|
|
"Amerika" e filozofit francez, Jean Baudrillard, një analizë e mprehtë e shoqërisë amerikane. Për herë të parë në shqip nga poeti Balil Gjini: "Përkthyesit shqiptarë të bien dakord për terminologjinë."
Më 4 korrik 1776, Presidenti amerikan, Tomas Jefferson, firmosi deklaratën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qysh nga ajo kohë kanë kaluar 233 vjet, dhe amerikanët ende vazhdojnë të festojnë me parada patriotike, piknikë, muzikë, dhe spektakle fishekzjarrësh, këtë ditë. Ndaj "Ditës së lirisë" nuk mund të ishte indiferent qoftë edhe një grup i vogël njerëzish në Shqipëri, ku ndonëse në një atmosferë të turbullt paszgjedhore, gjen një mënyrë për t'u bashkuar me popullin amerikan në festën e lirisë.
Dhe këtë e bën nëpërmjet një libri. Dje, në Galerinë Zenit, është prezantuar botimi i veprës "Amerika", e filozofit francez, Jean Baudrillard (1929-2007), i sjellë në shqip nga poeti dhe përkthyesi Balil Gjini. Kjo është hera e parë që lexuesi shqiptar është përballë këtij mendimtari të shekullit të XX.
Jean Baudrillard-i e shkroi "Amerika"-n në mesin e viteve '80-të, atëherë kur ky vend jetonte në një vorbull sociale kaotike, dëgjohej një muzikë e çuditshme diskoteke, njerëzit filluan t'i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe shtuan radhët në dyert e palestrave dhe të salloneve të bukurisë, ku sëmundja e shekullit të XX (Hiv/Aids) po tmerronte një pjesë të popullsisë... Në këtë moment, Baudrillard-i përshkruan Amerikën.
Por, vepra e tij nuk është një studim i mërzitshëm, i mbushur me terma që vetëm një lexues i kultivuar mund t'i kuptojë, aspak. Përkthyesi Gjini thotë se ka qenë letërsia e "Amerikës" që e ka bërë për vete. "E kam zgjedhur këtë libër për arsye të gjuhës dhe të stilit. Dhe jam përpjekur të ndjek po këtë ritëm edhe në gjuhën shqipe," - thotë ai.
Nëpërmjet një udhëtimi përmes kontinentit, Baudrillard-i rendit dhe analizon me mendjen të ftohtë të një intelektuali francez gjithë problemet e kësaj shoqërie. Ai rrëfen për dhunën e perëndimit të egër (Wilde West), për muzikën jazz, për shkretëtirat e jug-perëndimit, dritat e neoneve të moteleve, njerëzit që konsumojnë ushqim duke ecur apo në pritje të semaforit, qytetin e Nju Jorkut që është shndërruar në një klinikë gjigante operacionesh plastike e shumë më tepër. Baudrillard-i e sheh Amerikën si simbolin e pastër të asaj që e cilëson si kultura hiper reale e epokës postmoderne.
Në libër këtë e jep nëpërmjet gjashtë kapitujve, me tituj shumë domethënës, si: Vanishing point, Nju Jork, Amerika Kozmike, Utopia e realizuar, Fundi i fuqisë dhe Desert For Ever.
Por, për përkthyesin Gjini, këto kapituj shqyrtojnë probleme të ndryshme si, mungesa e identitetit amerikan, vulgarizimi i lirisë, filozofia amerikane "për të mbajtur gjithmonë dritat ndezur" apo qoftë edhe buzëqeshjen amerikane.
"Buzëqeshjen amerikane të ditëve të sotme e krahason me koret e antikitetit, të cilët jepnin vendimin me një gjest. Për shembull, nëse një amerikan të buzëqesh, kjo do të thotë se mund ta vazhdosh i qetë bisedën", - shpjegon Gjini.
Megjithatë, përkthyesi shton se ka qene një detyrë e vështirë sjellja e këtij autori në gjuhën shqipe, sa për shkak të teorive që shtron, po aq edhe për mungesën e një terminologjie në gjuhën shqipe. Vepra të kësaj natyre ende janë në fazën e parë të botimit në shqip dhe thuajse të pamjaftueshme për të krijuar një fjalor shqip të filozofisë. Gjini thotë se është e domosdoshme një marrëveshje mes përkthyesve për përdorimin e termave filozofikë.
"Amerika" është një titull që përdoret për herë të dytë nga Baudrillard-i, rreth 60 vjet pas romanit të Franc Kafkës "Amerika, njeriu i humbur". Këtë libër e shkroi në një moment kur kishte arritur pjekurinë e tij si filozof i shkencave sociale. Në vitin 1968, Baudrillard-i i prezantohet lexuesit për herë të parë me studimin "Sistemi i objekteve", i cili do të pasohej prej 30 botimeve të tjera në fushën e sociologjisë, filozofisë, politikës, komunikimit dhe fotografisë. Ndër to mund të përmendim "Pour une critique de l'économie politique du sigle" (1972), "Le Miroir de la production (1973), L'Échange symbolique et la mort (1976), "La Consommation des signes" (1976), "Oublier Foucault" (1977), "Simulacres et simulation" (1981), "La Guerre du Golfe n'a pas eu lieu" (1991), "La Pensée radicale"(1994), "De l'exorcisme en politique, ou la conjuration des imbéciles (1997),"Le Complot de l'art" (1997), Illusion, désillusion esthétiques" (1997), "Sur la photographie" (1999), "Le Complot de l'art, entrevues" (2000) etj.
Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....
Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Nuk ishte Jaferson president i Amerikes ne ate kohe por ishte Georg Washington .Jaferson vetem se kishte shkrim te mire u caktua qe ta e shkruante me dore ate deklarate dhe asgje tjeter.
ne 4 korrik 1776, shteti american nuk ekzistonte. ata qe nenshkruan letren a pamvarsis quhen ..The Founding Fathers... kur lufta kunder mbreteris se Anglise mbaroj, vite me pas, George Washington u zgjoth president, dhe John Adams zvends president. Thomas Jefferson ishte presidenti i tret..
eh francezet sa kritikojne te shohin veten e tyre se kane nje vend te rehatshem por sa te trishte