Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Votat e Kurbinit, nuk ndryshojnë mandatet e PD-PS

Shekulli | 05/07/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Kutia e fundit, e numëruar prej KQZ-së dhe që i përket Mamurrasit, ka nxjerrë fituese PS-në

TIRANË - Njoftimi i zëdhënësit të KQZ-së, Leonard Olli, sipas të cilit koalicioni i djathtë kishte siguruar tashmë 71 mandate, është bërë shkak për debate të ashpra gjatë mbledhjes së djeshme. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste pranë KQZ-së, Genci Gjoncaj, akuzoi kryetarin Ristani dhe zëdhënësin Olli, se kanë abuzuar me detyrën duke dalë me qëndrime për rezultate përfundimtare, ndërkohë që procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende.


"Deklaratat e KQZ-së po ngjajnë me deklaratat që bëhen nga selia e Partisë Demokratike. Momentalisht nuk mund të flasim për rezultate, pasi nuk kemi mbaruar së numëruari ende kutitë e fundit",- u shpreh ai. Nga ana tjetër, duke e justifikuar vartësin e tij me arsyetimin se nxjerrja e rezultateve paraprake bëhet në emër të transparencës, që është bërë vazhdimisht gjatë këtij procesi zgjedhor, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi se ajo që përbën risi në këtë fakt, është përkthimi i rezultateve në numër mandatesh për deputetë.

Ndërkohë, po dje, KQZ-ja ka mbyllur procesin e numërimit të gjashtë kutive të Kurbinit, të cilat shkaktuan jo pak debate mes subjekteve kryesore zgjedhore. Numërimi i kutisë së fundit, që i përkiste qytetit të Mamurrasit, ashtu si edhe i atyre 5 të parave, nuk ka ndikuar në ndryshimin e konfigurimit të mandateve në Qarkun e Lezhës, në favor të PD-së. Madje, koalicioni udhëhequr nga PD-ja, nëpërmjet kësaj kutie jo vetëm që nuk ka arritur të fitojë edhe një mandat tjetër, por nga numërimi i fletëve të votimit, ka dalë forcë e dytë, me 153 vota, kundrejt 174 votave të koalicionit "Bashkimi për Ndryshim". Në total, rezultati përfundimtar i gjashtë kutive ishte 1744 vota për PD-në dhe aleatët dhe 977 vota për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste.

Pjesë e mbledhjeve të djeshme të KQZ-së ka qenë edhe shqyrtimi i ankesave të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për një numër të konsiderueshëm KZAZ-sh në Qarkun e Tiranës dhe asaj të Partisë Republikane në Berat, e cila u tërhoq më pas nga përfaqësuesit e kësaj force, me arsyetimin se do ta rikthenin përsëri pas përmbylljes së rezultateve në këtë qark. Për sa u përket nëntë ankesave të LZHK-së, ku ndërmjet tyre përfshihej edhe kërkesa për një rinumërim total të kutive të KZAZ-së nr.59, KQZ-ja vendosi vetëm me kartonët e përfaqësuesve të djathtë që t'i merrte në shqyrtim, pas disa plotësimeve të nevojshme që duheshin bërë nga kjo forcë politike.

 

Komenti juaj

 

"Shqipëria në moshën e internetit" pajis me kompjutera hajdutët

ELBASAN/ Vetëm përgjatë këtij viti, pesë shkolla kanë përfunduar nën shënjestrën e vjedhësve ELBASAN - Pajisja e shkollave me kompjutera...

Emigranti, gjobë tregtarit, dy në kërkim

Gazmend Hamidi, 50 vjeç, i sapokthyer nga Gjermania, kërkoi 2 milionë lekë para nga shitësi i mallrave ushqimore Pas...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj