Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Poeteka" e fundit për Futurizmin

Yllka Lezo | 05/07/2009 | Kulture | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Numri i fundit i "Poetekës", revistë për poezinë dhe kulturën poetike, e hedhur në qarkullim së fundi, i kushtohet përvjetorit të 100-të të lëvizjes letrare dhe artistike, të quajtur Futurizëm (1909 - 2009). Duke filluar nga editoriali i Arjan Lekës, kryeredaktor i revistës, me titull, "Ne jemi futuristë. Shokë të Marinetti-t...", aty përfshihen shkrime që japin një këndvështrim të shumanshëm të lëvizjes, për aq fusha arti që lëvruan futurizmin, veç letërsisë, edhe në teatër, arte pamore, arkitekturë etj., si dhe llojet e futurizmit sipas gjeografisë, nga Italia vendi i lindjes prej Tommaso Marinett-it, tek futurizmi rus, me përfaqësues si Velimir Hljebnikov, Vladimir Majakovski.

Numri i 14-të i "Poetekës", e cila mban emrin e festivalit ndërkombëtar të poezisë që mbahet në vjeshtë në Shqipëri, ka në vijim poezi në shqip, ese, përkthime dygjuhëshe përballë origjinalit, kritikë letrare dhe prozë.

Ndërsa ilustrimet e këtij numri janë të Elisabeth Chabuel-it, nga cikli "Dhelpërushi", në përkthimin e Mira Meksit.


 

Komenti juaj

 

Hoxha-elektroaut që u këndon makinave

Njazi Hoxha është një elektroaut i veçantë. Ai ka një stil pune më se origjinal në rregullimin e makinave. U...

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët....

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj