlament evropian dhe një shumicë legjitime në pushtet.


Zgjedhjet e reja parlamentare mund të kryhen sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta në muajin tetor, ndërkohë që vendi mund të drejtohet nga një qeveri teknike, e propozuar nga një bazë e gjerë politike.


Përpjekja për t'i lënë kohë Berishës deri në shtator të blejë mandate deputetësh, është antiproduktive dhe fyese për Shqipërinë. Edhe sikur Partia Socialiste të marrë 71 mandate së bashku me LSI-në, nëse Kolegji Zgjedhor gjykon me qetësi mbi kutinë e Beratit, as ata nuk kanë të drejtë të na qeverisin për katër, vjet pas një procesi të degraduar në këtë standard, ku të burgosurit ordinerë të Shqipërisë janë bërë papritur njerëzit më të dashur për ministrat e Sali Berishës dhe vendimtarë për votën e qytetarëve shqiptarë.


Ky nuk është një proces që ka prodhuar një shumicë legjitime për Shqipërinë. Ky proces, për ironi të fatit, ka ndëshkuar ata që ndërtuan këtë Kod Elektoral dhe kostoja më e ulët është të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja.


Them se është kostoja më e ulët, pasi, siç po shkon procesi, çdo qeveri e dalë me blerje votash do nxjerrë qindra-mijëra njerëz në rrugë dhe do e çojë Shqipërinë drejt destabilizimit dhe zgjedhjeve të reja.


Është më mirë të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me qetësi dhe maturi, përmes një qeverie teknike, edhe pse përmes ndonjë korrigjimi ligjor dhe në Kod, siç mund të jetë numërimi automatik i kutive, se sa të shkojmë në zgjedhje pas një procesi të gjatë trazirash sociale dhe protestash, që do të na identifikojnë në botë dhe në Bashkimin Evropian si një vend që ka ende problem zgjedhjet e lira dhe standardet e tyre.


Me këtë rezultat zgjedhjesh unë nuk mund të pranoj nesër Kryeministër as Edi Ramën dhe as Sali Berishën dhe si unë ka qindra-mijëra qytetarë shqiptarë. Që zgjedhjet të prodhojnë një shumicë normale dhe legjitime, dhe që qeveria e re të jetë frymëzuese dhe të ngjallë besim te shqiptarët, duhet të jemi të qartë për nevojën urgjente të zgjedhjeve të reja dhe për nevojën e një qeverie teknike me bazë të gjerë, që të zhdukë nga skena ministra të shoqëruar nga kriminelë para qendrave të votimit në vjeshtën që vjen. Sa më shpejt të kuptohet kjo nevojë urgjente për shqiptarët, aq më e ulët do të jetë kostoja që qytetarët do t'i paguajnë këtij procesi që degradoi si çdo gjë që mbetet në dorë të Sali Berishës.


********************************************

SKANERI I PROCESIT ZGJEDHOR


Kryeministri Berisha, humbësi i madh

Nëse ka një humbës në këto zgjedhje, ai është Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha.
Së pari, ai nuk ka arritur të sigurojë standardet zgjedhore, duke na lënë sërish te fraza, "zgjedhjet ishin një hap përpara, por sërish pa standarde".


Duke komentuar raportin e OSBE/ODIHR-it, pati nga ata që thanë se standardet nuk mund të plotësohen në një vend si yni, për shkak të kulturës së ulët demokratike. Por gjetjet e raportit paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë ishin akuza direkte për Kryeministrin Sali Berisha.


Për mijëra e mijëra njerëz pa të drejtë vote, nuk janë fajtorë njerëzit, por kjo është një shkelje e Kryeministrit. Nëse resurset e administratës përdoren për fushatë, mundet që kjo të jetë shkelje e personave të veçantë, por, kur Kryeministri udhëheq këtë maskaradë, kur ai shkon për të inauguruar një maternitet që nuk funksionon si i tillë, atëherë ai është fajtori.


Por, edhe pse procesi nuk ka përfunduar, Kryeministri ka toleruar vonesat, bllokimet e numërimit, presionet e shkeljet e policisë, duke treguar kështu se interesi i tij është rezultati, duke përkeqësuar perceptimin e të huajve për zgjedhjet.


Për asnjë moment ai nuk u kujdes që ushtria e njerëzve të tij të mos bllokojë procesin në zona delikate, ku udhëhiqte opozita, e ku mund të vendosej rezultati zgjedhor, duke u bërë kështu lehtësisht i lexueshëm në tentativat e tij.


Kryeministri Berisha ishte një dështim madhor në sytë e ndërkombëtarëve, të atyre që i kanë bërë "dhuratat" më të mëdha që mund t'i bëhen ndonjë drejtuesi. Bashkimi Evropian i hapi dritën jeshile, duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara "i falën" në një periudhë delikate anëtarësimin në NATO.


Presidenti Bush mbërriti në Shqipëri në kulmin e mandatit të Berishës dhe prej këtu shpalli pavarësinë e Kosovës.


Megjithatë, brenda disa muajsh, Kryeministri Sali Berisha u kthye në të pabesuarin e madh, duke zhgënjyer kështu aleatët tanë. Ai synoi të vinte nën kontroll drejtësinë e të gjitha organet e pavarura në vend, luftoi mediat, e zhduki frymën ndryshe në partinë e tij. Revanshi i tij frikësoi ndërkombëtarët, që shpejtuan të bëjnë deklarata për ta frenuar atë.


Por, Kryeministri shpërfilli gjithçka dhe arriti që të kthejë në vegla të ulëta elektorale të tilla arritje si, anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për në BE. Një gjë e tillë shokoi ndërkombëtarët.


Për t'i vënë kapak të gjithë kësaj, zgjedhjet ishin një dështim e zullumi po trashet.
Në kushtet kur gara është tepër e ngushtë, me një ose dy deputetë sipër, e me standarde të rrëzuara, Kryeministri shqiptar mund të cilësohet pa frikë, nëse do fitojë, "Kryeministri ilegjitim" në sytë e të huajve, të cilët në çdo deklarim të tyre falënderonin vetëm atë që do që demokracia të funksionojë në këtë vend: popullin shqiptar.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e dështuara e madhe

Lëvizja Socialiste për Integrim mund të quhet gjithashtu e dështuara e këtij procesi. Pritshmëritë e saj kanë qenë tepër të larta, e shpesh deklaratat e tyre për numrin e deputetëve kanë qenë qesharake.

Por kjo nuk i ka penguar ata që të bëjnë një fushatë të mirë e të fortë në gjithë vendin. Shumë analistë sugjerojnë se mund të ketë ndikuar qëndrimi i butë që nisi të mbajë kjo forcë politike pas 15 marsit të sivjetshëm, që ka ndikuar në rezultat, ndërsa shumë të tjerë thonë se ka qenë pikërisht sulmi që nisi Partia Socialiste kundër LSI-së, që e ka çuar në këtë nivel votash. Sondazhet kanë sugjeruar para disa muajsh një rezultat më të mirë për LSI-në, por në vijim ata kanë humbur terren.


Vetë LSI-ja ka deklaruar shpesh se nuk beson te sondazhet, por një gjë është e sigurt, se sistemi e ka dëmtuar atë. Dhe për një gjë Meta ka qenë i saktë, ai pati kundërshtuar shumë ashpër ndryshimet kushtetuese që sollën këtë mënyrë votimi.


Duke parandierë ndoshta një përfundim të tillë, Meta pati hyrë dhe në grevë urie në atë kohë, me arsyetimin kryesor, atë të mbrojtjes së të drejtës për të pasur komisionarë, por me shikim larg te dita e zgjedhjeve dhe te sistemi i vështirë elektoral për partitë e vogla.


Mendohej, gjithashtu, se, nëse LSI-ja do futej veçmas në garë, do merrte më shumë vota sesa nëse do të futej së bashku me Partinë Socialiste. Akoma nuk dihet me saktësi se sa e vërtetë është një gjë e tillë, por rezultatet aktuale tregojnë se bashkëpunimi mes tyre mund të ketë qenë më efektiv për shkak të sistemit.

"Poli i Lirisë" humbet garën me makinerinë shtetërore dhe populizmin

Një tjetër humbëse e këtyre zgjedhjeve ka qenë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. E futur në garë me besimin se do të ishte një tjetër pol i së djathtës së vërtetë, ajo mblodhi disa figura të rëndësishme të së djathtës, por dështoi në garën elektorale.


LZHK-ja nuk arriti sërish të shtrihej në shtratin e saj të djathtë, sepse nuk mund të përballej me makinën e madhe shtetërore që po përdorte Partia Demokratike. Në kushtet e një fushate moderne, as mediat nuk ndihmuan këtë lëvizje të re të së djathtës, e cila dukej kështu e destinuar të humbiste.


Premtimet e saj elegante dhe konkrete nuk mund të përballeshin me vrullin e populizmit të dy liderëve kryesorë të vendit, që flisnin për pensione dhe ministri fshati.


Në kushtet e një fushate me tensione e presione të gjithanshme, LZHK-ja nuk arriti të ishte në trendin e saj, duke ngelur me shpresën që ka arritur të bëjë ndonjë ndërgjegjësim të sadopaktë te të djathtët, se është koha për të patur një alternativë të tyren të besueshme.

Ngjela, dështimet e profileve të larta politike

Gara e këtij fundqershori ishte një test për të parë se çfarë mund të ndodhë me një parti të re, të formuar me figura me profil të lartë politik, kur ajo kandidon më vete.


Partia Ligj për Drejtësi e zotit Spartak Ngjela, provoi gjithashtu në këtë garë, jo vetëm peshën e rëndë të sistemit të ri zgjedhor, por dhe pamundësinë për të fituar, kur në tryezë servir të tilla alternativa, si garantimi i zbatimit të ligjit dhe drejtësisë për të gjithë. Edhe pse duket se ajo çka i duhet më shumë këtij vendi është zbatimi i ligjit dhe institucione të besueshme, sërish kjo parti nuk arriti të ishte askund në tabelën politike.


Partia e Ngjelës kandidoi një figurë të njohur politike në zonën e Lezhës, Preç Zogajn, me perspektivën se aty personaliteti i tij dhe njohjet do të siguronin vota. Megjithatë, dështimi i Zogajt ishte një tregues së garat elektorale për në Kuvend nuk përfillin të tilla personalitete, por logon, e, në rastin më të keq, njerëzit me shumë pará.

G99-a zbret nga skena pa hipur fare në të

Por, ka rënë gjithashtu në sy, gjatë këtij procesi zgjedhor, se partia G99, tek e cila ka patur një pritshmëri shumë të lartë, nuk ka arritur të marrë votat e parashikuara, e madje të renditet te grupi i partive të fundit, në shumë qarqe e zona. Lideri i saj, Erion Veliaj, ka mbetur jashtë Parlamentit.


Shumë e kanë komentuar rezultatin e dobët të kësaj partie si një taktikë që kanë përdorur votuesit e saj për të maksimalizuar votat e Partisë Socialiste.


Edhe pse ka deklaruar se përfaqëson të rinjtë, grupimi nuk i ka shpëtuar simptomës së gjithë partive në vend, për të kandiduar njerëz me pará dhe me influenca të forta lokale. Kështu ka ndodhur të paktën në Berat, çka të lë të kuptosh se G99-a ka pasur synime të qarta për të qenë në Parlament, e jo për të ndihmuar të tjera forca politike.

Sistemi zhduk partitë e vogla

Ky sistem elektoral, përfundimisht ka arritur që të nxjerrë nga skena politike shumë parti të vogla, që prej kohësh ishin të pranishme në Parlament, më shumë falë mbështetjes së partive të mëdha sesa falë faktit që kanë votues të tyre.


Shumë emra aktivë në jetën politike, që u përkasin partive të vogla, do ngelen jashtë dyerve të Kuvendit, ndërsa dy partitë e mëdha kanë arritur kështu një synim të tyrin, që të mos kenë nëpër këmbë parti të vogla me pretendime të mëdha.


Shpesh, këto parti ishin kthyer në vatra punësimi, sapo rrëmbenin ndonjë dikaster dhe e keqmenaxhonin atë në ekstrem.
Por, shumë analistë mendojnë se qëndrimi i tyre i ndryshëm prej partive të mëdha, shpesh ka qenë pozitiv dhe në të mirë të demokracisë parlamentare.


Sipas tyre, mungesa e të vegjëlve në Kuvend mund të jetë një problem. Tjetër fakt është se me këtë sistem, ku garohet shumë ngushtë, partitë e vogla, nëse arrijnë të marrin ndonjë deputet, mund të bëhen faktor bllokues në krijimin e qeverive.

Drejt mazhorancave të brishta qeverisëse

Mazhorancat e brishta qeverisëse, që do krijohen me sistemin e ri elektoral, mendohet se do krijojnë probleme në të ardhmen e një vendi të drobitur nga krizat politike. Tashmë, një ose dy deputetë të vetëm mund të bëhen faktorë bllokues dhe kjo duket pak e rrezikshme.


Por, analistët mendojnë se partitë e mëdha kanë rreshtuar në prapavijë një numër deputetësh-ushtarë, që do të jenë gjithmonë të bindur, e do jetë jo shumë e lehtë për të krijuar kriza qeverisëse.

Shumë thonë se ky ka qenë synimi i Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj, kur hartoi listën e deputetëve, duke lënë jashtë të gjithë personat që dyshoheshin se mund të mbanin qëndrime të kundërta. Grupi i Topit u përjashtua komplet nga kandidimi, madje dhe emra të tjerë me profil të lartë politik u lanë jashtë kësaj gare.


Një gjë duket se është e sigurt, se të tilla figura që janë lënë jashtë gare, mund të kishin qenë njerëzit që nuk do pranonin arrogancën qeverisëse të Berishës. Edhe kësaj here, megjithatë, shumë druhen se skema e blerjes së deputetëve mund të vihet në funksionim. Duhet thënë se ka nga ata deputetë që kanë ndërruar disa herë parti e krah politik, që mund të jenë sërish në Parlament.


Çamët shfaqen me ambicie politike

Edhe pse në vizitën e tij në vendin tonë, Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, deklaroi se nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur me shqiptarët, reagimi i çamëve në Shqipëri ishte i ashpër. Megjithatë, ata arritën të hyjnë në koalicion me Kryeministrin, Sali Berisha, i cili, edhe pse deklaroi se nuk ka asnjë problem të hapur me Greqinë, sulmoi ashpër mediat që thanë se ai nuk kishte diskutuar asgjë me homologun grek për Çamërinë.


Fakti që kjo parti ka arritur në disa zona, të banuara kryesisht nga çamët, të ketë një përfaqësim të mirë politik, tregon se sa shumë nevojë kanë ata për një suport të madh politik.


Nuk dihet se si do përkthehet ky suport politik, nëse e djathta do jetë në pushtet, por ajo që dihet me siguri, është se Kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar e do deklarojë se çështja çame duhet të zgjidhet sipas traktatit të miqësisë e secili duhet të veprojë individualisht për të fituar të drejtën e tij. Një gjë e tillë duket se nuk e ndihmon shumë politikisht çështjen çame, por këta të fundit e kanë marrë seriozisht nevojën për përfaqësim.


Në garën elektorale, shpesh ata janë ngritur dhe në numrin prej dy deputetësh që duket se mund të jetë një kërcënim për mazhorancën. Siç e thamë, qeverisja do jetë tepër e brishtë.


PBDNJ, përçarja e minoritetit nga Berisha, jep fryte

Mazhoranca dhe Kryeministri Sali Berisha, kanë arritur që të kenë njëfarë suksesi në zonat minoritare, duke arritur qëllimin që kishte Kryeministri Berisha: përçarjen politike të minoritetit.


Pasi ka marrë vetë në dorë frenat e komunikimit me Athinën, e pasi ka ndërtuar raporte të mira me homologun e tij, Kostas Karamanlis, Kryeministri Berisha ka përdorur njerëz të minoritetit për të rritur përqindjet e partisë së tij në garën elektorale. Paraqitja e PBDNJ-së në këtë garë, nuk ka qenë ajo që pritej, megjithëse duket se një deputet është siguruar, e ai do jetë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.


Ditët e fundit, në zonat minoritare u shfaq për të bërë fushatë, zv/ministri i Jashtëm grek, e jo kësaj radhe për ndonjë parti minoritare, por për Kryeministrin, Sali Berisha. Mediat komentuan se Berisha po merr mbështetje nga Greqia, pasi nënshkroi një marrëveshje të fshehtë e të dyshimtë për ndarjen e ujërave territoriale me vendin fqinj.

Veriu, ndihmësi i madh i Partisë Demokratike

Sistemi i ri elektoral, synimin kryesor kishte të reduktonte sa më pak ngjyrimin e qarqeve si bastione, në blu dhe në rozë. Megjithatë, qarqet kanë ngelur shpesh të ngjyrosura me blu ose rozë, edhe pse demokratët kanë arritur të kenë përfaqësime më të mira në disa qarqe të majta, e po kështu të majtët janë ndarë mirë në qarqe të djathta.


Veriu, edhe pse parashikimet kanë qenë të ndryshme, është treguar mjaft zemërgjerë me Partinë Demokratike, duke i dhënë një numër mjaft të lartë deputetësh sipër së majtës.


Kështu, qarku më i vogël, Kukësi, i ka dhënë dy deputetë sipër Partisë Demokratike, duke u renditur kështu për nga rëndësia me qarqe të mëdhenj në jug të vendit. Po kështu ka ndodhur dhe në Dibër, me dy deputetë sipër, e në Shkodër me tre.

Taktikat elektorale, sërish shumë të rëndësishme


Demokratët janë treguar të kujdesshëm me taktikat elektorale. Duke qenë se kanë garuar si një koalicion më vete, ata kanë mbledhur sa më shumë parti rreth vetes së tyre, duke maksimalizuar kështu votat që do të shkonin në kampin e djathtë.


Ndërsa socialistët kanë bërë një koalicion më të vogël, me më pak parti, duke rrezikuar kështu që të humbasin ndoshta pak vota, por shpesh shumë të rëndësishme për garën elektorale.


Një taktikë të tillë elektorale kishte përdorur dhe në vitin 2005 Partia Demokratike, duke bërë një koalicion shumë të gjerë, për të mos lënë asnjë votë të mundshme për të shkuar dëm. Edhe socialistët janë treguar të kujdesshëm në vitin 2005 në këtë drejtim, por ata e pësuan më së shumti nga ndarja me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Përhapja në fshatra

Të dhënat e para, edhe pse jo shumë të sakta, sugjerojnë se Partia Demokratike mund të ketë marrë më shumë vota në fshatra, pak a shumë ashtu siç ka ndodhur dhe në vitin 2007, kur ajo garonte për zgjedhjet lokale.


Një rikthim te zonat e fshatit shihet si një risi për Partinë Demokratike, që zakonisht ka mbajtur shpresat e saj të varura në qytete të vendit, e ndërsa socialistët kanë pasur më shumë pretendime në fshatra. I gjithë turi i Edi Ramës në shumë nga zonat rurale të vendit nxjerr në pah këtë frikë të tij se mund të dështonte me rezultatet në fshat.


Pushteti duket më i fuqishëm në fshat, e për këtë arsye ai ka bërë një seri takimesh në zona nga më të ndryshmet. Manovrat elektorale të Berishës me rritje pensionesh e me kanalizime në disa fshatra mund të kenë dhënë efekt në këtë mënyrë.

Legalizimet si një vegël elektorale

Edhe pse sërish të dhënat nuk janë shumë të sakta dhe të besueshme, mazhoranca duket se nuk ka arritur të dalë në pritshmëritë e saj në lidhje me zonat informale, ku ajo pritej të kishte një sukses të madh.


Duke e kthyer tërësisht në vegël elektorale legalizimin e ndërtimeve, qeveria e bëri gati të pabesueshëm atë, për shkak se në dy mbledhjet e fundit, madje në orët e vona të natës, mori vendim për disa legalizime, një numër jo shumë i lartë legalizimesh.


Ndërsa procesi i legalizimeve është bërë kaq i pabesueshëm dhe vegël elektorale, shumë prej banorëve të zonave informale tashmë janë të paduruar, jo vetëm për të legalizuar shtëpitë, por kanë frikë se procesi i urbanizimit të tyre do të hajë shumë vite e do lihet po ashtu pas dore e do përdoret për fushata.


Ditët e fundit të fushatës, ishte vetë kryetari i partisë më të madhe në opozitë që doli në këto zona dhe deklaroi se do ta merrte vetë përsipër procesin e legalizimeve, pasi qeveria aktuale kishte dështuar.


Gratë në fushatë, sa abuzime në emër të tyre!

Gratë ishin sërish të dhunuarat e kësaj fushate. Madje po aq keq sa në fushatat e para, në mos më keq. Edhe pse pati një ligj për përqindjen e tyre, ato u vendosën në pozicione jofituese, duke treguar tallje me to.


Nëse në rastin e mazhoritarit emrat që vendoseshin në garë nuk ishin për dekor, këtë herë pati tallje çka është shumë e rëndë.
Por, e vetmja grua që mori në rol udhëheqës në këtë garë, nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, ishte shembulli më i keq për një grua në politikë.


Agresive, shpesh deri në shpërfytyrim, ajo arriti të kthejë zonën e Shkodrës në një zonë beteje të vërtetë falë deklaratave të saj. Por Topalli abuzoi më rëndë se të gjithë me gratë.


Duke i nxjerrë përdhunshëm nga punët e tyre në miting, ajo shënoi raste të turpshme, që u regjistruan nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe që u paraqitën në raportet e tyre.


Atë që e bënte pothuajse çdo ditë Topalli, duke dhunuar me dhjetëra gra e fëmijë, e bëri dhe kryeministri, Sali Berisha, në shumë raste, kur mitingjet e tij mbusheshin me detyrim me mësuese, mjeke e fëmijë.


Zgjedhjet e këtij viti nuk shmangën sërish votimin familjar, ku viktimat dihen që janë gratë.
Por, edhe pse faji për këtë mund t'i vihet kulturës dhe traditave të këtij vendi, është momenti për të thënë se kryeministri i këtij vendi, që na ka drejtuar për katër vjet, nuk ka dhënë ndonjëherë shembullin e tij.


Edhe pse tregon se e beson gruan e tij, kjo e fundit nuk la pa u përzier në mashtrimet e kryeministrit për të mbrojtur fëmijët e tyre. Gazeta "TemA" ka botuar deklaratat e saj krejt kontradiktore për vdekjen e burrit të motrës e për implikimin e djalit në aferën e Gërdecit.


Bashkëshortja e kryeministrit u vendos në krye të një fondacioni që paratë i merrte nga një njeri, që nga kryeministri është quajtur kontrabandist, e që bleu në mënyrë të dyshimtë një pasuri të madhe të shqiptarëve, ARMO-n.


Sikur të mos mjaftojnë këto, në disa raste kryeministri ka treguar se nuk ka respekt për motrat, gratë dhe nënat e të tjerave. Fyerjet e tij publike do mbeten të rralla në kujtesën e shqiptarëve.


Kështu, ai shau nga nëna dhe motra një deputet të opozitës, Taulant Ballën, sulmoi po sërish me sharje një tjetër deputet që tani e ka në gjirin e tij, Paulin Sterkajn, ndërsa në mënyrë krejt të paskrupullt, sa herë sulmon mediet, i referohet një televizioni të rëndësishëm duke e quajtur atë televizion në emër të gruas së drejtorit të informacionit.


E gjithë kjo dhunë verbale është e rrallë, e pa frikë një frymëzuese në një vend ku dhuna në familje është në kulme.

Një garë ku mediet dolën të humbura

Shumë tremben se kjo fushatë ishte fundi i profesionalizmit në media, ndërsa të tjerë besojnë se është momenti për t'u ringritur. Fakti që pas këtyre zgjedhjeve sërish do të kemi në krye të vendit njerëz që synojnë të mbajnë nën kontroll mediet është i rrezikshëm.


Por kryeministri, Sali Berisha, tregoi dhe një anë të frikshme të tij gjatë këtij mandati, atë të sulmimit dhe dëmtimit të medieve. Gazeta "TemA" ishte ajo që vuajti më shumë gjatë drejtimit të tij. Asaj iu shkatërrua një investim prej qindra-mijëra eurosh nga kryeministri, duke shpërfillur një urdhër gjykate.


Drejtori i gazetës u sulmua duke iu djegur makina në sy të fëmijëve, ndërsa presionet e ndryshme kanë vijuar përgjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, Berisha ka vijuar hapur praktikat e paraardhësve të tij duke joshur mediet, e për më keq shpesh duke u bërë "dhurata" të mëdha në koncesione, licenca, ndërtime rrugësh, pallatesh e fshatrash turistikë.


Kjo, e shoqëruar me dozat e forta të dhunës ndaj medias e kanë bërë kryeministrin, Sali Berisha, shumë të rrezikshëm dhe kanë shtuar frikën se një mandat i dytë me të në drejtim do të jetë asfiksues për zërin kundër.


*********************************************************

Objektivi kryesor i Sali Berishës në këto ditë torturuese për të, më shumë sesa formimi i shumicës, është defaktorizimi i faktorëve të së majtës. Një sërë skenarësh banalë, që fabrikohen përditë në zyrën e tij, qarkullojnë nëpër tavolinat e thashethemeve në Tiranë, me objektiv kryesor ndezjen e konfliktit brenda Partisë Socialiste.
Kështu, teza e parë është hedhur në qarkullim dy ditë më parë nga gramafonat e Berishës në "TV Klan", të cilët duan ta fillojnë bilancin e këtij procesi zgjedhor me dënimin e Edi Ramës. Me një arrogancë qesharake, nga ekrani i Berishës kërkohet koka e kryetarit të Partisë Socialiste dhe jo emri i Kryeministrit të ri, që duhet të dalë nga zgjedhjet. Kjo "ngatërresë protokolli" vjen nga fakti se kryetari i Partisë Socialiste është aktualisht pengesa e vetme për Sali Berishën.


Me 66 mandate të marra dhe 5 të tjera të shpërdoruara nga mungesa e racionalitetit në administrimin e sistemit zgjedhor, Partia Socialiste është realisht një parti e ndëshkuar nga procesi, por jo nga qytetarët shqiptarë.
Me Metën, skema e tij është pak a shumë ajo që bëri me Nard Ndokën dhe demokristianët, të cilët i thirri në qeveri në një moment delikat të shumicës së tij dhe pastaj prodhoi një grup "deputetësh euroatlantikas", me Paulin Sterkajn në krye, dhe nxori jashtë loje Nard Ndokën.


Kjo skemë tanimë është banale dhe e diskredituar. Sali Berishës i duhet kartëvizita e Ilir Metës për të bërë një qeveri të pranuar dhe pastaj, përmes luftës dhe ndërhyrjes shtetërore në Partinë Socialiste, atij i duhet një grup i ri deputetësh të majtë për të eliminuar Ilir Metën. Ky skenar është tanimë i lexueshëm, jo vetëm pse recitohet nga papagajtë e tij në "TV Klan", por edhe se ka filluar të vihet në veprim.


Në këto kushte, ruajtja e integritetit të opozitës është pasuria më e çmuar politike për shoqërinë shqiptare. Ilir Meta kishte të drejtën e tij morale dhe politike të përdorte katër mandatet e tij kundër Edi Ramës, por jo pro Sali Berishës.


Tani që Ilir Meta rimandatoi Sali Berishën Kryeministër, kredoja morale e Edi Ramës ngrihet shumë lart, dhe ai del nga këto zgjedhje më i fortë se kurrë, pasi del lideri më i votuar nga shqiptarët dhe më parashikuesi, se vota për Ilir Metën është votë për Sali Berishën. Ai, jo vetëm që nuk duhet të bëjë pas kësaj ndonjë gjest dorëheqjeje nga kreu i Partisë Socialiste, por duhet të mbështetet nga të gjithë, për të qenë garant i një opozite të fortë në Shqipëri.


Çamët shfaqen me ambicie politike


Edhe pse në vizitën e tij në vendin tonë, Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, deklaroi se nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur me shqiptarët, reagimi i çamëve në Shqipëri ishte i ashpër. Megjithatë, ata arritën të hyjnë në koalicion me Kryeministrin, Sali Berisha, i cili, edhe pse deklaroi se nuk ka asnjë problem të hapur me Greqinë, sulmoi ashpër mediat, që thanë se ai nuk kishte diskutuar asgjë me homologun grek për Çamërinë.
Fakti që kjo parti ka arritur në disa zona, të banuara kryesisht nga çamët, të ketë një përfaqësim të mirë politik, tregon se sa shumë nevojë kanë ata për një suport të madh politik.


Nuk dihet se si do përkthehet ky suport politik, nëse e djathta do jetë në pushtet, por ajo që dihet me siguri, është se Kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar e do deklarojë se çështja çame duhet të zgjidhet sipas traktatit të miqësisë e secili duhet të veprojë individualisht për të fituar të drejtën e tij. Një gjë e tillë duket se nuk e ndihmon shumë politikisht çështjen çame, por këta të fundit e kanë marrë seriozisht nevojën për përfaqësim.
Në garën elektorale, shpesh ata janë ngritur dhe në numrin prej dy deputetësh që duket se mund të jetë një kërcënim për mazhorancën. Siç e thamë, qeverisja do jetë tepër e brishtë.

PBDNJ, përçarja e minoritetit nga Berisha, jep fryte


Mazhoranca dhe Kryeministri Sali Berisha, kanë arritur që të kenë njëfarë suksesi në zonat minoritare, duke arritur qëllimin që kishte Kryeministri Berisha: përçarjen politike të minoritetit. Pasi ka marrë vetë në dorë frenat e komunikimit me Athinën, e pasi ka ndërtuar raporte të mira me homologun e tij, Kostas Karamanlis, Kryeministri Berisha ka përdorur njerëz të minoritetit për të rritur përqindjet e partisë së tij në garën elektorale. Paraqitja e PBDNJ-së në këtë garë, nuk ka qenë ajo që pritej, megjithëse duket se një deputet është siguruar, e ai do jetë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.


Ditët e fundit, në zonat minoritare u shfaq për të bërë fushatë, zv/ministri i Jashtëm grek, e jo kësaj radhe për ndonjë parti minoritare, por për Kryeministrin, Sali Berisha. Mediat komentuan se Berisha po merr mbështetje nga Greqia, pasi nënshkroi një marrëveshje të fshehtë e të dyshimtë për ndarjen e ujërave territoriale me vendin fqinj.


Veriu, ndihmësi i madh i Partisë Demokratike


Sistemi i ri elektoral, synimin kryesor kishte të reduktonte sa më pak ngjyrimin e qarqeve si bastione, në blu dhe në rozë. Megjithatë, qarqet kanë ngelur shpesh të ngjyrosura me blu ose rozë, edhe pse demokratët kanë arritur të kenë përfaqësime më të mira në disa qarqe të majta, e po kështu të majtët janë ndarë mirë në qarqe të djathta.
Veriu, edhe pse parashikimet kanë qenë të ndryshme, është treguar mjaft zemërgjerë me Partinë Demokratike, duke i dhënë një numër mjaft të lartë deputetësh sipër së majtë


Kështu, qarku më i vogël, Kukësi, i ka dhënë dy deputetë sipër Partisë Demokratike, duke u renditur kështu për nga rëndësia me qarqe të mëdhenj në jug të vendit. Po kështu ka ndodhur dhe në Dibër, me dy deputetë sipër, e në Shkodër me tre.



Taktikat elektorale, sërish shumë të rëndësishme


Demokratët janë treguar të kujdesshëm me taktikat elektorale. Duke qenë se kanë garuar si një koalicion më vete, ata kanë mbledhur sa më shumë parti rreth vetes së tyre, duke maksimalizuar kështu votat që do të shkonin në kampin e djathtë.
Ndërsa socialistët kanë bërë një koalicion më të vogël, me më pak parti, duke rrezikuar kështu që të humbasin ndoshta pak vota, por shpesh shumë të rëndësishme për garën elektorale.


Një taktikë të tillë elektorale kishte përdorur dhe në vitin 2005 Partia Demokratike, duke bërë një koalicion shumë të gjerë, për të mos lënë asnjë votë të mundshme për të shkuar dëm. Edhe socialistët janë treguar të kujdesshëm në vitin 2005 në këtë drejtim, por ata e pësuan më së shumti nga ndarja me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Përhapja në fshatra

Të dhënat e para, edhe pse jo shumë të sakta, sugjerojnë se Partia Demokratike mund të ketë marrë më shumë vota në fshatra, pak a shumë ashtu siç ka ndodhur dhe në vitin 2007, kur ajo garonte për zgjedhjet lokale.


Një rikthim te zonat e fshatit shihet si një risi për Partinë Demokratike, që zakonisht ka mbajtur shpresat e saj të varura në qytete të vendit, e ndërsa socialistët kanë pasur më shumë pretendime në fshatra. I gjithë turi i Edi Ramës në shumë nga zonat rurale të vendit, nxjerr në pah këtë frikë të tij, se mund të dështonte me rezultatet në fshat.
Pushteti duket më i fuqishëm në fshat, e për këtë arsye, ai ka bërë një seri takimesh në zona nga më të ndryshmet. Manovrat elektorale të Berishës, me rritje pensionesh e me kanalizime, në disa fshatra mund të kenë dhënë efekt në këtë mënyrë.


Legalizimet si një vegël elektorale


Edhe pse sërish të dhënat nuk janë shumë të sakta dhe të besueshme, mazhoranca duket se nuk ka arritur të dalë në pritshmëritë e saj në lidhje me zonat informale, ku ajo pritej të kishte një sukses të madh.
Duke e kthyer tërësisht në vegël elektorale legalizimin e ndërtimeve, qeveria e bëri gati të pabesueshëm atë, për shkak se në dy mbledhjet e fundit, madje në orët e vona të natës, mori vendim për disa legalizime, një numër jo shumë i lartë legalizimesh. Ndërsa procesi i legalizimeve është bërë kaq i pabesueshëm dhe vegël elektorale, shumë prej banorëve të zonave informale tashmë janë të paduruar, jo vetëm për të legalizuar shtëpitë, por kanë frikë se procesi i urbanizimit të tyre do të hajë shumë vite e do lihet po ashtu pas dore, e do përdoret për fushata.


Ditët e fundit të fushatës, ishte vetë kryetari i partisë më të madhe në opozitë që doli në këto zona dhe deklaroi se do ta merrte vetë përsipër procesin e legalizimeve, pasi qeveria aktuale kishte dështuar.


Gratë në fushatë, sa abuzime në emër të tyre


Gratë ishin sërish të dhunuarat e kësaj fushate. Madje, po aq keq sa në fushatat e para, në mos më keq. Edhe pse pati një ligj për përqindjen e tyre, ato u vendosën në pozicione jofituese, duke treguar tallje me to.
Nëse në rastin e mazhoritarit emrat që vendoseshin në garë nuk ishin për dekor, këtë herë pati tallje, çka është shumë e rëndë.

Por, e vetmja grua që mori në rol udhëheqës në këtë garë, nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ishte shembulli më i keq për një grua në politikë.
Agresive, shpesh deri në shpërfytyrim, ajo arriti të kthejë zonën e Shkodrës në një zonë beteje të vërtetë, falë deklaratave të saj. Por, Topalli abuzoi më rëndë se të gjithë, me gratë.

Duke i nxjerrë përdhunshëm nga punët e tyre në miting, ajo shënoi raste të turpshme, që u regjistruan nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe që u paraqitën në raportet e tyre.
Atë që e bënte pothuajse çdo ditë Topalli, duke dhunuar me dhjetëra gra e fëmijë, e bëri dhe Kryeministri, Sali Berisha, në shumë raste, kur mitingjet e tij mbusheshin me detyrim me mësuese, mjeke e fëmijë.

Zgjedhjet e këtij viti nuk shmangën sërish votimin familjar, ku viktimat dihen që janë gratë.
Por, edhe pse faji për këtë mund t'i vihet kulturës dhe traditave të këtij vendi, është momenti për të thënë se Kryeministri i këtij vendi, që na ka drejtuar për katër vjet, nuk ka dhënë ndonjëherë shembullin e tij.
Edhe pse tregon se e beson gruan e tij, kjo e fundit nuk la pa u përzier në mashtrimet e Kryeministrit për të mbrojtur fëmijët e tyre. Gazeta "TemA" ka botuar deklaratat e saj krejt kontradiktore për vdekjen e burrit të motrës e për implikimin e djalit në aferën e Gërdecit.

Bashkëshortja e Kryeministrit u vendos në krye të një fondacioni që paratë i merrte nga një njeri, që nga Kryeministri është quajtur kontrabandist, e që bleu në mënyrë të dyshimtë një pasuri të madhe të shqiptarëve, ARMO-n.
Sikur të mos mjaftojnë këto, në disa raste, Kryeministri ka treguar se nuk ka respekt për motrat, gratë dhe nënat e të tjerave. Fyerjet e tij publike do mbeten të rralla në kujtesën e shqiptarëve.

Kështu, ai shau nga nëna dhe motra një deputet të opozitës, Taulant Ballën, sulmoi po sërish me sharje një tjetër deputet, që tani e ka në gjirin e tij, Paulin Sterkajn, ndërsa në mënyrë krejt të paskrupullt, sa herë sulmon mediat, i referohet një televizioni të rëndësishëm, duke e quajtur atë televizion në emër të gruas së drejtorit të informacionit.
E gjithë kjo dhunë verbale është e rrallë, e pa frikë një frymëzuese, në një vend ku dhuna në familje është në kulme.



Një garë ku mediat dolën të humbura

Shumë tremben se kjo fushatë ishte fundi i profesionalizmit në media, ndërsa të tjerë besojnë se është momenti për t'u ringritur. Fakti që pas këtyre zgjedhjeve sërish do të kemi në krye të vendit njerëz që synojnë të mbajnë nën kontroll mediat, është i rrezikshëm.


Por, Kryeministri Sali Berisha, tregoi dhe një anë të frikshme të tij gjatë këtij mandati: atë të sulmimit dhe dëmtimit të mediave. Drejtori i gazetës "TemA" u sulmua duke iu djegur makina në sy të fëmijëve, ndërsa presionet e ndryshme ndaj shtypit opozitar me qeverinë, kanë vijuar përgjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, Berisha ka vijuar hapur praktikat e paraardhësve të tij, duke joshur disa media pranë tij, e për më keq, shpesh duke u bërë "dhurata" të mëdha në koncesione, licenca, ndërtime rrugësh, pallatesh e fshatrash turistikë. Kjo, e shoqëruar me dozat e forta të dhunës ndaj medias, e kanë bërë Kryeministrin, Sali Berisha, shumë të rrezikshëm dhe kanë shtuar frikën se një mandat i dytë me të në drejtim, do të jetë asfiksues për zërin kundër.


 

14 KOMENTE

O MERO ZIU, te ngeli sharra ne gozhde,ishe 'mprehur" te behesh "boss", i madh zotrote dhe do te vendosje ti per "Kabinetin Rama", por sic e sheh dhe ti, Rama, TOP Chanel, News 24, Shqip, Shekulli, Korrieri, Doktori fito. Dhe beri shume mire qe fitoi, se jo vetem e meritonte, se eshte qeveria qe ka punuar me shume per shqiptaret qe nga 1912, por ne nuk mund te lejonim qe te vinin ne pushtet, ata qe populli i rrezoje ne vitin 1991.

Mero Baze mos humb objektivitetin dhe realizmin me keto analiza qe nuk qendrojne. Populli shqiptar i dha Berishes 67 mandate (pa vjedhur) dhe ndoshta 69 (me te vjedhur). Ai i dha Ilir Metes 4 mandate (ndonese Meta u luftua nga Rama me shume se nga Berisha). Ne çdo vend demokratik Berisha dhe Meta kane te drejte politike (ndoshta jo morale) per te bere koalicion dhe qeverisur me komoditet per 4 vite me radhe pa i hyre gjemb ne kembe. Analizat me sofizma nuk i hyjne askujt ne pune tani. Ne se Berisha dhe Meta (ne nje kabinet me maxhorance fragile), apo Berisha dhe Rama (ne nje kabinet me baze te gjere) nuk arrijne te krijojne qeveri, atehere po mund te shkohet ne zgjedhje te reja. Por rezultati i tanishem lejon mundesi per kombinime te cilat duhet shfrytezuar. Me kete logjike qe keni ju ne kete shkrim, zoti Mero, i bie te behen zgjedhje ne Shqiperi cdo 6 muaj. Hera e pare qe nuk ua perlqej arsyetimin.

z.Mero Baze,mendoj se nuk keni integritetin te skanoni z.Berisha.Ju per te fituar integritetin e munguar duhet te tregoni cilat ishin shkaqet qe u prishet me z.Berisha,kur dihet se dikur ishit nder njerezit me te afert te tij?
Bejani skanerin vetes pa te keni te drejten te skanoni dicka tjeter !

Sinqerisht,
maranaj

ca tu besh ketyre te shekullit qe botojne gomarlleqet e mjero bazes,qe askush nuk i ha me,se po ti hanin do lexonin gazeten tashme te falimentuar"tema".nejse,shfaqet nje i ngordhur qe vjen nga ata qe hanin mish njeriu.

z.baze me vjen keq qe shpenzon kohen duke u mare me keta idiot e njeres me pasione te semura qe na tregojne aritjet e ketij banditi e nje cobani mali me nje tufe baktish qe me pa turpesine me te madhe kerkojne ta bejne ata njeres qe i kane quajtur kriminela zoq komunestash zoq kurvash hajdut e drogaxhinj te kapur me mafjen e trafik prostitutash ku i ka vrare naten e ika qare diten e te gjitha keto i haroj sot e na tregon se e kerkon sovrani kete kualicion kete nuk e kerkon sovrani por/ fazllici-argita shkelzeni-xhozi-fatmiri-luli vocer-koli e i nderuari pango et..kjo eshte aritja e ketij shpellarie kukuvajkavete keta i kane pare aritjet e qeverise e jo populli.cuditem me shume njeres qe haruan 97 qe e al ne meshire te fatit habiti gjith boten e sot e kesaj dite jane pa shpi e pa katandi qe e hane buken me liste deshiroj qe ta kaloje qeverin e po them dicka qe do ju duket e pa besushme qe 97 do kthehet edhe nje here . enver hoxha ka thene nje fjali 20 vjet do me shani e gjith jeten do me qani e koh po afron mesa duket ere e keqe po bie o hunde lesh.ju ka hedhur trut e gomarit si enveri qe jepte jeten i madh e i vogel po e shum faj skini s trashegimtari i tij eshte

Mos,mos Mero Boza se do humbish në opinjonë edhe atë pak seder që të ka mbetur, ende i vogel je për të gjykuar apo vlersuar Berishen, nese të ka mbetur pak kohë, ju këshilloj të rikuperon ndjenjen Kombëtare . Ju e dini më mir se të gjithë (se nga të pa ngopurit) shqiptaret në qdo 50 vite kanë shitur trullin e shqiprisë pa para vëtem e vetem që të jenë në pushtet, si duket ndjenj e njet po ju mundon , "ah ta kisha një gram pushtet ".

O Mero,kujdes nga hordhite,se eshte mbushe Shqiperija me plote te tille.E ky produkti i mrekullushem ,qe ju dhe gazetare tjere te mirfillt po ofroni ,atyre nuk ju intereson.Pershendetje

Eshte hera e pare qe lexoj nje analize te zgjedhjeve shqiptare.

Jam dakord se zgjedhjet duhet te perseriten. Shqiperia jeton akoma me mentalitetin e komunizmit ku vota eshte thjesht nje cope leter qe hidhet ne nje kuti. Do te duhen ndoshta dekada per te kuptuar se vota eshte dicka e shenjte dhe kjo shenjteri e votes u shkel ne menyre barbare ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Per tu treguar shqiptareve se me voten nuk behet shaka (shikoni si po luhet me numerimet, shikoni sa lehte shiten e blihen votat si shiten e blihen deputetet qe tallen me besimin e elektoratit), nderkombetaret duhet te insistojne ne perseritjen e zgjedhjeve qe ato te behen si duhet.

As Rama dhe as Berisha nuk qeverisin dot me nje mandat, i cili, ne subkoshiencen e shumices se shqiptareve pasqyron dicka te deformuar. Qeveria vertet mund te formohet e sforcuar, me deputetet e LSI-se dhe me kryeminister Berishen, por ajo do ta fuse vendin ne krize heret a vone.


zoti Mero,ne emer te njerezve qe perpiqen te jene te moderuar ju kerkoj falje per komentet e siperme te nje niveli te pakonsiderueshem.Mua personalisht do me interesoje sepse u prishet me Berishen ne momentin kur Sala te tregoje si u lidh me Fazllic,kur Mediu te tregoje si i shpetoi arrestimit ne Itali,kur Shkelzen Berisha te tregoje lidhjet me Gerdecin,e kur Fred Xhaferri te jape dorheqjen pasi pa e care koken per qytetaret durresak te ngrehet TECi vdekjeprures etj etj!Pra kur te japin llogari te tere,nese ju vjen rralla,e nese qytetaret nuk jane mbushur plot deri ne velitje atehere nese ju vjen per mbare, mund te jepni llogari edhe ju.Shkrimi eshte cilesor,i guximshem dhe i vertet.Mos prisni ta kuptojne te tere.Ne momentin qe vete qeverite qe na drejtojne jane ende me gunen e Selam Musait mbi supe edhe njerezit tane mjerisht jane 50% te qyteteruar,qe eshte baras me te demokratizuar, duhet te prisni shume!Per shume qytetare shqiptare nder te keqiat me te medha ajo cfare u dukte e keqja e vogel e domosdoshme ishte fitorja e Edi Rames!Kur te vijne kohe te arta dhe politikanet qe na perfaqesojne te jene nga me perfektet,do te zgjedhim me perfektin.Por duhet kohe deri atehere,dhe tek burimi shkohet hap pas hapi,ndonse qeverite qe na kane drejtuar jane te gjitha nga ato qe te cojne tek burimi e nuk te japin uje.Nese Edi Rama jep doreheqjen vdes shpresa e nje pjese pjese te mire te qytetarise per nje te ardhme me standarte paksa perendimore.Nuk i intereson asnjerit korrupsioni aludiv i Edi Rames ne momentin qe pak gazetare kane hulumtuar korrupsionet e dokumentuara te qeveritareve te tyre.Nuk kane te drejte morale gazetaret tane te aludojne per gabime kapricoze te Edi Rames kur ende prej 18 vjetesh nuk hapin kartat e te flasin njehere e mire per fshatarizmin korruptiv te atyre qe flasin ne emer te shqipaterve.Cfare ka bere tani qeveria Berisha eshte pjata e mbushur plot e qeverise se meparshme,qe nuk arriti ta shijonte.Ate qe beri Berisha,eshte,nje taktike e prindit te keq e autokrat me te bijte rrebele,u dha te hane pjaten e lene plot nga socialistet ne momentin e fundit,kur i duhej mandati i dyte.
Njerezit le te vazhdojne te mos shohin,realiteti i hidhur eshte ulur kembekryq.Kam votuar shpesh per Berishen ndonese vij nga nje familje socialistesh,e mund te them ne emer te se vertetes komunistesh te socializuar,por tashme jam penduar.Nuk ka me komunizem,mjaft me fantazmen e komunizmit,nuk mund te krahasojme cdo gje me kohen e Enverit,sic beri ai anasjelltas me kohen e Zogut.Duam drejtim qytetar,te ri,te zhvilluar,te edukuar,jo klanor,jo veriojugor.
Duam dicka krej ndryshe nga c'kemi pare deri tani,dicka te re ,te fresket e te guximshme.
Deri tani ne spektrin e shume te rinjve si une shohim vetem Edi Ramen,te aluduar per racizem,korruptiv,diktator.Faleminderit shume,po ju leme aludimet,ju na lini shpresen,veprat!

MERO BAZE =HIC ky eshte ekuacioni qe del prodhimi i zgjuarsise tende,sa gjynaf qe ekziston nje krijes si ty .

po ndegjo mero bazen se ai llap sipas qejfit,ke kujdes cuno se ka ikur koha jote,te kane rene floket duke genjyer dhe koka po te merr formen e patates...

Injoranca e disa komenteve te mesiperme sigurisht duhet te te motivoj qe edhe me i vendosur me analizat e tua tju hapesh syte e tju zhvillosh intelektin.Edhe pse disa prej tyre shajne per shkak sherbese ndaj dallkaukut berisha,ju zoti Baze me penen tuaj te jeni i sigurt se kontribuoni per nje shtyp te lire,per nje vend normal demokratik.Analiza e me siperme per mua eshte e sakte,pa pasione dhe me vlera per Partite(nese duan te mbeshteten mbi vlera).Urime ne misionin tuaj publicist,zoti Mero Baze.

Kryekomunisti po do te dish eshte Sali Berisha. Ka qene sekretar partie dhe doktor i Byrose. Ne Byro hynin vetem ata qe ishin te besuar dhe jo kushdo. Pastaj "largpamesia" juaj e rralle duket kur mbas lufte zgjodhet Ldk ne vend te Uck. D.m.th Uck u denua se j'u cliroi. Ldk u shperblye se j'u mbajti ne gjume dhe denigronte luften clirimtare te Uck. Kush mbolli dhe kush korri frytet! Aq te zgjuar jeni. Prandaj mos na jepni mend per zgjedhjet kur s'keni per vete.

Zoti Baze urime! Me pelqeu shkrimi juaj.ME ato qe lexova per nje gje jam e qarte.Asgje me teper nga keto qe ben zoti Sali me politikanet e tij ,kaq bente dhe enveri.na duheshin kaq vjet per tu kthyer aty ku ishim ne monizem,persa kohe tjetersohen votat e shqiptarve dhe perdoret censura ne fjalen e lire,persa kohe zvaritet gerdeci si puna e numurimit te votave kesaj nuk i thuhet vend demokratik. Edhe ne greqi jane bere zgjedhje por kur per sa vjet jetoj ketu nuk kam pare si ne shqiperi. cdo gje ne menyre korekte ,kesaj i them demokraci ,ku eshte per te ardhur keq qe ne jemi sh mbrapa nga fqinjet tane e jo me nga perendimi.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë

"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...

Luhatjet e temperaturave gjatë javëve të fundit, kanë sjellë fluks pacientësh në spital.

Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj