|
|
Aleksandër Terpo rrëfen momentet e fundit të Klevis Zaimit, të cilin e dërgoi në spital pasi e gjeti në rrugë
TIRANË- Aleksandër Terpo, është njëri nga fqinjët e familjes së Azbi Gjonit, i cili ka rastisur dje pranë vendit të ngjarjes kur ndodhi tragjedia me tre të vdekur në familjen Gjoni. Terpo banon vetëm pak metra, larg shtëpisë së tragjedisë ndërsa në momentin kur Klevisi është gjendur i plagosur në rrugë ai ndodhej në dyqanin e tij që ndodhet jo shumë larg që aty, ndërsa tregon se është munduar të ndihmojë Klevisin 13- vjeçar duke e dërguar në spital për t'i shpëtuar jetën.
Ai pranon të rrefejë për "Shekullin", minutat e fundit të jetës së Klevisit, rrugës kur është dërguar nga ky i fundit për në spital. "Unë po qëndroja brenda në dyqan afër shtëpisë time, ndërsa dëgjova krisma arme dhe zëra që thërrisnin për ndihmë. Sapo dola jashtë pashë të rrëzuar në tokë Klevisin. Ishte i tëri i mbuluar me gjak. I prekëm krahun dhe ndjemë që pulsi ende i rrihte. Kuptuam që ai ishte ende gjallë". Më tej Aleksandri tregon se në atë moment bashkë me një të afërm, mori veturën e tij, për të dërguar në spital të plagosurin. "Rrugës pulsi i tij sa vinte dhe rrihte më pak. Kur ne sapo futëm makinën në urgjencën e spitalit djali ndërroi jetë. E kishte në duart e tij kushëriri im,- rrëfen Aleksandri, që s ka pak kohë që ka kapërcyer të 18 vitet. Sipas tij, djali i Petrit Zaimit, në vendin ku u rrëzua i kishte rrjedhur shumë gjak, çka i kishte shkurtuar atij shpresën për jetë.
Dëshmitari tregon se 13- vjeçari pas plumbit që kishte marrë, ka zbritur shkallët e ndërtesës katër katëshe dhe në fund ai është rrëzuar pa mundur të ecë, në rrugicën afër shtëpisë së gjyshërve të tij. Tre ishte numri i personave të cilët mbetën të vdekur të premten në mesditë, në banesën e Azbi Gjonit, kur dhëndri i tij, Petrit Zaimi, qëlloi mbi të. Gjatë të shtënave me pistolete mbeti e plagosur edhe gruaja e Azbiut, Nadirja, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mbeti i vdekur djali 13- vjeçar i Petritit, Klevis Zaimi. Petrit Zaimi rreth paraditen e së premtes është drejtuar në shtëpinë e vjehrrit të tij, ndoshta për të sqaruar konfliktin e tij që po i jepte fund familjes së tij. Një ditë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në familjet Gjoni dhe Zaimi, askush nga pjesëtarët e familjes ku ndodhi krimi i rëndë nuk është në gjendje të thotë qoftë dhe një fjalë të vetme për atë që ka ndodhur.
Dje janë përcjellë për në banesën e fundit të tre viktimat, ku Azbi Gjoni dhe nipi i tij do të prehen në Tiranë, ndërsa autori i kësaj tragjedie është përcjellë në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Skrapar. Viktimë e konfliktit që përfundoi me tre të vdekur, ishte dhe 13- vjeçari Klevis Zaimi, nipi i njërit prej viktimave, 70- vjeçarit Azbi Gjoni, duke i shtuar në këtë mënyra përmasat tragjike të ngjarjes. Sipas të gjitha dëshmive, djalë i çiftit Zaimi është goditur aksidentalisht nga një plumb i vetëm nga babai i tij Petrit Zaimi. Edhe në versionin zyrtar të policisë, lidhur me këtë ngjarje thuhet se pas hetimit të mekanizmit të ngjarjes është arritur në përfundimin se Petrit Zaimi e ka qëlluar aksidentalisht djalin e tij.
ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...
Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj