|
|
Çdo njeri krijon, por artisti, shkrimtari, poeti, shkencëtari, nuk mund të krijojë nëse mungon ndjenja, energjia, të cilat përbëjnë atë që quhet frymëzim.
Nëse frymëzimi shihet si baticë e zbaticë tërhequr nga një forcë mistike, atëherë në nivel kryeveprash mund të ngrihen ato krijime që lindin kur autori rrethohet, ndikohet a pushtohet nga një dallgë ndjenjash a frymë e brendshme.
Pa këtë frymëzim, krijuesi - pavarësisht se cilës fushe i përket - e sheh veten në udhëkryq; shkrimtari pyet, të shkruajë për hir të profesionit apo të presë kohën e duhur a frymëzimin?
Në raste të tilla, ai/ajo ndodhet në të njëjtën pozitë me atë të njeriut të etur dhe uritur, kur përpara i vihet ushqimi dhe uji. Teorikisht, nëse shkalla e urisë është përsosmërisht e barabartë me shkallën e etjes, njeriu mund të vdesë ndërsa përpiqet të vendosë se çfarë duhet të bëjë më parë; të hajë apo të pijë?
Kjo përbën prej shekujsh një prej paradokseve që, shkencëtarët e mendimit, edhe sot përpiqen të zgjidhin.
Edhe shkrimtari provon dilema të ngjashme. Historia ka plot raste kur njerëzit kujtohen për një krijim të vetëm, si Homeri i botës antike, apo At Pllumi mes shqiptarëve të kohës sonë.
Shkrimtarë, si Antonio Porchia, i njohur vetëm me një libër, "Voce" prej jo më shumë se 100 faqesh, "vdesin" duke humbur mes reve të bardha të ndjenjës, mendimit, frymëzimit, e në dilemë. Të rrosh për me tregue apo tregosh për me jetue, kjo është çështja, do të thoshte At Zef Pllumi me stil shekspirian. Njerëz të tillë presin lirinë, frymëzimin, krijojnë dhe shuhen.
Po ashtu, ka krijues që njihen për vepra të shumta, si Shekspiri në letërsinë angleze, apo Kadare në letrat shqipe sot. Edhe ata "jetojnë" mes reve të ndjenjës, mendimit, frymëzimit, por vendosin se ç'duhet të bëjnë, jetojnë.
Për Shekspirin thonë se nuk është autor i shumë prej dramave, por ai la mbi to emrin e vet. Në kohën kur Shekspiri jetoi, njerëzit edhe mund të kenë debatuar rreth kësaj çështjeje, por koha është si gjykatësi, që vendimin e shpall vetëm pasi njerëzit të kenë zbrazur sallën; Shekspiri, autor i padiskutueshëm, dihet se është vendimi.
Për Kadarenë, shqiptarët bashkohen në mendim për nivelin e lartë artistik të veprave të tij. Vlerësim të tillë do ta ëndërronte çdo shkrimtar, sikur të mos endej mjegulla e diktaturës nën të cilën krijoi.
Debati që i bën shqiptarët të ndahen, është se kush përfitoi më shumë prej artit të Kadaresë; i shtypuri, tirani, apo vetë shkrimtari. Ideja është se të tre përfituan, si në një kaleidoskop, që duke e rrotulluar, secili mund të shohë anën që do; të vuajturit dritën, tiranët vetëshkëlqimin dhe autori udhën për të jetuar.
Megjithatë, çështja, si në shumë raste, shndërrohet në "nyje gordiane", ku "shpata" rekomandohet si zgjidhja më e mirë; nga arti i Kadaresë është kultura që përfitoi. Kjo të thuhet të paktën tani për tani, sepse koha është gjykatësi, dhe kur vendimi të jepet, asnjë prej të sotmëve nuk do të jetë më.
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm...
Temperaturë të lartë, këputje trupore dhe diarre: këto janë disa...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Vepra e Kadarese eshte e shkelqyer dhe nese kadare nuk do te kish jetuar ne ate kohe nuk do te ishte kadareja qe njohim sot. Kete shpjegim e jep vete Kadare, i cili thote se veprat e medha lindin ne diktatura te medha. ishte ai sistem qe e nxiste Kadarene te shkruante me ate gjuhe e stil qe shkroi, ndaj dhe shkelqeu. Ishte ai popull qe e kuptonte kadarene se c'donte te thoshte ndaj dhe e lexonte. Ishte ai diktator qe e pelqente stilin e Kadarese dhe jo se nuk e kuptonte, qe e la Kadarene te shkelqente dhe shkelqeu. I lumte se e meriton.
Kadare do te imitoje NAIM FRASHERIN qe jetoi e vdiq larg atdheut,nderkohe u keshillonte bashkekombasve te vet:PUNE,PUNE NATE E DITE SA TE SHOHIM PAKEZ DRITE!!EDHE PARA VITEVE 90-te,NE THUMBONIM ME HUMOR :MIRE,MIRE,PO NAIMI NUK E KA PROVUAR TURNIN E TRETE!!!!KESHTU EDHE KADAREJA:NA JEP KESHILLA NGA MAJA E EIFEL-it ,DUKE PIRE KAFE APO CAJ dhe ne ne Shqiperi merremi me banden e SALI GERDECIT!!!LE TE VIJE E TE BEJE ZOTERIA KADARE NJE POEME PER 26 te VRARET E QINDRA TE PLAGOSURIT E GERDECIT,APO KA FRIKE SE I DUHET TE PRANOJE SE AI QE I GJAKOSI ISHTE SHTETI MAFIOZ I BERISHES!!!MIRE SE NE KOHEN E ENVERIT NA U JUSTIFIKUA SE DIKTATORI TA PRISTE KOKEN,PO TANI KE KA FRIKE KY POET I OBORREVE MBRETERORE???AI JETON VETEM PER VETE E ASPAK PER POPULLIN!!NE NA KA NGELUR DOPIOGJASHTA NE DORE E NA DUHET TA KEMI NJE LETRAR PER TA SHETITUR NEPER BOTE DHE THOTE :PSE NUK ME DUAN SHQIPTARET QE NUK ME PROPOZOJNE PER CMIMIN NOBEL!!!VETEM PER TE MJELE E DO SHQIPERINE KY POETUC I ENVERIT DHE TANI KA FRIKE TE THOTE TE VERTETEN PER BANDITIN SALI BERISHA!!!SOT DUHET TRIMERIA,ZOTI KADARE E JO PAS 50 VJETESH,SE ATEHERE E BEJNE TE TJERET,NDERSA TI E UNE DO KEMI VDEKUR!!!
Shkrime per Kadarene behen dhe do te behen perhere,ku do te kete vlersime objektive dhe me vlere nga specialistat e linjes se kultures,letersise dhe gjuhes.Nuk perjashtohen dhe liliputet,qe keta i duhen me shume Hollivudit dhe jo Shqiperise.Hollivudit per te realizuar skenat e filmave me thes qe bene cdo vit.Ndersa Shqiperise i duhen shume Kadare,shume vendjendritur,per ta mbyllur njehere e pergjithmone ciklin e pushtimeve shekullore.Sa here qe na shfaqet " Keshtjellari i Shqipes",Ismail Kadare, vete ai,por dhe shkrime per te,qe per mendimin tim jane pak,per te mos thene aspak,aq here levrine dhe krimbat,qe dine te ecin vetem zvare,qe dine vetem te shfaqen,se persa i perket jetegjatesise jane jeteshkurter.Kadare eshte Kadare si dje edhe sot.Kadare eshte shqiptari i rralle ne te gjitha epokat.Ai nuk ka te krahasur me kerkend.Prandaj u them bashkeatdhetareve,sidomos mosspecialisteve,qytetereve te thjeshte Shqiptar,qe ndjellin vrrer ne mjetet elektronike, qe moskopjoni greket qe edhe pse sot mburren me njerezit e shquar te antikitetit,vete ata i lincuan si Sokratin,Ksenofonin,Empedokli,Teonjisin,Safon,Miltiadhin,Eskilin,Aristidhin,Pausanian,Themistokliun e te tjere me te mepasem.Kjo eshte anarkia qe si fjale dhe veprim ka lindur ne krah te fjales "Demokraci" Le te perqafojme te dyten dhe jo te paren e t'mos jemi me shume kritizer, se forca me e madhe qe bashkon eshte dashuria e ajo qe te ndan eshte urrejtja.