|
|
TIRANE - Pushime të paplanifikuara dhe jo luksoze. Madje ka edhe nga ta që i shohin agjencitë turistike vetëm nga vitrinat ose thjesht marrin mundimin dhe pyesin për çmimet dhe nuk duken më kurrë. Në një vëzhgim që bëri gazeta në agjencitë turistike më në emër të kryeqytetit, të gjithë menaxherët e turizmit pohojnë se, krahasuar me një vit më parë, kërkesat e shqiptarëve për të bërë pushime jashtë vendit, kanë ranë shumë. "Për fat të keq, kjo nuk lidhet me mungesën e dëshirës së shqiptarëve për të bërë pushime jashtë vendit, por lidhet drejtpërdrejt me krizën ekonomike. Pra, tani bëhen më pak pushime dhe ato janë të planifikuara në vendet më të lira",-shpjegon Anisa Lekgjonaj, menaxhere turizmi e njërës nga agjencitë turistike më të mëdha në vend. Të njëjtin mendim me të ndjejnë edhe kolegët e saj, të cilët ndeshen çdo ditë në pakësimin e klientëve që duan të pushojnë jashtë vendit.
Kërkesat
Vitrina që të ofrojnë pushime në çdo cep të botës. Hotele me 3 yje, 4 yje edhe me 5 yje dhe lloj-lloj shërbimesh në vende përrallore, ku përfshihet çdo gjë. Kjo është panorama që të ofrohet në agjencitë turistike më prestigjioze të vendit, por, me sa duket, këto po mbeten vetëm një ëndërr për shqiptarët, të cilët po varfërohen çdo ditë e më shumë. Këtë e vërtetojnë agjencitë turistike, të cilat ndonëse po ofrojnë lloj-lloj ofertash, përsëri klientët nuk po mundin t'i shijojnë dot. "Kriza ekonomike po ndikon shumë në uljen e kërkesave të klientëve për të marrë pushime jashtë vendit. Mund të them se këto kërkesa kanë rënë me rreth 20 për qind krahasuar me një vit më parë",- pohon menaxherja e turizmit, Anisa Lekgjonaj. Ndërkohë edhe kolegët e saj të agjencive që ofrojnë pushime turistike, pohojnë të njëjtin problem. "Në fakt, puna ka rënë shumë dhe kjo po e dëmton biznesin tonë. Njerëzit nuk po mundin të përballojnë shpenzimet e pushimeve, qoftë edhe njëjavore jashtë vendit",- pohon njëri nga pronarët e agjencive turistike.
Cilësia
Nëse vendosin të marrin pushimet për jashtë vendit, tashmë nuk do kërkojnë hotelet më luksoze si një vit më parë, por "kënaqen" edhe me variantet më ekonomike të mundshme. "Tashmë kërkesat janë më të larta për hotele me tre yje dhe jo si më parë që vendosej për pushime luksi në hotele me katër dhe me pesë yje. Pra, në një farë mënyre, mund të them se pushimet e shqiptarëve janë më të varfra se një vit më parë, pasi zgjedhjet e tyre janë pikërisht për vendet më të lira",- shpjegon agjentja e turizmit, Anisa Lekgjonaj. Ndërkohë, këto agjenci pohojnë gjithashtu se, pikërisht Turqia dhe Sharm El Sheik janë më të kërkuarat, pasi këto janë më të lirat dhe nuk nxjerrin probleme për vizat e pushuesve. Megjithatë, për pjesën më të madhe të popullsisë pushimet jashtë vendit mbeten një ëndërr që nuk po e prekin dot. "Ka plot persona që vijnë dhe pyesin për çmimet e pushimeve dhe nuk duken më kurrë në agjenci dhe kjo jo se nuk duan, por nuk kanë mundësi të pushojnë aty ku duan",- pohon Anisa Lekgjonaj.
Vendet e preferuara i shijojnë vetëm biznesmenët
Pushimet në vendet e preferuara dhe të shtrenjta duket që mund t'i shijojnë vetëm biznesmenët apo dikush tjetër, që gëzon statusin e politikanit apo të artit. Askush tjetër nuk ka mundur të prekë pushimet në Spanjë, ishujt e Greqisë apo diku tjetër, ku ëndrra për luks, qoftë edhe për 4 ditë, mbetet e parealizueshme. Sipas menaxherëve të turizmit, kërkesat për pushime të tilla janë shumë të pakta, madje numërohen me gishta. "Kuptohen arsyet. Së pari, janë shumë të shtrenjta dhe jo gjithkush mund t'i përballojë. Ose më saktë, pakkush i përballon. Pos kësaj, për pushimet në këto vende, si në Paris, Greqi, Spanjë apo në vendet perëndimore, është vështirë të sigurohet vizë",- pohon menaxherja e turizmit, Anisa Lekgjonaj. Kështu pjesa më e madhe e popullsisë vazhdon të jetë larg ëndrrës për të siguruar pushime aty ku i dëshirojnë.
Fenomeni, pushime të paplanifikuara
Nëse më parë njerëzit i planifikonin pushimet, të paktën 2 muaj më parë, tashmë ndodh ndryshe: ata trokasin vetëm një ditë apo dy ditë më parë në dyert e agjencive turistike për të planifikuar pushimet. "Këtë vit është e habitshme, se njerëzit vijnë pothuajse në momentin e fundit dhe vendosin për pushimet. Më parë nuk vihej re shumë ky fenomen. Pra, mund të themi se tashmë po ndeshemi edhe me pushues që nuk i planifikojnë më parë pushimet",- pohon Anisa Lekgjonaj, menaxhere në një nga agjencitë më të mëdha të vendit.
Çdo ambient natyror të detyron disa rregulla, të cilët është e mira t'i respektosh për të jetuar sa më qetësisht...
Të udhëtosh me një makinë me çati të zbuluar, në një ditë të bukur me diell në pranverë dhe verë,...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
artikull shume i dobet
Domosdo shqiptaret do kalojne pushimet ne vendin e tyre, pak vende te bukura ka shqiperia ,pastaj pse tja japin paret grekut ,turkut,arabit
te investojme sa me shume per turizmin ne shqiperi
Edhe mua me duket shume i dobet artikulli!. Nuk shoh ndonje lidhje midis "varferise se shqiptareve" dhe renies se kerkese per te bere pushime jashte. Pjesa e varfer nuk ka qene kurre kliente e agjensive per te bere pushime jashte
Moc moleeee
ke te drejte, duhet te promovojme turizmin shqiptar, brigjet tona te mos ia shesim italianit per te ngritur centrale eolike...
pastaj boll me keto mani duke kopjur perendimin, jemi bere si nje fotokopje e zhubravitur...
me mire ne tende te shtate liqenet e lures se ne nje hotel me 5 yje ne sharm el sheik
po ne pergjithesi, ehe si kulture nuk na perket shume berja e pushimeve jashte shtetit, base ndiko shume ana ekonomike, por jemi te bere me teper si karakter te rrime ne vendet tona per pushime.
kot esht te shkruesh komentet rall shkruen zhdo kush do pushimet ti boj ne shqiperi po kushtet jan teper te dobta infra struktura esht 0 ujrat te zeza jan krejt ne det ujti i hotelevi esht nga puset ne thellesi prej 3 metra te barabarta me jamat septike ku mund te miret ndonji epidemi ministria nuk shef breg detin po shef interesat e veta .breg deti esht pasuria me e madhe pasuri per shqiperin
PO shume te bukra jane vendete e botes qe te beshe pushimete e verese po mose te harojme se edhe vendi yne eshte shume i bukure me shume pasuri djedhore po ka ardhure koha qe te regudhojme vendin dhe plazhete tona ti japime nje jete te madhe bregtetite dhe mose te majtathe dhe djathtase ???
Pushimet jashte shtetit tani ne vere ...
Ne kemi vende te mahnitshme dhe akoma nuk i kemi pare ne vendin tone.
Nga muaji Tetor po do te preferoja per udhetime ne grup ne France Budapest apo tjeter.
Edhe ekonomia luan rolin e saj negativ
pajtohem me mendimin e macuklanit..pse duhet te shkojm diku tjeter kur mund te zhvillojm vendin tone?shikoni pak greket italianet apo spanjollet shum te paket jan ata qe shkojn jasht.me mir vendit tone sesa turqve dhe arabve te egjiptit...
pershendetje te gjithvej,nuk kundeshtoj as ndonjerin nga ju .por vetem nje gje te dini qe vetem problemi ivizave eshte per shqiptaret, se po te ket te drejt shqiptari te levizi lirisht secili nga ju do te beni krahasimin e qmimeve te plazhit te DR_LE _VL_SR me vendet si antalya,spania, greqia qe keto vendet e europes kan plazhe te cilsis se lart dhe me kosto me te ulet se plazhet e ndotura te shqipris e them me bindje te plot se keto plazhe i kam frekontuar vet,sepse fati me ka ndimuar te leviz pa problem.respekte te gjethve
pershendetje te gjithvej,nuk kundeshtoj as ndonjerin nga ju .por vetem nje gje te dini qe vetem problemi ivizave eshte per shqiptaret, se po te ket te drejt shqiptari te levizi lirisht secili nga ju do te beni krahasimin e qmimeve te plazhit te DR_LE _VL_SR me vendet si antalya,spania, greqia qe keto vendet e europes kan plazhe te cilsis se lart dhe me kosto me te ulet se plazhet e ndotura te shqipris e them me bindje te plot se keto plazhe i kam frekontuar vet,sepse fati me ka ndimuar te leviz pa problem.respekte te gjethve
IK O DOSTI MESO SHQIP NJEHERE PASTAJ EJA E FOL DANGALL MESO SI SHKRUHET LL-JA APO DH-JA
Turizmi ka renie ne te gjithe boten. Kjo eshte e lidhur me krizen ekonomike qe ka perfshire te gjithe globin. Eshte e natyrshme qe ata qe kane me shume do te vazhdojne te shkojne me pushime, te tjeret do te shtengojne doren derisa gjendja te ndryshoje. Kushdo qe shkruan nje artikull te tille e keshilloj te kerkoje pak ne internet se cfare po nhodh me turizmin ne bote. Nje shembull eshte Meksika qe ka humbje te medha sepse eshte e lidhur edhe me gripin e derrave.
eshte per tu habitur, shqiptaret nuk kan pare vendin e tyre e duan te ikin me pushime jashte. ah cmrekulli do te ishte shqiperia po te ishte ne dore te njerezve me mend e jo te hajduteve. gjithe ato mrekullira si lura, bregdeti, sazani, qytetet antike, do te ishin me mire se vegas e monte carlo e cdo vend tjeter.
Jam plotesisht dakort me Afrimin me lart.
Problemi me ne shqiptaret jane vizat se po te ishim te lire nuk ma merr mendja se do te shikoj ndonje turist ne ujrat e pista te bregdetit tone sidomos atij ne Durres.
Ne vendet evropiane cmimet jane me te lire se ne Shqiperi ke sherbim absolut dhe pasterti shume here me te madhe se ne Shqiperi..
Për njeriun nuk është kënaqësi vetëm luksi, por sjellja e njerëzve në atë vend. Sa i përket Shqipërisë ende është ajo larg demokracisë. Ajo ende është në listën e shteteve me diktaturë të plotë sipas të huajve.
Ajo që Shqipëria duhet të mësoj është që të bëjë vizitorin të ndihet i lirë sikur në vendin e tij. Të huajtë kanë frikë që ta vizitojnë Shqipërinë. Nuk kërkojnë ata luks. Nëse ka nevojë e marrin ushqimin me vete dhe flejnë në shatorre. Por kur demokracia mungon, lloji tjetër i "musafirit" vie atje.
bashkohem me disa prej mendimet e dhena me pare. Artikulli eshte i dobet, dhe nuk shfaq ndonje te dhene me interes shume te larte. Thjesht mundohet te paraqese ndoshta dicka qe po ndodh me nje klase shume te vogel te shoqerise shqipetare. Sa per pushime verore mire do ishte te investohej ne vend,ky do te ishte ndoshta kontributi me i vogel qe ata persona (qe edhe mund te jene pasuruar ne vend) ti kthenin vendit. Bizneset e vogla kane nevoje, dhe te pakten turizmi veror duhet te inkurajohet dhe mbeshtetet nga te gjithe.Mire kushtet per turizem dimeror qe nuk jane krijuar por per ate veror te pakten. Shqiperia eshte perle.
Me sa duket, Anisa deshironte te shkruante, dicka negative per vendin e saj, dhe e " beri ". Urime Anisa, dhe te uroj qe te vish ne Boston, ku une jetoj, per te kuptuar sa te bukura, jane pushimet ne shqiperi.
Preshendetje gjithve
jam nje vajze me origjin nga Kosova por e ritur ne Austri pasi lexova komentet e juaja dhe artikullin e gazetes nuk u durova pa ju then nje gje te gjith atyre qe me lexoni
ka fare pak vende te botes qe nuk kam qen per evrop lirisht them qe kam vizituar cdo cep te saj por edhe shume vende te botes por nje dua te ju them qe askund ma bukur dhe ma mire nuk jam ndjer se ne shqiperi vitin e kaluar jo vetem une por dhe shoqeria ime Austriake qe ishin me mua ne Shqiperi betohem sikur te kam gjitha vendet e botes pa pik leku ma me pushimet ne Shqiperi nuk i ndroj ket ver do ik ne Jale dhe dhermi edhe ma me shume shok dhe shoqe Austriak dua akoma ma shume te krenohem me Shqiperin ton te mrekullueshme ju qe me lexoni mos mashtroni veten me kerkuar pushime ne ndoj vend tjeter se gaboheni
O NJERZ TE PRAPAMBETUR QKA JU DUHEN VENDET TJERA KUR KA SHIPNIJA SA TE DUSHE.APO JU KA MARR MALLI ME IKE TE GREKU SE KA KOHE QE NUK E KENI PARE
- Kishte me qen mire që në situata të veshtira shqiptaret të rrin në Shqipëri dhe aty ti shpenzojn të hollat e tyre për pushime + turistat nga jashtë vendi= BNP rritet dhe vendi avancon në rritjen ekonomike.
per qfar plazhesh flisni ju te nderuar? per plazhet e shqiperise qe nuk kane as drita e as uje?po jeni ne metro ju ore njerez,sa te habitshem qe jeni,po ne skemi shtet ne rralle te pare ore popull injorant po prape sali malokut ja dhate voten ju?po ishalla ju a ban gropen ore kush e votoi ate legen. po rrini ne ato mocalet e shqiperise se mire ju behet ore te pashkolle po dokeni edhe viza ju nuki ju vjen turp. hahaha na e kaloi edhe serbia qe ben vrasje tash 30 vjet turp tju vi te gjithve popull i korruptuar e pamoral.