|
|
Dritëro Agolli:
"Unë nuk e besoj që Ilir Meta dhe Sali Berisha të kenë vendosur të bëjnë një koalicion për të qeverisur bashkë. Kjo më duket se është një shaka përmes një dialogu larg njëri-tjetrit, që pasqyrohet në ekranet televizive, apo ndoshta është një duet i një kënge majë një krahu në Shkëlzen dhe në Tomor, siç kanë qenë ato këngët e malësorëve. Dhe vërtet ma merr mendja se është një shaka mes tyre, një socialist i vërtetë dhe një demokrat i vërtetë. Para një jave, socialisti i vërtetë thërriste: "Mblidhu o popull të rrëzojmë Sali Berishën. Pas një jave socialisti i vërtetë filloi të thërrasë: O milet, mblidhuni të ngremë Sali Berishën. Prandaj them përsëri, po, kjo është një shaka".
Servet Pëllumbi:
"Ilir Meta shpalli një pazar të bërë që më parë. Ndaj, as që ia vlen ta komentosh fare"
Sabit Brokaj:
"Vendimi për t'u bërë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës me Berishën, nuk është vendim i LSI-së si institucion, por i Ilirit si individ. Për sa kohë që përgjegjësi për këto lloj zgjedhjesh është Berisha, natyrisht, këtu nuk dua të zhvesh nga faji as Ramën, atëherë është e papranueshme që ne të shkojmë dhe të qeverisim me të. Ne nuk kemi marrë votat e elektoratit tonë të majtë për të shkuar të qeverisim me Berishën. Ne kemi patur deri më tani dy qëndrime të kryetarit të partisë, Ilir Meta: se do të krijonte pas zgjedhjeve një koalicion me PS-në dhe se do të nxirrte Berishën në pension. Prandaj, nuk e kuptoj sesi ka arritur Meta në këtë vendim. Megjithatë, unë besoj se LSI-ja është një forcë me elektorat thellësisht të majtë dhe pavarësisht këtij vendimi, unë besoj se ata do ta gjejnë sërish vendin e tyre, larg Berishës. Mbi të gjitha, unë nuk kuptoj se çfarë perspektive do të ketë Meta pas Berishës, pasi elektorati ynë s'ka për t'i shkuar pas"
Fatos Klosi:
"Vendimi për t'u bashkuar me Berishën s'e morëm ne, por e mori Iliri. Natyrisht që është një vendim i gabuar, por s'do preferoja të flisja më shumë, pasi s'dua të ngutem për të bërë vlerësime emocionale. Di të them që ne nuk na ka ftuar fare në ndonjë mbledhje për të diskutuar për këtë çështje dhe për të marrë këtë vendim"
Xhufi:
"Nuk mund të komentoj asgjë, se nuk kam qenë në mbledhje fare"
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Te gjithe zoterinjte kane te drejte per te gjitha cfare thone , por une do te behem pak me realist ne mendimet e mia .Nuk ka politikan qe nuk eshte share keto vitet e demokracise nga populli dhe nga te gjithe . Eshte shume kollaj te shash o te paragjykosh nje politikan ose nje njeri tjeter ,por duhet te kemi parasysh qe para se te paragjykojme dike tjeter duhet qe ta vendosim vehten tone ne pozicionin e tij .