Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Mandati i 16-të në Fier mbetet pezull

Shekulli | 05/07/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Mbetet ende i papërcaktuar se kujt i përket mandati i fundit i deputetit në Qarkun e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është tërhequr dje në orët e vona nga një vendimmarrje për fatin e nëntë kutive, që kanë mbërritur nga 4 KZAZ-të e këtij qarku, të cilat në pamundësi për t'i numëruar në VNV-të përkatëse, u tërhoqën prej tij, që të numëroheshin në Tiranë. Faktikisht, ka qenë vetë nënkryetarja e këtij komisioni, Deshira Subashi, ajo që fillimisht kishte bërë kërkesën për thirrjen e mbledhjes së KQZ-së për të diskutuar mbi çështjen e kutive të panumëruara të Fierit dhe që më pas gjatë mbledhjes së mbrëmjes është tërhequr prej saj.


Arsyeja që ka detyruar Subashin të ndryshojë qëndrim, ka pasur të bëjë me njohjen e disa fakteve të reja, për të cilat ajo nuk kishte dijeni më parë dhe më konkretisht, me një vendimmarrje të KZAZ-së 19 në Patos, për kalimin e 4 kutive të saj në Tiranë, për t'u numëruar prej KQZ-së. Tashmë pritet që akti për vendimmarrjen për kutitë e votimit të 9 QV-ve, të vijë prej vetë administratës së KQZ-së, gjatë ditës së sotme. Nuk dihet ende nëse KQZ-ja do të vendosë t'i hapë dhe t'i numërojë ato, por duke u nisur nga standardi që u vendos me 6 kutitë e Fushë-Kuqes në Qarkun e Lezhës, një vendim i tillë duket shumë i mundshëm për t'u marrë.

Nëntë kutitë problematike të Qarkut të Fierit, pritet të ndryshojnë edhe raportet e mandateve të deputetëve për këtë zonë zgjedhore, pasi PS-së i duhen vetëm 37 vota diferencë për të siguruar një mandat të nëntë. Nga 474 kuti që janë numëruar dhe konfirmuar për këtë qark, PS-ja ka marrë 89.316 vota, PD-ja 69.494 vota dhe LSI-ja 11.065 vota. E përkthyer në mandate, rezulton se PS-ja ka siguruar deri më tani 8 mandate, PD-ja 7 dhe LSI-ja 1.

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj