|
|
Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për pacientët që vuajnë nga disa lloje kanceri. Ilaçi i ri, quhet Olaparib dhe sipas shkencëtarëve arrin të bllokojë rritjen e qelizave kanceroze që shkaktohen nga një ndryshim i pazakontë gjenetik.
Irina Slutsky është trajtuar disa herë nga kanceri i vezoreve, pa sukses.
Por shpresa i është kthyer pas marrjes së ilaçit Olaparib.
"Më parë nuk bëjë dot asgjë për veten, mezi ngrihesha nga krevati, tani kam filluar punën normalisht dhe merrem me gjithë detyrat e tjera si nënë".
U deshën disa muaj që tumori të zvogëlohej dhe dhimbja t'i ikte.
Irina nuk është vetmja që ka shspresë.
Njerëzit që kanë ndryshimin gjenetik të njohur si BRCA, që mund të jenë 1 në 1 mijë, kanë rrezik më të madh të preken nga kanceri i gjirit, i vezoreve, pankreasit dhe prostatës.
60 burra e gra iu npënshtruan provës së parë me ilaçin e ri olaparib.
Vetëm 22 prej tyre kishin ndryshimin gjenetik BRCA.
Të gjithë pacientët morën fillimisht një dozë të vogël të ilaçit djhe pas tre javësh ajo u shtua në 600 miligramë.
Mjekët thonë se tumori u zvogëlua në 40 përqind të rasteve të pacientëve me genin BRCA që kishin edhe formën më agresive të kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatit.
Ilaçi Olaparib vepron ndryshe nga ilaçet e deritanishëm. Ndërsa qelizat rriten e shumohen,
shpesh ato dëmtohen. Një enzimë e quajtur PARP, vepron për riparimin e tyre.
Ilaçi Olaparib godet pikërisht enzimën PARP në qelizat kanceroze që shkaktohen nga geni BRCA.
Mjeku Erik Winer, i Institutit të Kancerit Dana Farber, thotë se ilaçi i ri përbën lajm të mirë veçanërisht për gratë.
"Rezultatet pozitive u panë tek gratë që kishin formën më të rëndë të kancerit."
Mjekët thonë se është ende tepër herët të thuhet në se Olaparibi do të jetë një ilaç magjik. Do të duhen prova rtë tjera para se të konfirmohet efektshmëria e ilaçit.
Studimi u krye nga mjekët në Britani dhe u mbështet me financime nga firma farmaceutike AstraZeneca. /VOA/
Për pushimet je duke planifikuar edhe një udhëtim me makinë? Ja disa këshilla për t'u marrë në konsideratë para se...
Rezultatet e një prove të pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja premtuese për...
Lajmet 10 korrik - Ora 16 -
data/10-07-2009
Lajmet 10 korrik - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 10 korrik - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Kanceri i pankreasit dhe kanceri i prostatit kane faktore tjere gonogjen dhe jo gonogjenin BRSA1dhe BRSA2qe jane shkaktare te kancerit te gjirit dhe kancerit mastale,pra gabim i shkruar ne artikull,dhe e dyta lenda kimike Olaparib nuk ka qellim te godase ensime [proteinen]PARP por ka per qellim forcimin e saje se kjo proteine eshte pergjegjse per rrregullimin e difekteve ne ndertimin DNA,ne qofte se olaparibi do dodiste ensimen PARP atehere ky ilac nuk do luftonte semundjet kanceroze por do bente te kunderten,do ta ndihmonte zhvillimin e tije.kam shkruar nje koment me sqarimete hollesishme shkencore per kete ilac ne kete faqe por moderatoret nuk e kane nxjerrur,nuk e kuptoje perse behen pengese ne informimin e njerezve,keto jane informacione shkencore dhejo pikpamje politike.