Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Refuzohet gjykimi i vëllait të Nehat Kullës

Flamur Vezaj | 05/07/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kërkesa e Bashkim Kullës, për rekurs është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, që cilësoi procesin ndaj tij të rregullt



I dënuari nga Gjykata e Krimeve të Rënda, duhet të vuajë dënimin e dhënë ndaj tij me 20 vite burg

TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shuan shpresat e pafajësisë për të dënuarin me 20 vjet heqje lirie, për vrasjen e komisionerit të Partisë Republikane, Learton Vathi, në zgjedhjet e korrikut të 2005, Bashkim Kullës, vëllait të Nehat Kullës. Ky vendim, u mor pas depozitimit të rekursit nga ana e të pandehurit dhe avokates së tij mbrojtëse, të cilët kërkuan që Kolegji Penal i kësaj gjykate të shqyrtojë dosjen e dënimit të tij me 20 vjet burg dhe të evidentojë shkeljet e gjyqtarëve që e deklaruan fajtor për vrasjen e 3 korrikut 2005 në kryeqytet.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, rekursi i të dënuarit Bashkim Kulla nuk është pranuar, pasi nga shqyrtimi i kërkesës së rekursit, gjykata ka krijuar bindjen se ndaj të dënuarit Kulla është proceduar me një proces të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm kohor ku nuk janë evidentuar shkelje procedurale. "Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mori në dorëzim rekursin e të pandehurit Bashkim Kulla, vendosi mos pranimin e këtij rekursi, pasi procesi gjyqësor ndaj tij është kryer në respektim të ligjit dhe procedurës së parashikuar,-thuhet në vendimin me numër akti 1609, që i është dorëzuar Kullës.


Dënimet


Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në kryeqytet, që shqyrtoi provat materiale dhe pyeti rreth 15 dëshmitarë të akuzës e mbrojtjes vendosi më 5 korrik 2007 deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Kulla dhe dënimin e tij me 20 vjet burg për veprat penale të "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" dhe "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë e sportive".

Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, gjykata mori në pyetje përveç qytetarëve të ndryshëm që ishin të pranishëm në momentin e vrasjes në zonën 37 të qendrës së votimit nr.1759, në shkollën "Hasan Prishtina" në kryeqytet, edhe ish-deputetë, kandidatë për deputetë, funksionarë lokalë, komisionerë e vëzhgues të kësaj qendre votimi. Këta thuajse njëzëri drejtuan gishtin ndaj Kullës si autor i vrasjes së Learton Vathit. prokurori i çështjes në leximin e konkluzioneve përfundimtare kërkoi nga gjykata deklarimin fajtor të Bashkim Kullës për vrasjen e Vathit, duke kërkuar për të 22 vite burg. Vetë i pandehuri dhe avokatja e tij, gjatë procesit gjyqësor kanë aluduar se i dënuari Bashkim Kulla nuk ishte autori i kësaj vrasjeje. Po ky vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda u la në fuqi në janar të 2008 edhe pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.


Sipas vendimit të dënimit, Kulla është autori i vrasjes së vëzhguesit të PR-së, Learton Vathi, pas një debati mes tyre në zonën numër 37. Grindja ka ndodhur mes të pandehurit Kulla dhe Vathi për ndërhyrjen e këtij të fundit për të mos lejuar disa persona të votonin me certifikata të falsifikuara. Pas një debati me fjalë mes tyre, Bashkim Kulla ka nxjerrë një armë pistoletë, të cilën e kishte me vete, duke qëlluar mbi Vathin, që ka mbetur i plagosur dhe më pas ka dërruar jetë. Brenda pak orësh, policia ka mundur që të identifikojë autorin e vrasjes ndërsa Bashkim Kulla është prangosur më datën 12 tetor të vitit 2005, në shtëpinë e tij në periferi të kryeqytetit ku qëndronte i fshehur.

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj