|
|
ERSEKË- Një nga tre të mbijetuarit, pas shembjes e tavanit të magazinës të grumbullimit të grurit në qytetin e Ersekës ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas burimeve nga spitali i Korçës, mësohet se Elton dhe Altin Shkoza përkatësisht 11 dhe 22-vjeç pas ndërhyrjeve të mjekëve kanë kaluar situatën emergjente dhe kanë dalë nga dhomat e reanimacionit, e rënduar paraqitet gjendja për 8-vjeçaren Klodiana Shkoza. Ajo, sipas mjekëve ka marrë disa goditje ne kokë si dhe ka pasur edhe disa fraktura në trup.
Eltoni dhe Altini pjesëtarë të së njëjtës familje tregojnë të traumatizuar se si ka ndodhur ngjarja. "Teksa ishim në pjesën e brendshme të godinës dhe po largonim disa tulla, me anën e një kazme po mundoheshim që të nxirrnim nga disa pjesë çimentoje hekurin kur krejt pa pritur, çatia u shemb. Ne ishim në pjesën dalëse të godinës dhe fatmirësisht mundëm që të shpëtonim nga vdekja me disa dëmtime trupore, pasi çatia nuk na zuri plotësisht"- thonë ata.
Poshtë saj, si tregojnë ata kishin mbetur dy prej 5 vetëve që ishin gjithsej, Fatoni dhe Shpëtimi.
Ata tregojnë se në ndihmë i erdhën disa banorë, të cilët më pas i nisën me ambulancë në spital.
Të mbijetuarit rrëfejnë se nuk e kishin herën e parë që rrëmonin për hekur, por kësaj radhe ndoshta nuk u treguan të kujdesshëm.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur në rrëmim e sipër për hekurishte, çatia e godinës së amortizuar u shemb dhe u mori jetën dy personave.
Shembet tarraca, 2 të vdekur, 3 të plagosur
ERSEKË- Kanë qenë duke mbledhur hekur për ta shitur për skrap, kur tarraca e ndërtesës i ka zënë poshtë dhe ka lënë të vdekur dy prej tyre dhe plagosur tre të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot pasdite në magazinat e ish Ndërmarrjes së Grumbullimit, në qytetin e Ersekës, në afërsi të fshatit Psar, në momentin që pesë të rinjtë, të moshës 10-21-vjeç po mblidhnin mbeturina hekuri për t'i shitur.
Sipas burimeve të policisë, nga shembja e tarracës gjeti vdekjen 21 vjeçari Fatjon Shkoza dhe 12-vjeçari Sh. Shkoza.
Ndërkohë që të plagosur mbetën Altin Shkoza, 23-vjeç; E. Shkoza, 12-vjeç dhe
K. Shkoza, 7-8 vjeç.
Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga rrënojat dhe vetëm tre prej tyre kanë shpëtuar gjallë. Ata janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Ersekës dhe më pas për kujdes më të specializuar në Spitalin Rajonal të Korçës. Sipas mjekëve, mësohet se ata janë jashtë rrezikuar për jetën.
Policia pasi ka bërë hetimet në vendin e ngjarjes ka konstatuar se tarraca është shembur si pasojë e punimeve të kryera në ndërtesë, të cilat kanë dëmtuar konstruktin mbajtës të saj.
Vetëm pak kohë më parë, një tjetër fëmijë në Shkodër gjeti vdekjen, pasi u zu poshtë nga një kamion mbeturinash, teksa ishte duke kontrolluar në plehra. Punë, që e bënte për të nxjerrë bukën e gojës.
PRISHTINË - Forcat e policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, kanë bllokuar të gjitha kalimet përreth ndërtesave të Qeverisë dhe...
Një ditë pas njoftimit se Shqipëria është lënë jashtë zonës Schengen për sa i përket lëvizjes pa viza, një lajm...
Lajmet 16 korrik - Ora 16 -
data/16-07-2009
Lajmet 16 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 16 korrik - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ngushullimet e mia ,ngushullimet e familjeve dhe te aferve tuaj ,ngushullime kolonjes mbare . Me keqardhje lexova ne gazete lajmin e fundit ,ku nuk mund te besoja kurre syve . Cfare eshte kjo katastrofe nga jugu ne veri , kush e mallkoi shqiperine . Kush te veshi me te zeza ,mallkimin paste nder breza . Moj e bukura Erseke ,le fshatin dole kurbet . Po cu gjeti mo te shkreti ,hani pini ne vend te vete . Ah moj shqiperi cte gjeti ,vaj vatani mjer mileti . a e mori vesh GERDECI???? Ja se cfare plere
ngeci . A ilir o ilir kotka jote me shellire do grire mire per pasterma nji nga te tute perse nuk ra? Te marrofte perendia . Te rroni vete dhe gjithe ckini ,kurajo dhe durim ,ti je vendi im . Keshtu e ka jeta ,me palo Mistreca;
Ngushellime familjeve.
Megjithese kjo fjale nuk ka me kuptimin e ndjenjes ,por ate te ritit zakonor.
He ju analiste,politologe e editorialiste c'fare do thoni kur ju them kush e ka rradhen neser te iki nga kjo bote?Merruni me arritjet e 'deemokracise'.Pra jeta tashme eshte mall pasi kur vete per buken e gojes shet krahun pra jeten.C'fare pritet me qe shoqeria njerezore te ndryshoje drejtim.U mblodhen te medhenjte e botes(bene shou)e varferia e uria kembekryq.Jo ska per te ndryshuar asgje pasi eshte sistemi ekonomiko shoqeror qe eshte kangrena e jetes se njerezve.Ne Shqiperi akoma merren me zgjedhjet ,mire e kane putanat politike se ashtu sigurojne privilegjet si politike dhe ekonomike.
Radha neser dhe se harrova per blendon e Fevzive pse nuk na e ftoni ne gazeten tuaj te na beje ca leksione,se me sa degjuam u kthue nga irani me energji berthamore.harrova atyre nuk u lejohet(Iranit)se u duhet krye xhandareve te tjere.
dhimbje e madhe, ngushellime familjeve.
te vjen me gjithmend keq kur degjon tragjedi te ketij lloji. sikur jetojme ne Kenia. Njerez qe mbijetojne duke shkaterruar, jo per faj te tyre, por te varferise qe i ka plakosur.
Ngushellimet e mija familjes Shkoza.
Edhe ketu me fatkeqesin e tjetrit Besa Injorantja pa fe kulturet dhe edukatet e ka mendjen te politika/Shko moj Shhhhhhhhhhhh/po ku e ke edukaten Ti .Vdes dikush dhe ti vjell vrere i ka fajet shteti .Ngushllime familjareve per humbjen e njerezeve te tyre te dashure/shpirti ityre pushofte ne paqe .
Ngjarje shume e rende qe ndidh nga varferia.Ngushellimet e mia per familjen Shkoza.Varferia eshte ulur kembekryq ne shqiperi dhe nuk ka per te ikur sa te jete gjalle (jo vetem ne pushtet)Sali Serbi.Kjo ngjarje po te kishte ndollur para votimeve dhe viktimat te ishin te PD me siguri ne familje dote kishin vajtur berisha e topalli dhe per vrasjen dote kishin akuzuar edi ramen.Jane pasuruar vete me shume se sheiket e sulltanet dhe per popullin nuk pyesin fare.Miljona dollar u harxhuan ne fushate per te mashtruar popullin e thjeshte vetem per te mbajtur pushtetin .Ku jane veprat qe nisen ato dite dhe hune derri na inaguronte le ti verifikoje Blendi Fe-ziu po punohet apo jo PLEHRA.
Ne rralle te pare ngushllime familjes, i paste lene jeten te tjereve mrapa. Se di cte them kur nje popull lufton, per PS-PD dhe femije vdesin per buken e gojes. Vdekshin ata qe ulen ne karrike ne parlamend dhe jo njerezit e pafajshem. Por zoti, vetem me te miret mer ne gjirin e tij...
ngshdhime familjes.
ky eshte vetem fillimi i fundit te madh shoke vete poppulli zgjodhi kete
ngushellime familjes rrofte demokracia
More dhe ne te kaluaren sic me tregojne kishim varferi,por me thone se jeta jetohej e gezohej .Tani si ka mundesi qe 'demokracia'ka krijuar premisat per jete te mire,jetet e njerezve ikin pa te keq sikur te ishin 'mica'thuhet.Si ato me dashje dhe ato pa dashje.Po pyes pse dhe te shtypur e ne varferi nuk vetvriteshim e vriteshim ,ndersa tani qe jemi te lire e te lutur pse po hame perdite kokat?
OSE SHOQERIA SHQIPTARE ESHTE CMENDUR;OSE KAPITALIZMI KESHTU KA QENE DHE VAZHDON TE JETE DHE NEVE NA KANE MASHTRUAR(me sa na thone keshtu etiketohej ate kohe kjo shoqeri).Atehere ç'fare deshem qe e shembem dhe tani hedhim lote(me thane krokodili)a ku di une si ta etiketoj.Mos valle per shumicen e popullit askujt si behet vone ,boll qe nje pakice eshte e garantuar dhe e mbrojtur,kjo po mund te jete po nuk me duket e drejte.POLITOLOGET;ANALISTET DHE EDITORIALISTET DHE TI THONE GJERAT SIC DUHET.
Ne rradh te pare ngushellime familjes...Dhe si nje banor i ketij qyteti duke i njohur shum mire viktimat me ben akoma me shum te ndjeshem.....
Shpetim shkoza ose me i vogli nga 2 viktimat ishte cun i vetem dhe per arsye shendetsore ata nuk mund te kishin femije te tjere......Ngushellime me te sinqerta per familjen...Por eshte per te ardhur keq se ne cfar shteti jetojm Ku politika po cahet ne parlament per MANDATE HAJDUTESH dhe populli po vdes Per nje cop Buk ......Eshte vertet per te ardhur keq
Ngushellime familjareve mos pacin me keq.Keq pa te keq te femijve te tyre pacin ata qe kane zene karriket dhe qe marrin njezet fishin e pages tone.
ngushellimet e mia per familjen se cfarehkoza vdesin te pafajshem per te nxjere buken e gojes o zot i madh ndihmoi njerzit e thjeshte dhe mos i ler tju iki jeta te rinjve duke nxjere nje leke me lloj lloj menyrash se shteti nuk ka nderment te hapi pune po e ka mendjen se mos humbasin kariket e tyre pa per jete njerzish as qe pyesin ata nuk duan tja dine se cfare ndodh jashte mureve te zyrave te tyre jam kurioze ta di a i lexojne keto shkrime keta qeveritaret tane ku u mbyt nje ne pus u vrane me thika me pistoleta u var me litar i zuri catia a mor populli mjere paske lindur vetem per fatkeqesira po kjo fakeqesi uroj nje dite tju bjere ne koke ketyre qe zihen per karike
ngushellime familjes rome.
ngushëllime familjeve të cilet pësuen në ket traagjedi, ecila duhet të mirte mase para se të ndodhte kjo e pa pritur.