|
|
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar sot pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
Takimi është zhvilluar në institucionin qendror të zgjedhjeve, vetëm një orë para se ky institucion të marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Socialiste për 9 kutitë e KZAZ 20 në Fier. Kuti, ku kjo parti pretendon edhe mandatin e 9 të saj, pa të cilin ka njoftuar se nuk do të njohë zgjedhjet.
Withers është pritur në hyrje nga zëdhënësi i KQZ, Leondard Olli e më pas ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Ristanin, pa praninë e mediave.
Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta e në fund të tij, askush nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për mediat.
Burime të brendshme, bëjnë me dije se Withers ka treguar interes për animimet e ardhura në adresë të KQZ-së si dhe me administrimin e zgjedhjeve, ecurinë e procesit para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
TIRANË- Një ditë pas vendimeve të marra në KRRTRSH, për parkun energjetik në Durrës ka reaguar lideri socialist Edi Rama,...
TIRANË - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i bëri thirrje forcave politike të mos shtyjnë rezultatin përfundimtar...
Lajmet 15 korrik - Ora 13 -
data/15-07-2009
Lajmet 15 korrik - Ora 12 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 korrik - Ora 10 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Qw ka shkuar nw KQZ z. Withers, Ambasadori SH.B.A.sw, dashamirws i shqipwrisw dhe shqiptarwve kuptohet, po a e ka kuptuar z.Ristani, a mw mirw padronwt e z.Ristani.
Po qw ka sy pwr qabe thonw tiransit.
dhe u bwftw e mira.Katwrshia partiake e djathtw, ti vwri gishtin kokws. NUk luhet me popullin.
Pavarsisht se se dimw pwrmbajtjen e bisedimit, shpresojmw pwr mirw.
Frazada